Presidenti Donald Trump u ka thënë liderëve në ‘Forumin Global Ekonomik’ në Davos se gjithmonë do të vendosë SHBA-në të parën kur bëhet fjalë për tregtinë, por “kjo nuk do të thotë Amerika vetëm”.
“ShBA është e hapur për biznes,” u tha ai udhëheqësve botërorë gjatë fjalës së tij në Davos.
Por ai vazhdoi të sulmonte praktikat tregtare “grabitqare”, duke paralajmëruar partnerët e SHBA-së se nuk do të tolerojë tregtinë e padrejtë.
Fjala e tij u përqendrua tek Amerika e parë, duke synuar mbrojtjen e prodhuesve vendas nga konkurrenca e huaj.
Por sipas BBC, kjo politikë duket se bie në kundërshtim me qëllimin e konferencës së Davosit për nxitjen e globalizimit dhe bashkëpunimit.
Trump përgëzoi arritjet ekonomike të vitit të tij të parë në detyrë, përfshirë edhe uljen e taksës mbi korporatat dhe uljen e shkallës së papunësisë, dhe tha se SHBA ishte më tërheqëse se kurrë për investimet e huaja.
Trump i shtriu një dorë miqësie të gjithë udhëheqësve të mbledhur në Davos, teksa i ftoi ata të investojnë në Shtetet e Bashkuara. Sipas Trump, ky është momenti ideal për të hedhur këtë hap, pasi Amerika po shijon një nga momentet më të mira ekonomike ndër vite.
Në fjalën e tij presidenti amerikan nuk la pa përmendur as të tjera çështje që shqetësojnë rendin ndërkombëtar përtej ekonomisë.
Trump përsëriti kërkesën e tij për të vijuar luftën kundër terrorizmit, për të arritur denuklearizimin e gadishullit korean dhe për të krijuar një botë më të sigurtë e më të bukur, përpjekje që do të gëzojnë gjithnjë partneritetin e Shteteve të Bashkuara.(TemA TV)
A mund te na tregojne se cfare grabitje i bejne Americes ne tregti?
O gazetar injorant cfar do te thote Alone .na i shpjego te pakten ta dim edhe ne te naimit
Amerikanet gjithmone ne te tashmen duken se i ndreqin rregullat e parimet
gjithmone gabimet e amerikes na qenkan ne te shkuaren me qellim per te genjyer tani
shpresa te kota me pak fjale
vidh me nje formule tjeter por vazhdo te vjedhesh
Amerikanet gjithmone ne te tashmen duken se i ndreqin rregullat e parimet
gjithmone gabimet e amerikes na qenkan ne te shkuaren me qellim per te genjyer tani
shpresa te kota me pak fjale
vidh me nje formule tjeter por vazhdo te vjedhesh …