Drita nga Izraeli dhe Ahmeti nga Shkodra megjithëse kanë lindur në një shtëpi dhe sot janë me “kokën e zbardhur”, takohen për herë të parë në Shkodër pas 75 vitesh.
“Drita”, vajza e hebrejes Mimi Kamhi Ergas Faraxhi dhe Alberto, e pagëzuar me këtë emër shqiptar ka një histori të gjatë dhe krenare për ne.
Në vitin e largët 1943 një familje hebre u detyrua të udhëtojë nga Shkupi në Shkodër për ti shpëtuar përndjekjes naziste.
Alberto mbante në dorë një copë letër ku shkruhej një adresë.
“Rruga për në Shqiperi ishte në një mal me kthesa shumë të ngushta dhe të rrezikshme. Të gjithë heshtnim. Secili prej nesh ishte zhytur në mendimin e tij. E ardhmja dukej e zymtë. Gjithë rruga deri në Shkodër ishte ferr.
Nën mbulesë kisha veshur rrobat e dimrit dhe një pallto shumë të trashë. Në mesditë arritëm në Shkodër në adresën qe Alberto i kishte dhënë shoferit. Njeriu qe hapi derën ishte shumë i befasuar kur pa tre të panjohur qe qendronn para tij. Ai lexoi letrën qe vëllai i tij, Bledi, i kishte dërguar. Në këtë letër ai i tregonte vëllait të tij kush ishim dhe i kërkonte të na ndihmonte. Emri i tij ishte Xhemil”.
Ky është një nga pasazhet e librit me kujtime “Jeta ime nën pushtimin nazist”, të Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, i botuar në tre gjuhë, shqip, maqedonisht, anglisht nga autori Skender Asani.
Libri memoristik tregon jetën e një familje hebreje e cila ka gjetur mbështetje tek një familje shkodrane.
Mimi, autorja e kujtimeve në këtë libër, lindi në Shkodër vajzën e saj Drita, e cila sot udhëtoi nga Izraeli, për tu kthyer në vendlindje pas 75-vjetësh.
Në muzeun Marubi, të pranishmit nuk i mbajtën dot emocionet teksa Drita u takua me Ahmetin, djalin e Xhemilit që para 75 vjetësh i kishte hap derën dhe mikpritur në shtëpinë e tij prindërit e saj.
Drita dhe Ahmeti janë fëmijët e dy familjeve, një hebreje dhe shqiptare që shtojnë dëshmitë e “gjalla”, mbi kontributin që populli shqiptar ka dhënë për të shpëtuar hebrejtë.
Këtë vit Ministri Ditmir Bushati kishte zgjedhur që aktivitetetin në ditën përkujtimore të Holokaustit ta zhvillonte në Shkodër duke përuruar librin me kujtime “jeta ime nën pushtimin nazist”.
Duke folur para të pranishmëve jo pa emocion, Drita u shpreh “ shkodrën e mbaja mend si nëpër endrra, si dicka që nuk e dija sa ishte e vërtetë dhe sa fantazmë, por tani që erdha dhe e pashë, jam e lumtur që mu rikthyen kujtimet, shkodra është po aq e bukur”.
Ahmet Shurdha, e coi më tej kujtimin e atyre ditëve, ndërsa shpjegoi me detaje si u miqësua Mimi me vajzat dhe gratë e familjes ndërsa Alberto punonte.
Momenti më prekës i këtij takimi ishte kur Ahmeti tregon fotot e vjetra por të ruajtura me kujdes te atyre viteve.(TemA)
Lavdi popullit tone fisnik shqiptar qe kurre nuk e preu ne bese mikun qe i trokiti ne dere. Njerez te tille me bejne krenar per origjinen time shqiptare.
Shpirti human i shqiptarit eshte i njohur me shekuj nga bota e civilizuar. Vetem hienat…….. mund ta marrin per dobesi! Vetem ne nivelin human nuk mund te ngrihen kurre ! Hiena…
Le te spjegojme 2 gjera. E para . Te gjithe ata qe vuajten ne L2B dohen perkrahur dhe rrespektuar dhe jo vetem cifute, por edhe shqiptaret, greket, etj. E dyta . Cfare jane te mbijetuarit e Holokostit. Fakti eshte se cdo cifut ne Evrope edhe ne bark te memes te ishte ne ate kohe quhet i mbijetuar i holokosti. Por jo vetem kaqe. Numri i viktimave te holokostit po shtohet, ne disa rraste, sepse disa cifute te linduar mbas luftes thone se jane shume te traumatizuar nga eksperienca e prinderve dhe ata jane te mijetuar te holokostit. Ky s’eshte fundi tashti vjen mjalti. The Jewish Chronical me 06.07.2016 publikoi nje artikull qe tha se jane 67 mije te mbijetuar qe do paguhen nga Gjermania ,me 2016 282 miljon , me 2017 315 miljon dhe me 2018 350 miljon euro pra mbi 4000 ne muaj per cdo cifut. Shume pak e dine qe holokosti ne te vertete eshte industri fitimprurese. Nga ana tjeter ky artikull duket si i rreme . Eshte tipike per genjeshtaret ta paraqesin gjithe L2 B si dimer , skane rroba te veshin, buka ishte e thate Etj Etj.