A e pranon Greqia masakrën ndaj Çamëve? Bushati: Çështja çame në tryezë, Shqipëria nuk ka pretendime për territorin...

30 Janar 2018, 23:11Rajoni TEMA

“Çështja Çame është në tryezë dhe kjo nuk do të mbyllet me pranverën”, ka qenë kjo deklarata e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan.

Ndër të tjera Bushati tha se pala greke nuk e konfirmon fenomenin si shkelje të të drejtave të njeriut ndaj Çamëve por kjo është një çështje që ndodhet në tryezë dhe nuk mund të hiqet.

Po ashtu Bushati tha se pala greke ka kërkuar një listë të personave që kanë hasur probleme për çështjet e mjeteve të identifikimit, pasaportave etj në shtetin grek.

“Pala greke ka kërkuar listën, duke e konsideruar si kryeministri Tsipras ashtu edhe ministri Kotzias absurd në veprim të tillë. Dhe na ka kërkuar një listë të qytetarëve që i refuzohet kjo. Tjetër e rëndësishme është edhe mundësia e aksesit tek e drejta e pronës. Dhe e fundit për ne do të ishte në një të ardhëm jo të largët ngritja e një grupi të përbashkët të historianëve për të gjykuar me ftokhetësi dhe jo për ta rishkruar nga e  para,” tha Bushati.

E pranon Greqia, qoftë edhe si çështje e të drejtave të njeriut atë që ka ndodhur me Çamët? Pra e konsideron si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut mes dënimit kolektiv?

Ky është një proces që unë sot për sot nuk kam një përgjigje, sepse ende nuk ka një konfirmim nga pala greke që e pranon, por mund t’ju them që është në tryezën tonë.

Nëse pala greke nuk e pranon do të këmbëngulni për ta njohur këtë si fenomnen?

Do të jetë aty, do të jetë një çështje që do të vazhdojë të jetë në tryezë, nuk mbyllen me pranverën.

5 komente në “A e pranon Greqia masakrën ndaj Çamëve? Bushati: Çështja çame në tryezë, Shqipëria nuk ka pretendime për territorin…”

  1. o tourkotsamis nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    thene ndrishe,te pabeset tourkotsamides do te marrin ”to makri”,madje me gunga………………….o Zikeeeeeeeee suma!

  2. Kuq e zi says:

    Po pale te treta per problemet qe nuk i zgjidhim dot (psh rasti i maqedonise) do merret parasysh?

  3. Deti dhe Cam,eria says:

    tradhetare me keq se Salih Berisha…jeni horra qe vetem nje fund i hidhur i jujj para drejtesise do clironte shqiperine

  4. Lee lee says:

    Ekziston genocidi armen?Eshte valle e frikshme kjo kjo tjeter pronat dhe ti marrin dhe ti gezojne .Do jem gabim ka mundesi po eshte humnere .Kujdes se skemi frena.

  5. facebook ene facebllok says:

    janullen e ka prekur shume kjointerviste. thone se ka kerkuar takim tek per tek me ministrin,

    po a zgjidhet çeshtja çame me greket? jane naive ata qe e besojne dhe te shitur ata qe duan ti vene kapak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje