A i ka dhënë Shqipëria 12 milje det Greqisë? Bushati: Vendimi i Kushtetueses, vija e kuqe që s'kalohet. Ekspertë ende s'janë ulur

30 Janar 2018, 23:04Rajoni TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ka folur për detajet e marrëveshjes më ministrin grek Niko Kotzias.

Bushati ka komentuar  deklaratën e Kotzias, i cili tha Shqipëria ka lënë Greqisë 12 milje hapësirë detaje.

Unë mund t’iu them që në bisedën në princip që ne kemi zhvilluar për këtë çështje, rezultati për palën Shqiptare është disa herë më i mirë se në 2009, është në respekt të plotë me Gjykatën Kushtetuese.

Marrëveshja e 2009 është bërë mbi bazën e baraslargësisë. Ndërsa kjo marrëveshje ka modalitet të tjera.

Ne kemi diskutuar në parim mbi vijat e kuqe, ku mbi të cilat nuk dalim dot. Kjo marrëveshje është me mirë se ajo e 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë dhe më pas do të shohim marrëveshjen.

Kur do të jetë marrëveshja me detin me Greqinë?

Brenda 6 muajve të ardhshëm mund të jetë e mbyllur.

Marrëveshja me Greqinë/ Ministri Bushati tregon detajet e reja të takimit me Kotzias

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka folur për detajet e marrëveshjes më ministrin grek Niko Kotzias.

Ai përball Blendi Fevziut ka treguar disa detaje nga kjo marrëveshje, ku një ndër pikat që është firmosur ka qenë shfuqizimi i ligjit të luftës në Greqi.

Cilat janë pikat bazë të marrëveshjes?

Fillon me shfuqizimin e luftës dhe të gjitha pengesat që vijnë nga ai. Ai do të shfuqizohet me një vendim të qeverisë të Greqisë. Është një dekret, i cili kundër firmoset nga anëtarët e kabinetit qeveritar. Është njësoj si një vendim të qeverisë në Shqipëri.

Kemi diskutuar në lidhje me kontributet e Shqiptarëve në Greqi. Kemi diskutuar për njohjen e patentave, në mënyrë reciproke. Kemi diskutuar gjithashtu në lidhje me referencat të teksteve shkollore, ku do të bëhen disa korigjime.

Kemi diskutuar në lidhje me pakicën greke në Shqipëri

Kemi diskutuar pjesë të paketës të çështjeve, për vendprehjen e të rënëve grek në Shqipëri. Kjo marrëveshje është miratuar që në 2009 por nuk është zbatuar asnjë herë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje