Pas denoncimit të LSI, Niko Peleshi shkarkon menjëherë drejtorin në Korçë (emri)

30 Janar 2018, 14:29Politika TEMA

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë-Elbasan-Berat, Nexhip Merolli, pas denoncimit të bërë nga LSI se ai ishte i dënuar me vendim gjykate.

 “Duke marrë në konsideratë faktin e bërë publik, se drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korcë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë (fakt për të cilin nuk është marrë dijeni në momentin e emërimit të tij) Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vendosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra.

Qeveria e Shqiperisë s’ka pasur, s’ka dhe s’do të ketë asnjë lëkundje në mbrojtjen e pastertisë së figurës, së çdo zyrtari në varësinë e pushtetit ekzekutiv. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falenderon dhe inkurajon çdokënd që hedh dritë mbi fakte të kësaj natyre, në funksion të moscënimit të figurës së zyrtarit të shtetit nga asnjë hije e të shkuarës në raport me ligjin”,- thuhet në njoftimin e ministrisë së Bujqësisë.

Nexhip Merolli ishte dënuar me 6 muaj burg me vendim të formës së prerë nga gjykata për falsifikim të vulave, stampave apo formularëve. (TemA)

1 komente në “Pas denoncimit të LSI, Niko Peleshi shkarkon menjëherë drejtorin në Korçë (emri)”

  1. ABC says:

    Bravo Niko, respekt per kete vendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje