Vetëm 24 orë pasi PD iu drejtua Kuvendit me një rezolutë dhe mocion të shoqëruar me debat për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, Gramoz Ruci ka mbledhur Konferencën e Kryetarëve.
Mocioni i PD kërkon seancë të posaçme parlamentare brenda 30 ditësh.
Vota e Shqipërisë në OKB, e cila shkoi pro rezolutës së propozuar nga Egjipti u interpretua nga opozita në Shqipëri si votë kundër SHBA-së.
Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ministri i Jashtëm, Bushati duke thënë mardhëniet midis dy vendeve nuk cënohen nga ky qëndrim.
Ndërkohë kundër rezolutës së Trump votuan edhe shumica e vëndeve në OKB, konkretisht 127 vende të tjera.
Propozimi i presidentit të SHBA Donald Trump konsistonte në njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. (TemA)
Mndoj se ne asnje menyre nuk duhet te pranohen per diskutim ceshtje te tilla ,per arsye nuk ka kuptim demokracia.Ata qe akuzojne shqiperine se ka votuar kunder amerikes ,per ta thene troc jane armiq te amerikes e jo mbrojtes sepse kerkojne te percajne ameriken me europen e cila ka votuar njesoj si shqiperia.Votimi i shqiperise dhe i europes ne pershtatje me vendimin e org.te kombeve te bashkuara per jeruzalemin eshte nje vendim i drejte .O K B eshte organi me i larte shteteror boteror dhe nuk mund te manipulohet nga asnjee shtet ne bote kush do qofte ai.