Policia e Tiranës ka një të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme të 41-vjeçarit Devi Kasmi.
Ai është Domart Konjari, që ui liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedural, pasi rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg.
Konjari ka qenë i dyshuar për tetë vrasje, por nuk është dënuar për asnjë prej tyre.
Burime pranë policisë bëjnë me die se shkak për vrasjen e djeshme, mund të jetë konfliktet e vjetra të bandave të Tiranës.
Kjo, për shkak se Devi Kasmi më parë njihej si mik i Franc Konomit, por kur ai u vra në vitin 2000, u akuzua si autor.
Dyshimet e policisë ranë pas disa ngjarjeve që ndodhën në Spanjë, ku u vranë dy persona.
Pavarësisht se u hetua, Kasmi nuk u shoqërua asnjë moment në polici.
Dhe pista e dytë që po hetohet është prishja e pazareve të drogës në Spanjë ku dyshohet se Devi Kasmi ka qenë i përfshirë.
Këtij të fundit, që sapo ishte kthyer nga Spanja, iu gjetën dy pistoleta në brez kur u vra.
Kjo tregon se Devi Kasmi i ruhej një atentati të mundshëm.
Drogë dhe armë: Ja çfarë gjen policia në banesën e Kasmit
Pas kontrollit në banesën e Devi Kasmit, policia ka gjetur 3 kilogramë kokainë, 100 gramë LSD dhe një armë automatike me silanciator.
Në banesën e tij u gjet edhe pasaporta e një shtetasi kosovar ndërsa duhet thënë se Kasmi në vitin 2014 ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprimtarinë e tij.
Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e bizneseve në zonë, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimit të rëndë.
41-vjeçari, kishte pak kohë që kishte ardhur nga Spanja dhe për shkak të së kaluarës së tij të dyshuar lëvizte i armatosur, pasi pranë trupit iu gjetën dy armë zjarri, të cilat nuk ka mundur t’i përdorë.
Arratisja e Konjarit
Domart Konjari ka qenë i dënuar në Francë me 10 vite burg për trafik droge dhe vrasje.
Ai u arrestua në 18 janar të vitit 2016 teksa po hynte në Shqipëri në pikën kufitare të Kapshticës, pasi iu gjetën dokumenta të fallsifikuara me emrin Arben Lazri dhe për këtë arsye, ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”.
Në bazë të veprimeve proceduriale, u identifikua se ky shtetas ishte Domart Konjari, për të cilin kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte dënuar me një vendim jo-përfundimtar me 10 vjet burgim.
Autoritetet franceze kishin bërë gjithashtu një kërkesë autoriteteve shqiptare që, nëse arrestohej, gjykimi ndaj tij të zhvillohej në Shqipëri.
Duke qenë se vepra për të cilën akuzohej në Francë, “trafik lëndësh narkotike”, ishte në kompetencë të Gjykatës për Krime të Rënda, dosja me arrestimin e tij u kalua nga Gjykata e Korçës për në Tiranë.
Në bazë të një vendimi, i cili u kontestua nga ana e Prokurorisë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Shkurt 2016 urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Që prej asaj kohe Konjari rezulton i arratisur dhe është person i shpallur në kërkim.
(TemA)
.. bravo qeverive , policive se shtetit , prokurori ve , gjykatave {pasi ato ndyshohen sipas “fituesve” ne votime } , bravo dhe gazetareve qe i njohin ngjarjet brenda dhe jashte vendit dhe informojne ne kohe popullin , por jo organet kopetente pasi “nuk behen spiune “..! ..shtet lanet ..!
Gjeni lepurin t’i merni opingat.Kriminel,i denuar me 10 vjete burg,rrinte i armatosur,dhe drejtesia e mbante me pekule sikur nuk kishte bere asgje,kur ai akuzohej per tete vrasje.Ja kushe eshte drejtesia e shqiperise.Prandaj reforma ne drejtesi eshte urgjente.