Ministrja Drejtësisë i përgjigjet opozitës: Nëse s'do ekstradohej Seitaj, opozita do thoshte se s'ia dorezuan antimafias italiane, po e mbajnë për ta mbrojtur me duart e kapura të drejtësisë…

29 Janar 2018, 19:08Politika TEMA
Ministrja Drejtësisë i përgjigjet opozitës: Nëse

Postulati i kahershem, “zbrit se te vrava, hip se te vrava”, ka zene vend me efikasitet te plote dhe ne ligjerimin politik te opozites shqiptare te drejtuar nga Lulzim Basha.

Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj ka reaguar sot pasdite me nje postim ne rrjetet sociale lidhur me ekstradimin e Nezar Seitit, te vetmit te arrestuar ne Shqiperi pas akuzave per lidhje me banden e Habilajve.

Postimi i plote i ministres:

Ai sot eshte ne duart e prokurorise italiane. Por opozita vijon te konsumoje perdite energji per nje alarm fals, duke e trajtuar rastin sikur i pandehuri u arratis apo u la i lire dhe jo qe iu dorezua pikerisht drejtesise italiane.

Organet e akuzes shqiptare nuk i pengon asgje, perkundrazi kane te gjitha mjetet ligjore te parashikuara per te bashkepunuar me ato italiane me qellim per te marre dhe per te perfituar cdo informacion qe do t’ju nevojitet per efekt hetimi.

Cdo veprim ndryshe nga ekstradimi do te perkthehej dhe nga shteti italian si mungese vullneti per te bashkepunuar ne luften kunder krimit te organizuar.

Jam e bindur se nese nuk do te ishte ekstraduar, kjo opozite kaq haptaz e trembur prej reformes ne drejtesi, do te thoshte “nuk i’a dorezuan antimafias italiane, po e mbajne ketu per ta mbrojtur me duart e kapura te drejtesise”…

Keshtu qe ne pamundesine per te gjetur se cila do te ishte zgjidhja me e mire per nje opozite qe tenton te manipuloje edhe atehere kur nuk ka, ne thjesht na mbetet te shpjegojme me durim permes fjaleve dhe tregojme me kembengulje permes veprave, se ligjshmeria eshte busulla e vetme qe orienton vendimmarrjen tone.

10 komente në “Ministrja Drejtësisë i përgjigjet opozitës: Nëse s’do ekstradohej Seitaj, opozita do thoshte se s’ia dorezuan antimafias italiane, po e mbajnë për ta mbrojtur me duart e kapura të drejtësisë…”

  1. no says:

    Pfff!!!
    Reagim feminor, veprimet e Ministres se Drejtesise diktohen nga mideja e opozites?!

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Si shpjegohet fakti qe kryeprokurorja vendosi pezullimin e prokuroreve qe u moren me ekstradimin? Apo te pyesim Vasilika Hysin me mire?

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Si shpjegohet fakti qe kryeprokurorja vendosi pezullimin e prokuroreve qe u moren me ekstradimin? Apo te pyesim Vasilika Hysin me mire??

  4. Merita Hoxha says:

    Nqs do ta kishin mbajyur do thoshte gjysh saliu qe e mbajten per mos ta dorezuar. Tani qe e dorezuan thon qe fshehen provat. U be kjo histori si puna e asaj barcaletes ca uji i dhe gomarit.

  5. Astrit Kodra says:

    Ore ai nuk po iken me pushime, po iken qe te gjykohet ne itali. Nqs duan kta prokuroret e plepave te shkojn ta hetojn atje ku ka nis procedimi penal, se e filluan procedimin penal pas prokurorise se katanias.

  6. Demir Biba says:

    Ne vend te themi shyqyr qe po zbatohen marrveshjet nderkombetare se deri dje mbaheshin dhe liheshin te lire ne shqiperi kriminelet me shoket e Zenit te babit

  7. Valdet Fokaj says:

    Kto jane ato levizjet e shpejta dhe te komanduar te prokuroreve te vicidolit qe tani ju plas dopio gjashta ne dore.

  8. Arjan Nikolla says:

    Po shyqyr erdhi koha qe dorezojm kriminelet se luli i hapi burgjet bashke me salen kur ishin ne pushtet. U be burgu drenoves si hotel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje