Ministri grek Kotzias deklaron preraz: Çështja "Çame" nuk ekziston, s'ka asnjë bisedim greko-shqiptar mbi të

29 Janar 2018, 17:15Politika TEMA
Ministri grek Kotzias deklaron preraz: Çështja

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se çështja “Çame” nuk ekziston dhe nuk njihet nga Greqia.

Teksa komenton bisedimet Shqipëri-Greqi, diplomati fqinj thekson se nuk ka asnjë dialog mbi Çamërinë mes palëve dhe se nuk ishte pjesë e axhendës.

Ai tregon se bisedimet janë fokusuar mbi çështje të tjera për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

“Nuk ekziston çështja  çame dhe sigurisht nuk përbën objekt diskutimi ndërmjet të dy palëve”, kumton Kotzias në një letër përgjigje për shefin e departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputetin Jorgos Kumutsakos.

Sa u përket negociatave, Kotzias bën me dije se ato “u fokusuan në çështje dypalëshe për të cilat kishte mosmarrëveshje apo kishin mbetur pezull për 70 vjet”.

Ministri i Jashtëm grek vlerëson se në negociata “u shënua progres esencial në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje në dobi reciproke të të dy popujve dhe sipas rregullave dhe vlerave europiane”.

Shefi i diplomacisë greke thekson se ka një “përmirësim spektakolar të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare”, që sipas tij “është rezultat i dialogut të sinqertë që po zhvillojnë të dy palët” dhe “vërtetohet nga veprat konkrete”.

Kotzias këtu i referohet “ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare lidhur me varrezat ushtarake për grekët e rënë gjatë luftës”, zhvillim që Ministri i Jashtëm grek gjen rastin ta përshendesë edhe njëherë, duke nënvizuar që përgjigjia pozitive e Tiranës zyrtare dëshmon se “dialogu dhe bashkëpunimi mund të shpien në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Ministri i Jashtëm grek ka kundërshtuar edhe akuzat e deputetit konservator se qeveria aktuale greke po zhvillon diplomaci të fshehtë.

“Përmbajtja e negociatave institucionale nuk mund të publikohet deri sa të ketë një rezultat të parë esencial”, duke i kujtuar se të njëjtën gjë kanë bërë edhe qeveritë e mëparshme greke për negociatat me Turqinë.

27 komente në “Ministri grek Kotzias deklaron preraz: Çështja “Çame” nuk ekziston, s’ka asnjë bisedim greko-shqiptar mbi të”

  1. Toni says:

    Dimplomaci dordolecesh. Rama bashke me qeverine dhe tepsine jeni thjesht “BULLSHIT”

    1. tani b. says:

      O trim, po u hoq ligji i luftes, te gjithe camet qe kane tapi, mund te vene te marrin shtepite e tyre. Nuk i ndalon kush…Apo mos camet duan dhe rehabilitim moral? Mendjen te shtepite dhe tokat e tyre kane dhe mire bejne….

      1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

        Ka dole kaq i qut ti mer amon? Po ata te vrare, femije gra e pleq, po ato shtepi te djegura e prona te demtuara kush do mbaje pergjegjesi? Nuk eshte thjesht nje fjale goje te marrin pronat, duhet te marrin ne rradhe te pare dinjitetin dhe dinjiteti merret duke dale qeveria greke e duke pranuar qe ka ushtruar genocid dhe pastrim etnik e duke kerkuar falje. Duke ndertuar nje memorial ne cameri ne perkujtim te te masakruarve e duke e permendur kete ne historine e greqise si nje faqe te zeze e nje padrejtesi te bere kunder shqiptareve te camerise e duke marre persiper pergjegjesite qe rrjedhin sipas ligjeve nderkombetare per zhdemtimin e te shpergnulurve me dhune nga trojet e tyre. Kjo eshte menyra sesi tregohet vullneti per nje fqinjesi te mire te ndertuar mbi besimin reciprok ne respekt te te drejtave te njeriut dhe humanizmit. Nuk lahen padrejtesite duke i blere cameve heshtjen me kthimin e pronave qe ju takojne me te drejte te Zotit. Nuk eshte aq e thjeshte sa e ben zotrote.

        1. Hoxh Armandi says:

          Turkocamet, bashkpuntore te nazisteve, te denuar me gjyq ne Janine, duan tapite e sulltanit qe i merrni. Si shperblim per masakrst ndaj kristianeve ne Ballkan. I mjaftojne pronat qr kane zaptiar ne Sarande, Fier, Vlore, Durres, Tirane. Ne Republiken Helene nuk oranohen turkocame!!!

      2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

        Ka dole kaq i qut ti mer amon? Po ata te vrare, femije gra e pleq, po ato shtepi te djegura e prona te demtuara kush do mbaje pergjegjesi? Nuk eshte thjesht nje fjale goje te marrin pronat, duhet te marrin ne rradhe te pare dinjitetin dhe dinjiteti merret duke dale qeveria greke e duke pranuar qe ka ushtruar genocid dhe pastrim etnik e duke kerkuar falje. Duke ndertuar nje memorial ne cameri ne perkujtim te te masakruarve e duke e permendur kete ne historine e greqise si nje faqe te zeze e nje padrejtesi te bere kunder shqiptareve te camerise e duke marre persiper pergjegjesite qe rrjedhin sipas ligjeve nderkombetare per zhdemtimin e te shpergnulurve me dhune nga trojet e tyre. Kjo eshte menyra sesi tregohet vullneti per nje fqinjesi te mire te ndertuar mbi besimin reciprok ne respekt te te drejtave te njeriut dhe humanizmit. Nuk lahen padrejtesite duke i blere cameve heshtjen me kthimin e pronave qe ju takojne me te drejte te Zotit. Nuk eshte aq e thjeshte sa e ben zotrote…

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Problemi eshte se pretendimet e pales Greke po njihen nga publiku shqiptar dhe po konkretizohen nga pala jone.. Kurse ceshtjet, pretendimet e pales shqiptare, jane nen rogoz dhe publiku spo kupton cfare po ndosh.. Moj opozite qesharake, a do therrisni per interplerance ne Kuvend Ministrin e Jashtem qe publiku te sqarohet?!?! O Bushat, dil vet e sqaro publikun or mik dhe ku jane gjerat nga pala greke.. Cfare behet kshu?!?

    1. .... says:

      “Ceshtja Came” mbahet e gjalle thjesht per perfitime politike. Eshte nje ceshtje qe as vet Camet nuk shpresojne.
      E keqia me Arnautet eshte qe “fluturojne me presh ne bythe” nga mos njofja e fakteve historike.
      Kur vet Anglezet ishin te implikuar direkt ne debimin Cam nga Thesprotia, si mund te pretendohet qe gjith akuza te bie mbi Greqin.
      Lexoni ne internet (Roli Britanik ne “masakren” Came).
      Britaniket dhane ultimatum te prere Greqis…. spastroni Thesprotin nga Camet e pa bese dhe kolaboracionist.

  3. Shqipe says:

    Dmth bushati genjeu troç sot .
    Mashtruesit e rilindjes!

  4. Zigur Qarri says:

    Perse kjo kthese e qeverise Rama ne marredhenie me Greqine?Greqia ekonomikisht dhe politikisht e mbaruar,nuk ka me fuqi
    si me pare qe ta demtoje Shqiperine.Shumica e politikaneve shqiptare i kan fshehur parate ne Bankat greke dhe qipriote,pra
    e kan shitur bythen.Kan fakte greket per implikimin e zyrtareve te larte shqiptare ne biznesin e droges?Rama kerkon me çdo
    kusht qe ta nxjerri Saimir Tahirin te paster.Perse?Kishte dijeni Rama per gjithshka sa luante Tahiri me mafiozet e droges?
    Saimir Tahiri la gjurmë në sistemin TIMS/ Artan Habilaj i çoi makinën në Greqi.
    Saimir Tahiri ka lënë gjurmë edhe në sistemin TIMS për marrëdhëniet e tij me Habilajt. Besim Hajdarmataj përmendi një rast
    flagrant kur vetë Tahiri kishte udhëtuar drejt Greqisë dhe makinën që ai e kishte shitur, ia kishte çuar personalisht në Greqi
    Artan Habilaj. Më pas Tahiri ishte kthyer me makinën tip Audi me targa AA 003 GB nga Greqia.Prokurori i Krimeve të Rënda
    tha se ka të dhëna kompromentuese në lidhje me deputetin për pjesmëarrje në grupin kriminal të Habilajve por edhe për
    dhënie dhe marrje mite, pra korrupsion.Prokurori theksoi se ka dokumente dhe material sekrete që kompromentojnë Saimir
    Tahirin, por që nuk mund të bëhen publike në asnjë mënyrë.

  5. Toni says:

    Ku te dali Bushati? Po te kishte qene e suksesshme pala jone kujton ti se nuk do jepnin tellallin keta tanet?

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Kjo ndodh kur ne negociata ulet nje buzequmesht me nje skile te vjeter. Kjo ndodh kur vendos minister rendi nje adoleshent si Tahiri, kjo ndodh kur vendos ne drejtimin e vendit ciliminj qe nuk i kane thene punes nje here miremengjes apo qe nuk e kane kaluar fazen e pubertetit. Dhe nuk eshte se nuk ka me te mire por keta i ka zgjedhur qellimisht pasi mund ti kontrolloje me kollaj, keta nuk i bejne konkurrence egos se Naltegjatesise se Tij, AY eshte Ylli qe Shkelqen ne krye te Qeverise dhe te tjeret jane zarat qe i sillen rrotull dhe qe marrin drite dhe ngrohtesi nga Ylli yne ndricues. A pika Yllit, ndricimit, dhe qeverise qe ka pas vetes. Te gjithe ata qe kane udhehequr kete vend me perjashtime te vogla kane preferuar te mbajne afer vetes injorante, servile dhe njerez pa shtylle kurrizore pasi keshtu e kane me te lehte qe nga te paafte te duken gjeni krahasuar me cka mbajne rrotull.

  6. o tourkotsamis nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    hahahaha,to ”makri” o tourkotsamides…………………

  7. Qemo says:

    Edhe kryeministri yne eshte dakord me Kocian se ceshtja came nk ekziston.

  8. WEB says:

    Aman o njerëz mos na hapni barkun, se as Idrizi vetë nuk I beson me asaj çështje e lere me bushati apo kotzias. Doni ndryshime kufijsh? Kur të na blejë rama tanket leopard 4, dhe euro fighter atëherë mund të dhunojme për pak kohë hapësirën ajrore greke, apo disa metra kufi me tanke moderne. Por deri atëherë shendosh qofshim, çamëve ju uroj jete te gjate, begati e lumturi ne familjet e tyre kudo që janë, por ka ardhur momenti të mos na mbajnë me peng si komb me çështje të vdekura

    1. Eri says:

      Nuk do njeri ndryshim kufijsh dhe ceshtja came nuk ehste ceshtje e Shpetim Idrizit.Nuk po te mbajne camet peng si komb,por politikanet tane qe e kane katandisur kete vend ne kete derexhe. duke e lene peng te tekave te grekeve.Nje komb eshte i vdekur nese jeton vec per te ngrene dhe nuk kerkon te respektohet njesoj nga fqinjet,aq me teper kur nuk u ka asnje borxh,por perkundrazi i kane.

  9. Pepone says:

    Mjere ky popull per keto qeveri te pas 90-es. Re te zeza po varen en qiellin politik te Shqiperise keto 30 vjet.

  10. Glauk says:

    Bravo shume mire, e prisja kete gje.

    Te lesh nje varreze te dyte per ushtaret grek ne shqiperi, dhe mos te kerkosh te oakten nje memorial per camet eshte katastrofe.

    kjo eshte per bythqi..at militante te Edvin droges qe te kutpojne se nuk kane asnje ndryshim nga sali kafsha.

  11. Iliri says:

    Une shpersoj qe kjo te jete nje loj e Kotzias per momentin per tja mbyllur gojen jevgjiteve te kretes te demokracise se re….

    Te akten nje memorlail er ata came duhet te kete atje… ndryshe ky Rama ka treguar qe eshte kryeqelbesire.

  12. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    “permiresim spektakolar i klimes” mund te perkthehet ndryshe “Lepirje Spektakolare e bythes se stermadhe te Kotzias nga Rama”. Po si nuk doli nje udheheqes shqiptar qe ti thote bukes buke e ujit uje? Kaq te mallkuar ne si popull!!! Po si nuk kane turp dhe e bene uje gjakun e atyre mijera shqiptareve te therur e te masakruar barbarisht. Po kjo ndodh kur udhehiqesh o nga te shitur, o nga idiote, o nga bythezbuluar ose me mire nga ata qe veshin breke me ngjyrat e ylberit. Te gjitha qeverite shqiptare te pas 90′ kane luftuar per te shtypur ndergjegjen kombetare te shqiptareve, per te mos lene te ngreje koke askush qe devijon nga axhenda e tyre anti-kombetare, nuk ka nje media vizive apo te shkruar qe te kete nje linje editoriale apo nje mision per te forcuar ndergjegjen e shqiptareve, per t’ju dhene ze dhe figure atyre qe realisht e duan shqiperine me patriotizem, jo politikaneve, por njerezve te mencur qe jane me shumice ne kete vend por qe zeri i tyre mbytet nga propaganda me ngjyra dhe lule e pushtetareve dhe mediave qe bredhin pas tyre. Ku jane keto televizione kombetare qe jane shnderruar vetem ne papagaj apo me keq ne misionare te shtypjes se lirise se individit per te zhvilluar nje mendim te pavarur, shtypjes dhe deformimit te opinionit publik, shtypjes se ndegjegjes kombetare dhe mburoje e pushtetit. Nuk kuptoj as ata pushtetare lokale qe lejojne qe ne tokat e tyre te ngrihen varret e fantazmave te se kaluares, varret e atyre qe nuk meritonin as nam e as nishan per c’ka i kane bere popullit tone ne shekuj e megjithate ne ua ruajtem eshtrat se as hasmit nuk ia urojme qe te jete pa varr. Ua ruajtem qe nje dite nenat e tyre ti merrnin e ti qanin ne token e tyre, atje ku linden e jo ne toke te huaj. A nuk duhej pyetur popullsia lokale ne nje referendum lokal por ndoshta dhe kombetar ne lidhje me ceshtjen e varrezave greke. Mund te ngresh nje muze, nje permendore a perkujtimore por te ngresh varreza greke ne nje toke qe greku e pretendon si te tijen do te thote te besh gati gropen per shqiptaret ne vitet qe do pasojne. Si nuk doli nje biznesmen nga keta qe mburren istagrameve me miliona-eurot e tyre qe te shkrije pasurine per shqiperine, e shqiptaret, per te mbeshtetur forcimin e identitetit e ndergjegjes kombetare. Rilindasit Shqiptare ishin ca te krishtere e ca muslimane por mbi te gjitha ishin Shqiptare, ishin dhe te pasur dhe te edukuar ca ne lindje e ca ne perendim por ne fund gjithe ca kishin, dije dhe pasuri e shkrine per Shqiperine e ja perse emrat e tyre jane shkruajtur sot me germa te arta ne historine e shqiperise, ne historine e identitetit e ndergjegjes sone kombetare. Milioneret e sotem shqiptare, qe u bene milionere duke abuzuar me fondet e parate publike (jo te gjithe por nje pjese e mire po e po) nuk e kane problem qe te nderrojne kombesine apo fene qe ne rastin me te pare qe do ju rrezikohen milionat e zhvatura ketij populli. Por shpresa nuk vdes, e shqiptari e ka treguar gjithmone se pamvarsisht qeverive antikombetare, i ka dale gjithmone zot vetes dhe vendit kur ka ardhur momenti e ne ato momente ka nxjerre ne krye njerëzit me te mire duke hedhur ne plehra ata qe pervec parase e pushtetit personal nuk kane pasur synim tjeter.
    Cameria eshte toke shqiptaresh, e banuar nga shqiptare, ku flitet shqip, ku ka varre shqip, ku ka kenge e valle shqip, ku eshte derdhur gjaku shqip e ku jane masakruar, femije, gra, burra e pleq te carmatosur qe nuk kishin vec dy duar per nje koke, jane masakruar me te pabese, eshte bere genocid dhe pastrim i paster etnik dhe ku europa ka pjesen e saj te fajit. Kjo nuk eshte nje ceshtje qe eshte opsionale ne bisedimet greko-shqiptare, kjo ceshtje eshte thelbi dhe themeli i te ardhmes se perbashket europiane dhe i miqesise se kerkuar. Sa per ligjin e luftes le ta mbajne e ta gezojne se ne as na qethet hic e nuk kemi pse ta diskutojme hic ne negociata, ligji i luftes eshte nje problem i brendshem i idiotesise se politikes greke dhe per ne nuk ekziston e as duhet te ekzistoje si ceshtje.

    1. Labi says:

      Me shumë vrull e ke marrë o shoku. Si nuk përtove të shkruash kaq shumë. Për hir të të vërtetës edhe suliotët ishin shqiptarë por që u therën dhe u masakruan nga shqiptarët muslimanë të Ali Pashait, Gratë trime suliotëve për të mos rënë në duar të tyre u hodhën nga shkëmbi e u bën copash. Shqipëria ishte deri në Preverë dhe në Amfilokia , dmth përfshirë edhe Artën, Napoleon Zerva, urdhëruesi i masakrës të çamëve, ishte me origjinë nga Suli dhe i lindur në Artë. Napoleon Zerva si i tillë ishte shqiptar ortodoks. Urrejtja dhe ndasia muslimanë – ortodoksë veç u thellua nga çamët muslimanë q bashkëpunuan me nazistët dhe fashistët si edhe nga shteti kusling shqiptar që dërgoi dy batalione ushtarësh në luftë kundër Greqisë.
      Jemi me fat që vazhdojmë të jemi, se mund të na kashin zhdukur , të paktën pjesën muslimane, në stepat e Anadollit, si bashkëpunëtorë të fashizmit.
      SHteti shqiptar ka vetëm një mundësi për çështjen çame, ta hedhë çështjen në Gjykatën e Hagës.

  13. emigranti says:

    Budallenjte qe na drejtojne, pozite e opozite, ngelen duke I bere leshime grekeve, fillo qe nga tolerimi per Janullatus e deri tek varrezat greke.
    Hiqni dore nga parrulla qesharake e te qenurit faktor stabiliteti ne rajon qe perkthehet si servilizem dhe mungese integriteti.
    Vetem reciprociteti rregullon maredheniet midis vendeve.
    Me keto leshime maredheniet perkeqesohen, sepse Greqia ka ngulur ” gozhden e Nastradinit ” ne Shqiperi per pretendime te mevonshme territoriale dhe do ti shtoje kerkesat e veta per leshime nga qeveria servile shqiptare.

  14. Shqiptar i Ndershëm says:

    Te jape spjegime ne interpelance parlamentare Ministri i Jashtem Ditmir Bushati.
    Te marrim vesh realitetin se cili po genjen: Greku Kotzias, apo Shqiptari Bushati !!

  15. Epo kjo pune says:

    ti po ve ne dyshim eshtrat qe jane mbjellur ne token shqiptare matane kufirit te camerve qe u masakruan nga Zerva?! Sic ekzistojne prej dekadash eshtrat e ushtareve pushtues, ekzistojne dhe eshtrat qe jane deshmitare te genocidit… nuk varet nga ty njohja apo mosnjohja se ato jane aty dhe ceshtja came eshte aty

  16. vaso says:

    Po sikur KM jone deri dje u tregonte historine more.C’ne tani qe nuk po ndihet?Ku shkuan pordhet?

  17. bregdetari says:

    NDIQNI LEKSIONET E PROF.DR.MARIA EFTIMIU NE UNIVERSITETET GREKE.
    PROFESORE ME FAME NE FUSHEN E HISTORISE ZOTERON 7 GJUHE TE HUAJA MES TE CILES EDHE SHQIPEN KU FLET RRJEDHSHEM NE AUDITORET E UMIVERSITETIT MBI EKZISTENCEN E VISEVE SHQIPTARE TE CAMERISE DHE KRYESISHT MBI AŔVANITASIT.
    E SI DILKA TJETRI MENJEHERE QE TE PRANOJE AUTOMATIKISHT CESHTJEN E CAMERISE ???
    FILLIMISHT DO TE NJIHEN PRONAT.
    DUKE NJOHUR PRONAT PER CAMET DO T NISE TE POPULLOHET GRADUALISHT VENSDI ME PRONARET E VET TANIME TE LIGSHEM.
    PAS KESAJ DO TE NISE VETVETIU JETESA E KOMUNITETIT CAM ATJE DUKE NISUR ME TE DREJTAT ME TE THJESHTA TE JETES ETJ.,ETJ.
    UNE KESHTU E KUPTOJ SE DHE GREKU NUK MUND TA PRANOJ MENJEHERE PROBLEMIN

  18. greqia shfrytzon pozicionin e qeverive gjysem shqiptare,se po ta merr ne dore fronti nacional shqiptar,dhe forcuar diplomacin me usa e gjermanin, blerje te teknologjis se sofistikuar ushtarake,me avion boing e tornado german,e anije te forta ,greku jo qe vetem pranon qamerin te bashkohet shqiperis,por behen negociata edbe per me thell ne greqi.

  19. beni says:

    Camet ortodokse i kanë pronat as ua ka marrë kerkush,camet myslimane sidomos Idrizit e atij Brodecit Muhedini do t’u jap reabilitim,por duhet te peshojnë nenshtetsin shqiptare e te marin truall ne ishujt Aferdita turqise si fillim kta kumandaret e me pas camet e tjera per t’a populluar ishullin e te kujden të
    Kujdsen se ishin nenshtetsin grek me par e duhen kthyer ne identitet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール メンズ ダッチワイフとの性的関係に従事する前に覚えておくべき重要なルール

    Përgjigjjuni
    1. 高級 リアル ドール

      ラブドール販売 男性が本物の人形のようにエネルギーを投資することを好む理由を明らかにするいくつかの理由

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje