Kur Ben Blushi sulmonte Top Channel si të shitur: Helm i paguar me taksa, do i rrëzoj bashkë me klientët e tyre

29 Janar 2018, 13:08Politika TEMA

Drejtori i ri i përgjithshëm i televizionit kombëtar Top Channel nuk ka qenë fort miqësor me mediat e mëdha.

Gjatë fushatës elektorale ai i ka sulmuar shpesh herë duke i konsideruar si të shitura tek politika, pa përjashtuar as televizionin që ai do nisë të drejtojë nga dita e sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi shkruante se këto televizione janë helm që paguhen me taksat e shqiptarëve dhe se do t’i rrëzonte shumë shpejt bashkë me klientët e tyre.

“A doni të dini sa të shitura, të shpifura dhe të shëmtuara janë televizionet e Shqipërisë? Shikoni statistikat e shpërndarjes së kohës qysh se ka nisur fushata zyrtarisht.

Rilindja është transmetuar vetëm në lajme 53 ore, pa llogaritur cdo ditë dy orë live nga cdo katund I vendit. Cadra ka dalë në cdo dritare 31.3 orë, ndërsa LSI 13 orë.

A e dini sa kohë ka marrë LIBRA? Vetëm 27 min.

Këto kioska që shesin kohën për para do rrëzohen bashkë me klientët e tyre. Këto janë helmi i paguar me taksa,” shkruante Blushi i cili në vend të rrëzimit, zgjodhi t’i ngrerë. (TemA)

1 komente në “Kur Ben Blushi sulmonte Top Channel si të shitur: Helm i paguar me taksa, do i rrëzoj bashkë me klientët e tyre”

  1. eli-tiv says:

    — ky njeri eshte pa shtylle kurizore , kur fillon e flet shkon derri tek fjala e fundit te imagjinuar..ka nje ligesi te lindur..Ja vjen nje dite e situata ndryshon… Sot ai duket si presh i zier— nuk ka besim se do qullosi ne pozicionin e ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje