Ditmir Bushati ka raportuar mbi ecurinë e bisedimeve me Greqinë si dhe takimin me homologun Nikos Kotzias.
I thirrur nga disa prej anëtarëve të Komisionit të Jashtëm në një seancë dëgjimore, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, tha se nuk duhet të politizohet kjo çështje.
Bushati shton se bisedimet me Greqinë për çështjet e mbetura pezull kanë nisur që në vitin 2013 dhe se çështja e gërmimit për gjetjen e varrezave greke është sipas pikëpamjes ligjore.
“Nëse nuk ka interes ndërpresim seancën, pasi po bëhet kakofoni me këtë dëgjesë. Ka paqartësi për bisedimet me Greqinë.
Në bisedimet me Greqinë është ulur me vullnetin e mirë për të gjetur një zgjidhje.
Bisedimet nuk kanë filluar dhe nuk kanë mbaruar në Korçë dhe dua të them që të mos politizohet me ketë çështje.
Ky proces ka nisur që në fund të vitit 2013. Statusi i varrezave po bëhet sipas pikëpamjes ligjore” tha Bushati.(TemA)
Z . Bushati , nuk jepni asnje shpjegim se ceshte bere me ceshtjen e nxehte te detit jon , varezat i morem vesh dhe pak rendesi kane ,atje ku ishin 2 le te jene 4 ose 5 , tjeter eshte ajo qe pervelon , thuajini popullit hapur pa doreza dhe thjesht , cvendoset per marveshjen me detin , dhe ceshtjen came . Sapse sic e dime nga pala greke nuk ekziston ceshtja came , bukur fort, per marveshjen e firmosur mbi koordinatat detare cmarveshje keni bere ???????????????? Ketu duam nje pergjigje thjesht , paster dhe bukur , pa tundur sumen majtas dhjathtas , dhe pa konsumuar lodra fjalesh , dhe oratori . Sepse nese keni rene dakort qe , marveshja eshte ne fuqi , atehere keni bere zhurme kot , dhe keni shitur pseudopatriotizem dhe njekohesisht keni mashtruar shqiptaret, , nese nuk e keni zgjidhur , zgjidheni .Gjitonet tane greke kane nje parimi ku thote : Miqte e mire dhe te ngushte , i ben llogaria e mire ………Me sa di une qeveria Greke ka derdhur para tek qeveria shqiptare e kryesuar nga kryehajduti dhe krimineli Sali Berisha , dhe se kur derdh para veshtire se ben mbrapa qeveria Greke dhe me te drejte , keshtu ja kerkojne europianet borxhet qe ata kane mare nga ta . keshtu qe sqaroheni popullin dhe mos e mbani dhe ushqeni me luge bosh dhe me borite e triumfit dhe te pseudopatriotit . Qarte , thjesht , bukur……………..Me ne fund te ndertoni mardheni mbi themele solide me fqinjet , dhe jo me te hedhur , si nga ne ashtu dhe nga ata , keni rastin dhe shansin me te volitshem sepse qeveria radikale e majte e udhehequr nga Cipras , eshte qeveria me e shkelqyer e gjithe shtetit helen qe nga krijimi i tij , keshtu qe mos e humbni rastin ………………………….