Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të hene, grupin parlamentar të PS-së.
Ai është ndalur fillimisht tek akuzat se kërkon të kapë drejtësinë.
“Fantazitë e ushqyera nga frika e një pjese të spektrit politik dhe propaganda për me demek kapjen e drejtësisë janë dokrra. Janë dokrra se po të ishte ndryshe askush e jo më pastaj BE, apo SHBA, nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë. Opozita ka një agjendë që nuk përputhet me fokusin 100% që klasa politike duhet të ketë në këtë proces për të garantuar hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin që të vazhdojmë të përpiqemi për të krijuar kushte për dialog me opozitën”, tha Rama.
Ramainformoi deputetët e majtë për pjesëmarrjen në forumin e Davosit, dhe takimet e zhvilluar, ku tha se Shqipëria ka shënuar progres, dhe mendimet e zyrtarëve të BE janë për çeljen e negociatave shumë shpejt.
“Dëshiroj tju them se në të gjitha takimet dhe kontaktet e kryera gjatë këtyre tre ditëve intensive ishte krejt e qartë për ne që Shqipëria është një hap afër çeljes së negociatave për anëtarësim me BE-në. Reforma në drejtësi, fillimi i punës për vettingun, dhe mbi të gjitha qartësia se tanimë ky është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet, janë një bazë shumë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga Komisioni Europian dhe për miratimin nga Këshilli Europian të çeljes së negociatave për anëtarësim.
E theksoj që qartësia e krijuar tek të gjithë aktorët e faktorët kyç në raport me çeljen e negociatave lidhur me pamundësinë e bllokimit politik të reformnës në drejtësi, të vetingut, e konsoliduar me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme dhe me vetë procesin e formimit të KLP dhe KLGJ përbëjnë një arsye të fortë për BE për ta parë me optimizëm nga ana jonë fillimin e procesit historik të negociatave.
Në momentin që flasim Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Patjetër që nuk ka moment ndalimi dhe i gjithë procesi vazhdon përditë. Progresi është shënuar”, tha Rama.
Kryeministri foli dhe për nënshkrimin e partneritetit strategjik me Greqinë.
“Dua të vë në dukje se jemi në një moment pozitiv në dialogun me Greqinë.
Ashtu si kundër e shprehur edhe kryeministri grek, pajtohem me përshtypjen se momenti i nënshkrimit të ri të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë është shumë afër”, tha ai.(TemA)
Tregoi popullit tend kush ju takoi ju lidereve shqipetare, vetem armiqte e shqipetareve Vuçiçi, Cipras dhe Hani miku ose partneri i Gruevskit. Shetitet koridoreve te Davosit se keni zhgenjyer miqte tane qe na kan ndihmuare me se shumti. Serbija ju kontrollone ju sa qe ju shtyu te na armiqsoni me perendimin.
Po ti pse kerkon te rreje ke takoi, kuptohet qe takoi Trump, Merkel dhe Macron…..por jo Erdoganin.
Tema jeni edhe ju pergjegjes tani me ket lajm “fake, ose sic e njoh Mr Trump “fake news”
hahhahahahhahaha, kulmi i mashtrimit…mjere ju qe e degjoni dhe besoni…..
edhe pse ska ba reformen , nuk i ka dhene fund kanabizmit te gjithe vendit…akoma pretendon te hyje ne BE…
Po paska qene me mashtrues se Saliu vete
Trego cfare ke rene dakort me palen greke dhe cfare do firmosesh para se ta besh.