Ministri i Diasporës, Pandeli Majko në një takim me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Selanik dhe në Greqinë e Veriut të organizuar nga Konsullja e Përgjithshme në këtë qytet, Pavlina Ylli, ka theksuar se përpjekjet kryesore të qeverisë përsa i përket emigranteve janë fokusuar në sigurimin e së drejtës së votës së tyre nga vendet ku ata jetojnë.
Duke vënë në dukje se brezi i dytë dhe i tretë i emigrantëve nuk po flasin mirë dhe aq sa duhet gjuhën shqipe, ai i ka vënë theksin cilësisë së mësimdhënies së gjuhës.
Gjithashtu ka premtuar se me një koordinim me Ministrinë e Kulturës duhen shtuar aktivitetet e ndryshme kulturore në vendet ku jetojnë shqiptaret.
Për më shumë se dy orë kreu i ministrisë më të re shqiptare ka nxitur emigrantët të jenë më aktive në përfaqësimin e tyre institucional në shtetin grek, ndërsa ka dëgjuar me interes edhe propozimet e përfaqësuesve të bizneseve shqiptare duke përkrahur idenë e hapjes në Selanik të një Dhome tregtie shqiptaro-greke.
Pando mire shume mire, mos harro dhe beju gati per arvanitasit dhe camet kur te jemi ne BE se aty do i kesh, nuk i pengon me kush por dhe per raste te tjera te vecanta si psh komuniteti hunza ne pakistan, te merret vesh ajo pune nga vine, sa per te drejtat, ftillojme te drejten e gjuhes pa dhe per voten pastaj. si qeveri falas satelit per shqiparet ne bote. ose me skonto, greku po krijon grek nga tanet ne nuk mbajme dot tanet?
LERI SHQIPTARET NE RRUGEN E “ZOTIT” ORE MAJKO ..! NUK KE ASNJE MERRITE NE PERPJEKJET E TYRE PER TE JETUAR NJE DICKA ME TE MIRE ..! MOS I PRISH KOT PARATE E POPULLIT , DJE NE UKRAHINE E SOT NE SELANIK ..! ATDHEUN E DUAM POR ME NJE DREJTIM TE MIRE ..!
po per varret autoktone qe i shkulen greket me buldozer para 80 vjetesh? nuk pate ndonje llaf per te thene?