"Revolta e nxitur nga Berisha donte të shqetësonte Uashingtonin me destabilizimin e vendit, turp për Shqipërinë që është drejtuar nga të çalë nga mendja"

28 Janar 2018, 13:32Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela 

Revolta popullore e nxitur nga Sali Berisha e të tjerët, që donte të “shqetësonte” Uashingtonin me destabilizimin e Shqipërisë, nuk krijoi dot dje as edhe një lemzë të thjeshtë në trupin shoqëror të Shqipërisë.

Edhe këtë herë, kërcënimi i ardhur nga politika e lartë amerikane i bëri “të revoltuarit e mëdhenj” të ulnin veshët e t’i nënshtroheshin fatit të tyre.
Të gjithë fjalimet e tyre paraprake, me përmbajtje absurde, që kërcënonin gjendjen, dje ranë në Lanë bashkë me mbeturinat e qytetit të madh.

l.
Është tabori i madh i korrupsionit shqiptar që po kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Kjo është në fakt kënga e vjetër e Sali Berishës, që tani u mpak deri në një nivel zero.

Gjithçka e tyre është ngritur kundër drejtësisë që po kërkon të vendoset në Shqipëri. Dhe duhet të kujtohemi se në histori vendosja e drejtësisë në një shoqëri është një betejë e egër midis ligjit dhe padrejtësisë.

Pushtetari që sundon jashtë drejtësisë dhe s’e pranon atë; është te psikologjia e padronit.

Padroni dhe skllavi – ky ka qenë, si raport shoqëror, thelbi i sundimit të Enver Hoxhës dyzet vjet në Shqipëri.

Këtë po kërkon edhe korrupsion i aktual në Shqipëri; por këtë herë, në revoltën e tij prej padroni, ai u përplas ligsht me politikën amerikane, e cila po i ushtron forcë maksimale. Edhe dje, në datën 27 janar, ishte politika amerikane që ia vuri Berishës dhe Bashës këmbët në një këpucë.

“Departamenti i Shtetit nuk pranon të këputet dhe një gjethe peme” ; iu kumtoi “të revoltuarëve” Donald Lu përpara revoltës së tyre të përgatitur me një pompim të madh, pa përmendur këtu dhe faktet kërcënuese që ai iu ka dhënë “tre të revoltuarëve të mëdhenj” të Shqipërisë që janë çakallosur për të mbrojtur gjënë e vjedhur.
Dhe ne i pamë vetë pemët sesi ato buzëqeshnin nga garancia.

ll.
Sot po kuptohet që, të trembur nga drejtësia, Sali Berisha dhe gjithë të tjerët, të ndodhur përballë ndëshkimit nga ligji, kanë rënë në absurd.

Por Albert Kamy ka të drejtë kur thotë se: “Qartësia e parë dhe e vetme që na jepet brenda përvojës absurde, është revolta”.
E pra është brenga e absurtdit që e shkakton këtë ngasje drejt revoltës individuale, dhe në rastin tonë, korrupsioni shqiptar, po kërkon që revoltën e tij individuale ta kthejë në një revoltë kolektive. Por pyetja është – Pse?

Korrupsioni po kërkoni kështu të ndalojë konceptin e drejtësisë dhe padrejtësisë, dhe ta zhvendosë atë te raporti midis padronit dhe skllavit.

Këtë bëri në Shqipëri ligësia dhe banditizmi i Enver Hoxhës: eliminioi moralin e drejtësisë dhe padrejtësisë, dhe, pasi tha që “drejtësia jam unë”, krijoi në Shqipëri raportin e padronit dhe të skllavit, ku padroni sigurisht që ishte ai vetë; dhe skllavi ishin të gjithë shqiptarët.

Por kjo kohë ka mbaruar. Në Shqipëri ka mbërritur koha e arsyes së drejtësisë, dhe e ndëshkimit për abuzimin e atyre që janë sjellë si padronë të popullit. Këtë sot po duket se nuk e ndalon dot më askush. Sali Berisha dhe tabori i tij nuk bëjnë më dot gjë. Skema e tyre për destabilizimin e Shqipërisë; e filluar që në pranverën e vitit që kaloi, rezultoi dje një flluckë sapuni, dhe asgjë më.

lll.
Por, në rastin tonë, të të korruptuarve të revoltuar, revolta individuale e tyre deshi që këtë ta kthente në një revoltë të përgjithshme, domethënë që ta fuste të gjithë shoqërinë shqiptare në një qerthull absurd.

Shoqëria po nuk ka një brengë të përbashkët nuk hidhet kurrë në revoltë. Shqiptarët u pa edhe dje që, edhe pse janë njerëz të mërzitur, nuk kanë brengë, ndaj nuk janë njerëz të revoltuar.

Në të vërtetë krerët e korrupsionit shqiptar të hetuar Tani, kishin rënë në iluzionizëm: ata menduan që vërtetësisht do t’i thoshin Uashingtonin se “për faktin që shqiptarët janë të revoltuar dhe revoltën e drejtojmë ne, nuk ka Reformë në Drejtësi; dhe nuk mund të ketë ndëshkim të korrupsionit shqiptar”.
Po, a e thanë dot?

Në fakt te kjo revoltë e pritshme popullore kishte shpresë i gjithë korrupsioni shqiptar: i majtë dhe i djathtë.

Prandaj, dështimi i saj tani e tutje, do shihet se ka krijuar një rënie shpirtërore dyfishe, e cila sigurisht që nuk do t’i reshtë por do t’i hedhë të korruptuarit në një revoltë të re – sepse ky është thelbi i frikës së tyre.

Por edhe këtu prapë do të dështojnë; sepse janë në absurd.
Por këtu del edhe kjo pyetje:

Vërtet mendojnë Saliu me Bashën se do të mundin dot politikën amerikane në Shqipëri?

Vërtet e mendojnë, por këto në fakt janë ethet e tyre të shkaktuara nga brenga e frikës.

Por a do të arrijnë dot gjë?

Asgjë.
Kjo është koha e reformës shqiptare dhe e ndëshkimit të keqbërësve të shqiptarëve.

I patë se çfarë folën liderët e revoltuar dje? Asgjë. Një injorancë e artikuluar botërisht. Turp për Shqipërinë që është drejtuar nga ca të çalë nga mendja; e të paturpshëm nga goja!

Asnjëri nga ata që foli nuk u artikulua dot politikisht. Ex nihilo nihih fit – nga hiçi vjen vetëm hiç, na kanë thënë latinët e mëdhenj.

Dhe sigurisht që edhe lufta e tyre për të shpëtuar gjënë e vjedhur, është vetëm një hiç historik.

33 komente në ““Revolta e nxitur nga Berisha donte të shqetësonte Uashingtonin me destabilizimin e vendit, turp për Shqipërinë që është drejtuar nga të çalë nga mendja””

  1. ali vlora says:

    Je shume i madhe kur do o avokat. Je bere shprese per popullin e tmerr per hajnat qe mjndohen dhe kujtojne qe nepopulli jemi bageti. Tung

    1. TakuAvukati kam shume respekt says:

      Avukat, ke ik per mishkonja… Dihet protesta e Hjdareve te Pd se dhe pse duan anarki.Nuk eshte ky problemi qe ballafaqohen sot shqiptaret.
      Merru me thelbin.

      A duhet te protestojne shqiptaret e thjeshte kundra kesaj klike ne pushtet qe eshte me e korruptuara dhe lidhur me krimin si asnjehere tjeter.

      1. usa11 says:

        E lidhur me shume dhe me e korruptuara si as’nje here tjeter !?. Ore ti sikur nuk ke jetuar ne Shqiperi kaq shpejt harrove 97 gerdecin e shume gjera te keqe qe i kane ndodhur Shqiperise keto 27 viteve !?. Edhe ky rama nje mute me keta eshte por po ti peshosh me saliun me lulin moniken atehere aq te keqe qe i kane bere keta shqiperise te mbledhur te gjithe se bashku nuk i vine as te qime flokut edi rames. E tha vete buca monike qe ky eshte politikani i vetem qe ka ngelur vetem keto 25 vite vetem kjo gje tregon se ky eshte politikani me i mire qe ka dale keto 25 vite .

        1. Edkari says:

          .mos e permendni vend e pa vend Ameriken se kur e degjon nga goja juaj ne ndiejme neveri per Ameriken e Z Donald Lu

    2. Feniks says:

      Ziti avokado!
      A je gje jurist apo agronom,zotrote,se nuk kemi degjuar asnje fjale nga ato te zanatit tend?
      Tre pyetje kam per ty:
      1-Pse degradoi drejtesia deri ne krim kunder njeriut dhe shtetit ?
      2-Kush i ka bere dhe ben padrejtesite me te medha e me te shumta ne numer,gjykatat apo administrata shteterore?
      3-Cfare mendimi ke se si mund te ndreqet drejtesia edhe per njeriun e vobegte?
      Per pergjigjen e pyetjes se dyte po te jap pak ndihme:
      -Mbi 95 % te padrejtesive ne Shqiperi dhe qe perfundojne si konflikte ne gjykate i krijon administrata shteterore!
      Ne administraten shteterore punesohen militante politike qe nuk njohin e nuk punojne sipas ligjeve te shtetit,por sipas urdherave te “maliqeve”!
      Neper institucione ka juriste,por ata ne te gjitha rastet nuk mbrojne individin viktime,qofte punonjes i tyre apo qytetar i zakonshem hallexhi,por vendimet e jashte ligjeshme te eproreve te vet!
      Ne Shqiperi sot asnje pushtetar,qe nga kryeministri e deri poshte nuk ben njeri pritje populli,por kane krijuar ca zyra mbushur me rrogtare militante qe gjoja mbulojne maredheniet me publikun!
      Keta jo vetem qe nuk kane asnje maredhenie me publikun,por luajne vetem rolin e postjerit dhe padrejtesine ia delegojne atij qe eshte fajtor e qe duhet te ndeshkohet!
      Hallka te tera te pushtetit jo vetem qe nuk njohin e nuk dine te interpretojne ligjet,por te duket sikur jane nje “PRERJE”,pra te gjithe te percjellin pa te kryer pune!
      Per nje hall,qe fare lehte duhet e mund ta zgjidhe institucioni,qytetaret i drejtohen gjykates!
      Dhe kur i jam drejtuar une gjykates,per nje vjedhje qe me ben UKT cdo muaj me taksat vendore,pra per 540 leke,merret me mend sa shkelje e padrejtesi krijojne konflikte sa gjykatat mbingarkohen me mijra ceshtje te tilla cdo vit aq sa ato zvarriten me vite te tera ose jep para nen dore qe te zgjidhesh hallin!
      Pra zoti Rama,para se te akuzoje sistemin e drejtesise ne vend dhe kryesisht gjykatat e prokuroret, ne radhe te pare te shikoje veten,pra administraten shteterore qe ben shkeljet me te medha,pra padrejtesite pa fund ndaj qytetareve!
      Si mund ta dije nje kryeminister apo minister,pa folur per kryebashkiakun Veliaj,qe mbeti duke mbjelle peme si brigadier kooperative e nuk merret fare me ankesat e popullit,se cfare padrejtesish i ben administrata qytetareve kur vete nuk ben pritje populli dhe as merret fare me letrat e popullit?
      Per mua padrejtesite me te medha ne vend i ben shteti ,qe “furnizon” gjykatat me gjahun e duhur per korrupsion!
      Nuk jam jurist,zoti avokado,por per kaq gje,qe e vuajme te gjithe,besoj se ti mund te na e shtjelloosh me sakte juridikisht,e jo te merresh me llogje kavaje,sikur SHBA-te mbeten qe t’i mbrosh ti!

  2. karakas says:

    ti si avokat ke pjerdhe po lere uashingtonin ne punet e saj o te dhjfsha poturet

    1. DINGO says:

      Ti thuash ke pjerdhe nje njeriu qe ka bere burgun ne Spac eshte nje ulje.Po ti kush je o Qorr ???apo rrofte interneti shkruajme dy fjali dhe hiqemi dhe dikushi.Kur paske ti mendim,Mos te kete Avokat Ngjela qe nuk ka mize ne Kurriz dhe e pagoi ne kurriz Lirine.Ik ore mi halesh ha ndonje hashure .Nuk i vjen as tek Koqet Avokatit.E keqja nuk i vjen vendit nga Avokati,por nga plehrat e ketyre 27 viteve.

  3. Izeti says:

    Avokat nuk eshte e nxitur vetem nga Berisha revolta,,sikur nuk ta ka qefi ti permendesh te gjithe nxitesit. E ke nje hall. O je paguar ,ose I ke frike te tjeret,se ke ca kohe qe nuk po I permend ca te tjere,,,,,,,,,,,,

  4. Taras Bulba says:

    Po avokat kur te do bytha shkruan edhe ti me mend ne koke ,sa per sqarim nuk jame me Ramen se jam i djathte ,por me thene drejten ai po bene shtete po bene qytetet per mrekulli si dhe gjithe Shqiperine ,ka bere regorma te guximshme si dhe po bene reformen ne drejtesi ,sa per drejtesine Ju jeni i oari me i dituri dhe ju takon juve te ndihmoni jo Ramen por shqipetaret ,dhe e fundit i lexoje gjithmon komentet e tua dhe me perpara vije dhe Meten ne krah te Berishes e Bashes ,cfare ka ndodhur me Ju zoti avokat ?

  5. vaso says:

    Po prandaj u be 21 janari qe te mos keputeshin gjethet sa here i teket njerit apo tjetrit,o z.avokat.

  6. Happy says:

    Bravo Avokat. ..

  7. Kombi says:

    SALI BERISHA ME TABORIN E TIJ NUK DO TD ISHIN TE FUQISHEM GJITHE KETO VITE , POR KETE SHANC QD TE DALIN NE PROTESTA ME DY GISHTA LART , JA KANE DHENE NJE PJESE E POPULLSISE QE JANE ANALFABETET TANE , FATKEQSISHG JANE TD VARFER , POR NGA KNJORANCA E MADHE QE KANE , NJN JANE NE GJENFJE TE KUPTOJNE SE TE VARFER JANE VETEM NGA SALI BERISHA , I CILI SHKATAROJ TE GJITHE EKONOMINE E VENDIT , SHKATARROJ MORALIN E NJERZVE , SHKATARROJ DREJTESINE E SHTETIT . KA SHKATARRUAR GJITHESHKA NE CDO SEKTORE . NJE RRUMPALLE E VERTET DHE TANI DUKE E DITUR QE KA NJE TUFE ME INJORANTE, QE E NDJEKIN MBRAPA DEM ME PATURPESINE ME TE MADHE DHE BEN MORAL .
    KA ARDHUR KOHA QE TE LIDHEN KETA PUSHTA TE NDYRE , KETA ANTISHQIPETARE , QE KANE PUNUAR PER VETE DHE SERBINE . MJAFT U SHKATARRUA KY POPULL . KEMI MARRE RRUGET E MERGIMIT DUKE MBYLLUR SHTEPITE , VETEM NGA POLITKKA E POSHTER E BERISHES .

  8. Monitor says:

    I mencur je Avokate! Per ec koomenteve dhe vlersime qe ke bere m llogjik, edhe ti si Departamenti nuk e ke permendur Moniken dhe LSI!
    Po behesh si institucion!

  9. emigranti says:

    o zoti avokat keta nuk kane hallin e popullit po te tyren sepse duke filluar qe nga saliu pd-compani jane te zhytur ne krime, vjedhje, droge, prostitute.ATA kane filluar qe me djegien e fabrikave, hapjen depove te armeve, firmat piramidale, gradeci,21 janari, shitja e detit,autostrada e shume te tjera shkurt duhet te ishin ne burg po te kishte shtet.

  10. Dike Mullai says:

    Avokat NGJALA :- Je nje LUSTRAXHI, qe shok vehten Ke ! Te krahasosh 40 Vjet te Udheheqesit ENVER HOXHA, me 30 Vjet “Demokraci “, tregon se ke MLLEFE :- C’pesuan Yt At, Jot Eme dhe TI ! Behu gati per “PRESIDENT” !!!

  11. Shoku " Shpati " says:

    Avokat , te kujtohet cfar ka thene Driteroi ne kohen e komunizmit ? Po redaktorin kush do ta redaktoje ??? Redaktori ishte sekretari I partise . Redaktori tani eshte prokurori . Edhe kjo reforme eshte gjysmake . Nqs prokurori nuk pergjigjet diku per punen e tij atehere ai mund te burgose ke te doje pa prova dhe nuk I hyn asnje gjemb ne kembe paçka se I shkaterron jeten dikujt . Merr nje iniciative si avokat dhe lufto qe prokurori te pergjigjet per punen e tij . Kjo eshte reforma . Te ndihen edhe prokuroret te barabarte perpara ligjit dhe joale tatyre shurrosin ligjin . Kete bej leri latinizmat…

  12. Shoku " Shpati " says:

    Avokat , te kujtohet cfar ka thene Driteroi ne kohen e komunizmit ? Po redaktorin kush do ta redaktoje ??? Redaktori ishte sekretari I partise . Redaktori tani eshte prokurori . Edhe kjo reforme eshte gjysmake . Nqs prokurori nuk pergjigjet diku per punen e tij atehere ai mund te burgose ke te doje pa prova dhe nuk I hyn asnje gjemb ne kembe paçka se I shkaterron jeten dikujt . Merr nje iniciative si avokat dhe lufto qe prokurori te pergjigjet per punen e tij . Kjo eshte reforma . Te ndihen edhe prokuroret te barabarte perpara ligjit dhe jo te shurrosin ligjin . Kete bej leri latinizmat…

  13. ..... says:

    O TAKUUU mos ngaterro kohet o idjot , çfar hyn ktu tek padroni dhe skllavi ENVER HOXHA ,o debil ENVERI ishte nje udheheqes qe merte nje rrog si ter shqiptaret dhe firmoste ne bordero , ndenjti 50 vjet ne pushtet ngriti SHQIPERIN dhe doli ne nentedhjeten familja e tij si ter SHQIPTARET me duar ne xhepa , qe drejtoj dhe ngriti kte vend nga hiçi o debil , ENVERI me ligjet e PPSHse korrupsionit i fuste plumbin , i vetmi i korruptuar qe i shpetoj plumbit ne at koh ishtee KIçO NGJELA babai yt , qe kur ishte minister tregtie futi miliona dollar fshehurazi ne bangen e zvicres , dhe plumbit i shpetoj se duke hedhur firmen ne biruc te tera parat qe depozitoj yt at SPARTAK i mori mbrapç shteti SHQIPTAR , mos ngaterro sistemin qe shkoj me maskarallikun krimin dhe hajduterin e sotme qe i behen kti populli , se ne kohen e xhaxhit qe ti e ke fiksim per 1 milion e nje lek te vjetra te vjedhura ne shtet automatikisqht ishe i pushkatuar taku , mos ngaterro mutin me revanin , ti ke qen ne spaç dhe nxirje krom po ne ishim jasht ne tiran punonim neper uzina e fabrika dhe e njfim me mir se ty at koh , laj gojen kur permend regjimin e shkuar dhe ENVERIN per ndershmeri moral dhe drejtesi , mos e ngaterro me kohen e kurvllikut droges e maskarallikut , ajo koh iku dhe nuk vjen me , do ta kerkoj vloren ky popull shum gjat , koha do ta tregoj , njerzit me dinjitet integritet dhe ndershmeri mos i fut me nje dhes me llumin e kombit siç di ti me shoket e tu taku , kabim. po na çan si shum trapin me kte ameriken tende amerika e kultivoj krimin korrupsionin hajdutllikun kurvllikun dhe mashtrimin ne kte vend taku , e la sa i desh bytha tani do ta laj mutin qe beri me shurr po jeni duke dal bark me duket se jeni me prostat , hajdutet nuk ekapin hajdutin , se sistemi hajdutve shpiku avokatin mbrojtes qe krimineli hajduti e zullumqari te mbrohen me çdo menyr dhe mos i hy gjemb ne kemb , avokatet jan sekseret e korrupsionit ne kte sistem dhe jan pikerisht kta qe nuk ka len asnje prej politikanve te hyn ne burg , kapitalizmi zoti spartak themelet i ka ne padrejtesi mos harro. LERE ENVERIN te prehet ne paqe ai beri sa mundi historia dhe populli do ta gjykoj per çfar beri per kte popull dhe kte vend.

  14. ..... says:

    O TAKUUU , mos ngaterro kohet o idjot , çfar hyn ktu tek padroni dhe skllavi ENVER HOXHA , o debil , ENVERI ishte nje udheheqes qe merte nje rrog si ter shqiptaret dhe firmoste ne bordero , ndenjti 50 vjet ne pushtet ngriti SHQIPERIN nga hiçi dhe doli ne nentedhjeten familja e tij si ter SHQIPTARET me duar ne xhepa , qe drejtoj dhe ngriti kte vend nga hiçi o debil , ENVERI me ligjet e PPSHse korrupsionit i fuste plumbin , i vetmi i korruptuar qe i shpetoj plumbit ne at koh ishtee KIçO NGJELA babai yt , qe kur ishte minister tregtie futi miliona dollar fshehurazi ne bangen e zvicres , dhe plumbit i shpetoj se duke hedhur firmen ne biruc te tera parat qe depozitoj yt at SPARTAK i mori mbrapç shteti SHQIPTAR , mos ngaterro sistemin qe shkoj me maskarallikun krimin dhe hajduterin e sotme qe i behen kti populli , se ne kohen e xhaxhit qe ti e ke fiksim per 1 milion e nje lek te vjetra te vjedhura ne shtet automatikisqht ishe i pushkatuar taku , mos ngaterro mutin me revanin , ti ke qen ne spaç dhe nxirje krom po ne ishim jasht ne tiran punonim neper uzina e fabrika dhe e njfim me mir se ty at koh , laj gojen kur permend regjimin e shkuar dhe ENVERIN per ndershmeri moral dhe drejtesi , mos e ngaterro me kohen e kurvllikut droges e maskarallikut , ajo koh iku dhe nuk vjen me , do ta kerkoj vloren ky popull shum gjat , koha do ta tregoj , njerzit me dinjitet integritet dhe ndershmeri mos i fut me nje dhes me llumin e kombit siç di ti me shoket e tu taku , kabim. po na çan si shum trapin me kte ameriken tende amerika e kultivoj krimin korrupsionin hajdutllikun kurvllikun dhe mashtrimin ne kte vend taku , e la sa i desh bytha tani do ta laj mutin qe beri me shurr po jeni duke dal bark me duket se jeni me prostat , hajdutet nuk ekapin hajdutin , se sistemi hajdutve shpiku avokatin mbrojtes qe krimineli hajduti e zullumqari te mbrohen me çdo menyr dhe mos i hy gjemb ne kemb , avokatet jan sekseret e korrupsionit ne kte sistem dhe jan pikerisht kta qe nuk ka len asnje prej politikanve te hyn ne burg , kapitalizmi zoti spartak themelet i ka ne padrejtesi mos harro. LERE ENVERIN te prehet ne paqe ai beri sa mundi historia dhe populli do ta gjykoj per çfar beri per kte popull dhe kte vend.

  15. sefedin says:

    Nravo abokat duan te shpetojne veten kane bere shume te liga ketij vendi po ka akoma sylesha qe per hir te favoreve flasin gjepura,kriminelet ne burg,Sali Berisha,Basha,Mediu,Monika,Iliri dhe veglat e tyre.

  16. ..... says:

    O TAKUUU , mos ngaterro kohet o idjot , çfar hyn ktu tek padroni dhe skllavi ENVER HOXHA , o debil , ENVERI ishte nje udheheqes qe merte nje rrog si ter shqiptaret dhe firmoste ne bordero , ndenjti 50 vjet ne pushtet ngriti SHQIPERIN nga hiçi dhe doli ne nentedhjeten familja e tij si ter SHQIPTARET me duar ne xhepa , qe drejtoj dhe ngriti kte vend nga hiçi o debil , ENVERI me ligjet e PPSHse korrupsionit i fuste plumbin , i vetmi i korruptuar qe i shpetoj plumbit ne at koh ishtee KIçO NGJELA babai yt , qe kur ishte minister tregtie futi miliona dollar fshehurazi ne bangen e zvicres , dhe plumbit i shpetoj se duke hedhur firmen ne biruc te tera parat e vjedhura qe depozitoj yt at SPARTAK ne svicer i mori mbrapç shteti SHQIPTAR , mos ngaterro sistemin qe shkoj me maskarallikun krimin dhe hajduterin e sotme qe i behen kti populli , se ne kohen e xhaxhit qe ti e ke fiksim per 1 milion e nje lek te vjetra te vjedhura ne shtet automatikisqht ishe i pushkatuar taku , mos ngaterro mutin me revanin , ti ke qen ne spaç dhe nxirje krom po ne ishim jasht ne tiran punonim neper uzina e fabrika dhe e njfim me mir se ty at koh , laj gojen kur permend regjimin e shkuar dhe ENVERIN per ndershmeri moral dhe drejtesi , mos e ngaterro me kohen e kurvllikut droges e maskarallikut , ajo koh iku dhe nuk vjen me , do ta kerkoj vloren ky popull shum gjat , koha do ta tregoj , njerzit me dinjitet integritet dhe ndershmeri mos i fut me nje dhes me llumin e kombit siç di ti me shoket e tu taku , kabim. po na çan si shum trapin me kte ameriken tende amerika e kultivoj krimin korrupsionin hajdutllikun kurvllikun dhe mashtrimin ne kte vend taku , e la sa i desh bytha tani do ta laj mutin qe beri me shurr po jeni duke dal bark me duket se jeni me prostat , hajdutet nuk ekapin hajdutin , se sistemi hajdutve shpiku avokatin mbrojtes qe krimineli hajduti e zullumqari te mbrohen me çdo menyr dhe mos i hy gjemb ne kemb , avokatet jan sekseret e korrupsionit ne kte sistem dhe jan pikerisht kta qe nuk ka len asnje prej politikanve te hyn ne burg , kapitalizmi zoti spartak themelet i ka ne padrejtesi mos harro. LERE ENVERIN te prehet ne paqe ai beri sa mundi historia dhe populli do ta gjykoj per çfar beri per kte popull dhe kte vend.

  17. pokeristi says:

    Spartak,mjaft sakt!…
    Bjerju dhe mos u ndal aspak
    Derri do plumb dhe e ka hak

  18. selim rroshi says:

    Une pashe popullin ne ate proteste e nuk pashe as Lul e as Monike. Dhe populli eshte i revoltuar per cdo gje nga A tek ZH e qeverisjes e Rames.
    Si ka mundesi qe asnje analesh nuk sheh popullin protagonist te kesaj proteste.
    Po dihet qe edhe ti pleh tranzicioni je se bashku me tere shpuren e analesheve.
    Te ter nga e para te e fundit qajne hallin e Berishes Lulit e Monikes e ngerdheshen se smarin me kocka nga ata.

    1. protagonisti says:

      Do me pelqente me shume qe mbiemrin qe ke vene ne kete koment ta kishe Rrushi e jo Rroshi se te shkon me shume!

  19. luli says:

    Me gjithse njerezit e dine shume mire qe qeveritaret tane ne keto 27 vite hajduteri vjedhin hapur dhe duken vilat e sarajet e tyre dhe avokat Ngjela shkruan ate qe eshte e drejte prape shikoj artikullshkrues qe sulmojne avokatin se cfare thote dhe nuk permendin nje fjali per hajdutet qe duan te mbrojne gjene e vjedhur.Hajduteria nuk ka parti i majte apo i djathte i shkurter apo i gjate i dobet apo i shendoshe.pra konkluzioni te gjithe duhet te jemi bashke per te luftuar hajdutet . Ndryshe ai vend nuk mund te eci perpara.

  20. Koba says:

    Shume bukur e keni stisur Z.Ngjela po pse e le Like foririn me Mona Baxhellen?? Ata jane me te ndyre dhe ma te babezitur se Tabori i Sali Kriminelit !!!.Mos na i kurse Like Bajgen.Kujdes mos i jep Kobure Mona Baxhelles se do te na behet Avni Rustem dashka pa dashka per te mbrojtur Miliardat e vena me Pislleqe,.

  21. Tironsi says:

    Avokat vazhdo keshtu dhe mis hiq dore nga angaxhimi qe ke mare per re qene ne krah te reformes. Eshte e vetmja zgjidhje e mundeshme per vendin . Bravo se je bere shprese per te gjithe ata qe duan nje vend normal

  22. kontekstualizmi says:

    Ky beson se do ta shpetoje amerika nga vdekja
    kulmi!!!!!

  23. vdekja vete says:

    Ky beson se do ta shpetoje amerika nga vdekja
    kulmi!!!!!

  24. vdekja vete says:

    Ky beson se do ta shpetoje amerika nga vdekja
    kulmi!!!!!!

  25. afrim kosova says:

    Sipas te gjitha gjasave Amerika e ka vendos perfundimisht me cliruar per te treten hare SHqiptarin… Po shkojn se shpejti kriminelat si ne Shqiperi ashtu edhe te ne Kosove padronet do ta shijojn skllavin….

  26. Arber Iliri says:

    Avokat drejt e ke por Drejtesia duhet te veproje dhe shpejt.Prova te tilla e dekurajojne politiken e koruptuar por nese nuk veprohet nuk dihet se si shkon puna ne nje vend qe s’ka cimentu sistemin aq me teper atete Drejtesise.

  27. alphade says:

    Shenim: He me te lumte pena more avokat ! Nuk eshte koha per shume fjale,
    Z. Kryeminister ,por per vepra : ‘ACT NOW”!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje