Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në kuadër të takimeve me bazë qarku dhe platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët e zakonshëm, zhvilloi vizita pune në institucionet e varësisë të qarkut Fier.
Gjonaj takoi nga afër qytetarët, punonjësit si dhe drejtuesit e ZVRPP-ve, ALUIZNI-t, Përmbarimit Shtetëror, Shërbimit të Provës dhe Burgjeve në Lushnje, Fier dhe Mallakastër.
Gjatë takimit ministrja vuri theksin tek prioriteti i qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë për ofrimin e shërbimit ndaj qytetarit brenda afatit të caktuar kohor jo me shumë e 10 ditë nga paraqitja e ankesës.
“E gjithë ajo që unë kam evidentuar edhe në zyrat e tjera është mentaliteti i stafit që punojnë në këto institucione, një mentalitet i trashëguar. Në rast se ne vazhdojmë me këtë mentalitet, duke i sorollatur njerëzit. Kush ka humbur dokumentet do të shkojë për procedim penale. ZRVPP dhe ALUIZNI ka histori të tilla. Kush thotë se më kanë humbur dokumentet do të dalë përgjegjës dhe do të shkojë për përgjegjësi penale, sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Dhe mënyra e organizimit do një shkundje që nga mentaliteti i punonjësve, mënyra e veprimit, e administrimit, qoftë edhe nga mënyra e pritjes së qytetarëve”, u shpreh Gjonaj.
Gjithashtu ministrja prezantoi prioritetet e qeverisë shqiptare në Reformën në Drejtësi, ku theksoi se “mendojmë që mbase në shkurt do të dalin rezultatet e para për drejtuesit kryesorë, por njëkohësisht edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, kandidatët për KLGJ apo KLP me qëllim që të kemi mundësinë që menjëherë pas kësaj të ngrihen institucione e reja. Ju e dini mjaft mirë që Partia Socialiste, Kuvendi dhe deputetet e PS-së kanë marrë të gjitha masat me qëllim që të gjitha këto institucione të reja të drejtësisë të ngrihen sa më shpejt. Është pikërisht ky procesi i fundit që ndodhi, nuk u votua dhe e gjithë lista nuk u votua, u rrëzua për anëtarët e KLGJ dhe KLP që lidhet me sistemin e drejtësisë. Sa më shpejt që të miratohet kjo listë, aq më shpejt do të mund të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë, i cili ka në thelb të saj transparencën, pavarësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në gjykimet që bëjnë”.
“Ministria e Drejtësisë me shërbimet që ofrojnë institucionet e saj ligjzbatuese të varësisë ka marë një sërë masash dhe ka krijuar një sërë procedurash të reja për rritjen e profesionalizmit të stafit që ushtron detyrën në këto institucione. Dhe kjo u bë pikërisht për herë të parë me përzgjedhjen e drejtuesve të ZRPP-ve, ku për herë të parë u bë një konkurs dhe një testim me shkrim. Ku për herë të parë gjithë diskrecioni i Ministrit për të emëruar drejtuesit i kaloi një procedurë të normuar nëpërmjet komisioneve, apo nëpërmjet komiteteve të ngritura që çuan deri në fund këtë proces. Dhe në fund Ministri emëronte dhe firmoste atë kandidat që kishte dalë nga e gjithë kjo procedurë kompetitive, meritokratike dhe shumë transparente. Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme për t’u theksuar se këta njerëz janë të skanuar, me një integritet të lartë moral, por përveç kësaj janë perosna që janë skanuar edhe për rekordet kriminale. Ato histori të që dëgjonim më parë, me procese gjyqësore të hapura dhe me rekorde kriminale, me dënime për lloj-lloj vepra penale nuk do të ketë. Dhe kjo është arsyeja që të gjithë drejtuesit kanë kaluar në skanerin e organeve ligjzbatuese dhe përgjegjëse”, u shpreh Gjonaj.
Më tej Gjonaj iu bëri thirrje qytetarëve për të shkruar në platformën “shqipëria që duam.al”.
“Në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët dhe platformës shqiperiaqeduam.al shumë ankesa janë drejtuar në adresë të Ministrisë së Drejtësisë dhe pikërisht në adresë email të ministrit, sepse është pikërisht ministri që merret me ankesat e qytetarëe, duke ngritur një mekanizëm me qëllim që të gjitha ankesat të trajtohen brenda afatit 10 ditor. Dhe të jeni të bindur, edhe në të gjitha vizitat që kam kryer sot, por jo vetëm, porosia që iu është lënë të gjithë drejtuesve të përgjithshëm, drejtuesve rajonal, apo çdo stafi që jam takuar është që ankesat të zgjidhen brenda afatit 10 ditor. Nuk asnjë tolerancë në rast se tejkalohet ky afat”
Në përgjigje të ankesave drejtuar nga qytetarët, në platformën e bashkëqeverisjes lidhur me trajtimin e pronave, Ministrja Gjonaj u shpreh se po punohet për të integruar tre shërbimet , ALUIZN, ZRPP, ATP në një zyrë të vetme me qëllim dhënien fund sorrollatjeve të qytetarëve nëpër dyert e institucioneve.
“Një reformim të madh po bëjmë për çështjen e pronave. Ky konsiston në trajtimin e integruar të titujve të pronësisë që kanë të bëjnë me shkrirjen në një institucion të vetëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ALUIZNI-t apo dhe ZRPP-ve. Ajo që është shumë e rëndësishme është se ne duam që të ketë një hartë të unifikuar me qëllim që të shmangen një herë e mirë mbivendosjet dhe si mund ta vendosim çështjen e pronave në drejtim e duhur. E di që ka një sërë problemesh sidomos me AMTP-të, por gjithashtu do të ndërtojmë një program edhe me pushtetin qendror dhe atë vendor me qëllim që t’i japim një drejtim sa më të mirë të gjitha çështjeve të AMTP-ve. Të fillojmë regjistrimin e AMTP-ve në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që të mos ketë më problematika të tilla, që të mos dijmë më se si është gjendja e fondit të tokës, se si është gjendja e pronave që ka gjithësecili nga qytetarët dhe në fund personat që e posedojnë tokën të mos zotërojnë një dokument ku u njihet titulli i pronësisë.”
Gjithashtu Ministrja Gjonaj u ndal gjatë fjalës së saj edhe tek reformat që do të prekin institucionet e tjera që janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe profesionet e lira si Noteria, Përmbarimi apo Avokatia.
Gjatë takimeve në qark, Ministrja e Drejtësisë, vizitoi edhe Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në Kosovë të Lushnjës dhe në Fier. Gjatë vizitës në këto Institucioneve Gjonaj inspektoi nga afër kushtet dhe pati takime me të dënuarit të cilët e njohën me shqetësimet dhe problematikat që hasin në burgje. Për drejtuesit e rinj u lanë detyra, që ata duhet t’i përmbushin gjatë periudhës tre mujore të provës, detyra që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave, trajtimin e të dënuarve dhe sigurinë në burgje.
E nderuar Zonje. !
pse angazhoheni per nje detyre , qe per fatin e keq te shqiptareve nuk varet prej teje (kudo ne bote Qeveria ka pergjegjesine e luftes kunder krimit dhe prokuroria ne nje forme apo tjeter zbaton kerkesat e saj).
Ne zyren e hipotekes ne Shkoder, nuk ka nevoje te kerkojsh korrupsionin sepse e sheh qe nga pamja e jashtme. Objekti ku zhvillon veprimtarine kjo zyre eshte ne katin e trete te nje pallati. Ngjitja behet me shkalle jashte objetit, shkalle te pershtatshme per alpiniste. Kjo vetem per ti marre me qira ambjentin nje militanti partije dhe per ta ndare fitimin me te. Mbrenda ballafaqohesh me nje xham 8-mm qe te pengon cdo komunikim me nepunesin. Asnji respekt per njeriun, per qytetarin.
undefined
hahahhahahahhaha, per cirronkat e ka fjalen zonja e enderuar apo pesHkun e madh:
1 Edroga
2.Shpellari
3.Lulushka
4.Koklopa
5.CamiGerdecit
sa e lodhet ket bageti popull me mashtrimet e rradhes…po ja kaloni A DHALLES.
O Alban
Me kete çupen merresh to mo? Po ku ka fuqi kjo not burre.
Kur bertet Rama ne koridoret e kryeministrise, keto çupat shkojne me vrap me banje se u behet shurra.
Burgosja e kokave te korrupsionit qe ke rreshtuar ti me disa pseudonime kuptimplote, do ndodhe vetem nese nje anglez e veme kryeminister, nje gjerman e bejme Prokuror te Pergjithshem, nje francez kryetarin e gjykates speciale, dhe nja kater amerikane nga FBI-ja te marrin ne dore rendin.
Perndryshe, nuk ndodh asgjë.
Çdo shqipetar qe te vendoset be keto pozita, ne do ta gjejmë menyren ta korruptojme. Qofte edhe duke i kercenuar familjen.
Pordhe me rigon..
nga edi rama..
Harrova qe kemi edhe video me shume klikime..
Pordhe me rigon..
nga edi rama.
Harrova qe kemi edhe video me shume klikime..
Vetem keshtu behet puna duke zbritur ne terren dhe duke paralajmeruar vet punonjesit. Jemi lodhur nga ata ministra qe japin urdher nga zyra.
Duhet then qe kane filluar te ndjehen ndryshimet e reformes ne drejtesi dhe ajo qe me vjen mire eshte qe ka nje deshire dhe vullnet per ti shkuar deri ne fund
Mua nuk me intereson te kujt jan drejtorat mua si qytetar me intereson qe ne nuk tallen me por na sherbejn per cdo gje
Ka nje qasje per te na sherbyer ne kohe ne qytetarve te thjesht.
Do beje vetting kjo qe ska punuar nje dite ne drejt si. Kjo qe firmosi extradimin e nazerit sa hap e mbyll syte nga frika se mos fliste ketu. Kjo qe sja ka haberin punes qe ben si shumica e ministrave qe skane lidhje me postin e tyre. Vettingun me shprese mos e bejne keta te huajt e OMN se te jete per kete e per ato qe per pak desh u votuan ne parlament as behet fjale.
Zonja ministre. Me gjithe respwktin per pozicionin me duhet ti kujtoj tw gjitheve atyre qe lexojne kete shkrim se qeveria nuk ka dhe nuk duhet te kete asnje lidhje me vetingun. Vetem komisionet e pavarura dhe omn duhet te vendse. Nese qeveria di kush do t iki e kush jo atehere reforma po shkon per.m……