Lulzim Basha pas protestës: Strategjia jonë është përballja dhe rezistenca

27 Janar 2018, 21:03Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas protestës ka bërë një reagim në FB.

Ai thotë se më gjithë shqiptarët në shesh u ngritën besim plotë për të marrë fatin në dorë.

Basha me anë të statusit në Facebook shkruan se  strategjia e tij është përballja, rezistenca dhe beteje me të gjithë mjetet që kishte në dorë.

Postimi plotë

Sot, të bashkuar me gjithë shqiptarët e ndershëm në shesh, u ngritëm besimplotë për ta marrë fatin në duart tona.

Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Kjo është strategjia.

Për ata që pyesin çfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË FJALË: FITORE! FITORE! FITORE! — me çdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj!

Sepse pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme. Nuk ka të ardhme për fëmijët tanë, nuk ka të ardhme për popullin shqiptar, nuk ka të ardhme për Shqipërinë!

9 komente në “Lulzim Basha pas protestës: Strategjia jonë është përballja dhe rezistenca”

  1. anton says:

    Duhet kohe te vini ne pushtet. Ju nuk keni nje kauz

  2. apapapa says:

    O Lulo, boll i lyve ato floket o burre se le nam!

  3. zi says:

    Ti smund te flasesh me shpirt dhe zemer sepse tjesht
    nuk ke,
    e keqja ini ju vete dhe duhet ta luftoni ate brenda llojit tuaj,
    ju ini e shkuara dhe s’mund te flisni per te ardhme,
    e ardhmja juaj eshte frika, deshtimi, denimi,vuajtja per te gjitha ato qe kini shkaktua nder vite.

  4. Izeti says:

    Le nam o Lulush Shalengjituri. E marte dreqi ate peralljen tende dhe.rezistencen tende,,,,,,,,,,po ti je kot mor.cun ti je grua me.vegla burri ,( po ti kesh edhe.ato)

  5. M says:

    Beni rezistence ndaj vitingut me perkrahjen e10 000 (70 autobuza dhe 90 mikrobuza dhe 250 makina) shqiptareve te ndershem lind pyetja : po 3000 000 te tjere c’ fare jane?–kauza eshte rezistenca?
    Ai qe deshiron qe te ndryshoje boten, fillimisht duhet te ndryshoje veten, thote nje fjale.e urte popullore

  6. E verteta says:

    Ky eshte koqe fare dhe nuk e di njeri.

  7. Arthur says:

    Si psikiatër, shoh se ka frikë në Basha dhe Monika. Në çdo fjalë dhe në çdo gjest vërehet. Pse kanë frikë nga Rama? Sepse ai është ‘i madh’ dhe mund të arrijë një ‘peshk të madh’?

  8. shushica says:

    Ju lutem ,shikoni me vemendje ,rrotull Lulit nuk ka asnje femer…Domethenese ,sic nuk kishte asnje femer balliste ,PD eshte shnderruar ne nje levizje haxhiqamiliste ,dumbabiste ,Po te beni nje kerkim ne internet,te gjitha theniet e Berishes,Lulit dhe Mones jane te njejta me sloganet e islamit radikal xhihadist.Por ndersa ata atakojne perendimin ,vrasin grate dhe femijet ne vendet e tyre .Kurse keta ,Berisha dhe kompani mbledhin turmat idiote per te mbrojtur pasurite e tyre nga vettingu .Sulmet e Mones kunder perendimit jane absurdi i degradimit total.Kerkesa per ta bere Shqiperine si Europa ,por pa shtet ,eshte mashtrimi me kriminal qe u behet ketyre mjeraneve qe i ndjekin pas .Natyrisht ,Rama nuk ka arritur te realizoje shume premtime ,por te pakten po perpiqet ta fute vendin ne binaret e nje shteti normal .Disa arritje ,pas 23 viteve anarkie dhe shkaterrimi te berishizmit dhe nanoizmit jane te dukeshme dhe perendimi ,i majte dhe i djathte po perkrah liberalin Rama .Nderkohe PS ka ne rezerve nje radhe te dyte te rinjsh qe ne cdo moment mund te marrin ne dore lidershipin e socialisteve ,qe nga Xhaçka ,Veliaj ,Bazhdari,Gjylameti ….PD dhe LSI kerkojne te mbijetojne me mbeturinat 27 vjecare te kalbura dhe kriminalizuara deri ne palce .Mbi te gjitha ,duhet te kuotohet njehere e mire qe populli i majte ne Shqiperi eshte shumice derrmuese dhe do te jete edhe per 20 vite ,e keteperendimi e ka kuptuar shume mire .Ndersa ajo qe duhej te quhej e djathte ne Shqiperi nuk eshte krijuar akoma ,pervec disa zerave te vetmuar .Ne kete pikpamje edhe partia e Rugoves ne Kosove eshte shume me e avancuar se PD e Shqiperise .I mbetet borgjezise se re prodhuese qe se bashku me te rinj te kulturuar ne perendim te krijoje nje te djathte moderne , kundershtaret e Bashes nuk mund te arrijne asgje sepse shikojne nga e kaluara e PD e cila eshte totalisht anarkike dhe e kalbur.Nuk mund te vije zhvillimi nga Vicidoli ..

  9. Timi says:

    Kur flet edhe ky kari per strategjji…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje