Edhe filozofët kishim mangut

27 Janar 2018, 18:41Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Shqipëria është një vend qesharak, sepse ka një mangësi të rëndësishme; nuk ka elitë. Shteti i Ismail Qemalit zbuloi sheshit, pikërisht që paria përbëhej nga dallkaukë, fjala vjen si Esad Pasha apo Haxhi Qamili. Prandaj, shpesh aksionet e tyre edhe kur ishin gjakatare, ishin qesharake. Dyert e mëdha apo mendjet e larta ishin për t’i numëruar me gishtat e dorës, kurse përçmimi ndaj tyre sporti më popullor. Në historinë e shkurtër të shtetit shqiptar, gjithmonë ka qenë në kult cubi dhe poshtë këmbëve bujari.

Shoku Enver me ardhjen në pushtet e fshiu nga faqja e dheut dhe atë dorë parie që pati mbijetuar, por nuk e bëri veç me aparatin e dhunës, por me një ngazëllim dhe mbështetje popullore të jashtëzakonshme. Patër Zefi shkruan në kujtimet e tij, që kur priftat po i çonin nga Kuvendi françeskan për në gjykatore, njerëzit i pështynin, i shtynin, jua sillnin me flakaresha dhe i shanin ndytë, sa ai vetë në libër thotë: “Kurrë nuk kisha mendu që ky popull kishte kaq shumë rrugaça”.

Me regjimin komunist, elita vdiq dhe nuk pati më fat të rilindë. Fillimisht e zëvendësuan me opingat që vinin era përç të katundarit Hysni Kapo, bijtë e të cilit krijuan të mirënjohurin Bllok. Prandaj, kur erdhën vitet ’90 dhe u transmetuan do shirita, të tërë u skandalizuam sa injorantë, sa vulgarë ishin në të folme dhe kulturë, Enver Hoxha, Ramiz Alia, por dhe pasuesit e tyre që patën mbushur barkun më mirë se të tjerët, por nuk kishin mbetur trutharë.

Gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit askush nuk vuri ujin në zjarr jo për elitat, por për ardhmërinë. Ka përherë përpjekje për ta zënë parinë nga grupe politike, mediatike, spitullaq mesoresh. Janë sak këto përpjekje që e bëjnë këtë vend qesharak dhe guximtarët karagjozë.

Vetëm në një tokë si Shqipëria të del biri i botës dhe të thotë që është filozof pa mbushur 30 vjeç, politikan duke qenë berber, mendimtar duke vjedh’ xhepat në qeveri. Kryeministri i këtij vendi i jep mend peshkatarëve, sipërmarrësve, mjekëve, juristëve, hidraulikëve, bujqve, gazetarëve dhe e ka shumë seriozisht. Është i bindur që është i zoti t’ua gjejë ilaçin të tërëve në male, kodra, fusha, det, qytet e fshat. Ka kohë që ka rrjedhur, por nuk e shkund njeri, pasi nuk është i vetmi që noton në përroin psiqik.

Në këtë panair të kotësisë mungonin vetëm filozofët që i njohëm më në fund në programin më filozofik që prodhojnë televizionet shqiptare. Veç në Shqipëri bën vaki që filozofët intervistojnë dikë, sepse zakonisht janë ata që intervistohen. Filozofi në atdheun tonë është një djalë i ri, me dialekt të rëndë tosk, me fjalor të zgjeruar deri në plot 1500 fjalë, pa asnjë vepër të shkruar, pa asnjë shkollë mendimi të veçantë, i cili njeh pak ose aspak at Anton Arapin apo Isuf Luzajn. Por, filozofi është një dukuri interesante mediatike që mund të shitet për një tip cool. Së shpejti, filozofi duhet të ngujohet në ndonjë shtëpi të reality show ose të marrë pjesë në programe se kush kërcen a këndon më bukur.

Kam gjithë paraditen që kërkoj të gjej një filozof të huaj me identikitin “shqipo” dhe më vjen të plas që nuk po e qëlloj dot. Prandaj, më pëlqen për vdekje ky vend që ka ose shpik vetëm ngjarje e dukuri unike, të papërsëritshme askund në botë. “Pra, i kjofshim falë ksaj Shqipnie!”, do të thoshte i moçmi.

24 komente në “Edhe filozofët kishim mangut”

  1. Izeti says:

    Kete burraqin e.Mesele.Dodes kishim.mangut per te.dhene mend,,,,,,,po ik or tope ik se ti je frumori me.kot.qe ekziston

    1. Grigor says:

      More djem. Po mire qe ky Enkeli i ka nja dy derrasa mangut. Jam dakord me ju.
      Por ama, ky nuk mund të krahasohet me Viçidolasin që ka mangut tërë dyshemenë. Edhe per keta filozofët debila qe kishte ftuar Arjan Trapi ne studio, nuk e ka gabim. Pese katunarë ishin. Na u hoqen si filozofë. Njeri prej tyre, mire qe hoqi brekët e tij ne studio, por ja hoqi dhe te jemes. Te pakten per te jemen te ishte rezervuar dhe mos ta kishte bere. Ja nxori bojen ne publik.
      Pastaj, duhet t’ju vije gjynah per kete Kelin. Merreni me mend, e torturon Mesila dite per dite. Edhe nje kenaqesi we kishte ky, shkrimet be gazete, po ja merrni ju. Mos more djem, se do na vrase veten.

    2. adi says:

      ja keta jane camet
      si enkel demi
      qe kur te gjithe diskutojne se timonieri nuk pati bythe te kerkonte gje per camerine greqise ky filozofi dhe patrioti cam gjen kohe te meret me cdo gje vec me ceshtjet e tij jo
      e njejta gje shpetim idrizrat nuk thone dot nje fjale.
      keta e vertetojne me shume se cdo tjeter qe per pak para per pak pushtet shesin cdo gje edhe te paret e tyre.
      nuk eshte cudi qe spiuni ne nivelin me te larte ne kohen e diktatures i grekeve ne shqiperi ishte nje cam teme sejko.
      pastaj nxjerin ndonje te semure psiqik me paraqitje dhe formim llumi si ai historiani llalla dhe pastaj ne fund te muajit shkojne te timonieri tju japi ndonje euro nga ato qe nisin refugjatet qe punojne ne greqi.
      vari lesht pune……
      he pra ka ndonje cam tani te flasi per patriotizem dhe me shume akoma per dinjitet.
      ja pra pse nuk ju respekton askush juve sepse ju nuk keni as moral as dinjitet ju nuk respektoni as veten tuaj.
      PS: imagjinoni sa fisnik dhe zoteri duket vangjel dule qe per hir te kauzes se tij dha dorheqjen nga nenkryetar parlamenti dhe iku nga koalicioni i rames vetem per dinjitet.

      1. Shefqet Cela says:

        Iku nga Rama ” me DINJITET “?
        Kerceu ne partine tjeter per tu bere D E B U T E T , pa votat e PARTISE SE VET !
        As’me thoni: KY DEBUTET A KA DINJITET?

      2. PER 300 EVRO BEJ HAM HAM says:

        Do te kishim besuar por dhe si shenbull te mire vangjel dulen,aty e dhjeve . Camet tani per hapjen e negociatave me BE tani i japin rendesi interesit kombetar dhe jo personal

  2. bureci says:

    Bukur, vec ajo palma mban ere kulture.

  3. Bert says:

    Pse s’ta mbushi synin ai djaloshi tek kafja Zone e lire, me kafexhi Arjan Çanin,qe tha, mami im prishet,kalo ne orgazem kur permendej dhe shikonte Sali Berishe?

  4. Jimi says:

    E ka qare Mehmet Shehu! Me sa ka kal jeshil aq ka cam te beses!

  5. Dike Mullai says:

    Me kete shkrim-shkaravine, je perpjekur te “bejsh” Filozofi !!! Bindu se Je nje ” KARABUSH ” me emrin Enkel (?!)

  6. Syti KORITA says:

    Me kete shkrim-shkaravine, je perpjekur te “bejsh” Filozofi !!! Bindu se Je nje ” KARABUSH ” me emrin Enkel (?!)

  7. loni says:

    ENKEL , MIRE TE THONE , MOS BEJ FILLOZOFIRA SE PATAKSE DYNJANE,,,,,,,
    UNE PO TE BEJ NJE NDER , NUK TE BEJ VREJTJE SE JAM MIKU JUAJ FAMILJAR………..
    AI SHOKU ENVER ,PER TY ESHTE XHAXHI ENVER , KENI QENE TE LIDHUR SI MISHI ME KONKEN FAMILJARISHT….RRI , USHQEU ME ATE PUNE QE KE SE TE USHQEN MIRE , SE EDHE TI E BEN MIRE , NE TV E ENVERIT…..

  8. Aliu says:

    O Kel! Shiko or trap rreth vetes se po noton ne injorance. Paskesh qene fshatar i paditur Hysni Kapua dhe pa kulture Enver Hoxha dhe kete e ka zbulue Keli, burri i Mesiles qe nuk thone kote: si e ema dhe bija.
    Tunk or Kel

  9. Lumi says:

    Enkel, kujdes kur permend komandantin se Jane te gjithe te kuq ketu.

  10. Bashkim says:

    o enkel me ne fund degjuam ca njerez qe dijne te flasin… se kemi 20 vjet qe degjojme budallaqet e tua…. ervisi me i miri nga te 5

  11. keshtu ndodh says:

    Enkel, mu s’me vjen keq qe Shqiperia s’paska filozof, sipas teje, por me vjen keq shume se kush shkruan per filozofine; nje cope gomari qe edhe per nga origjina (!) nuk duhet te ishte i tille. Une i pashe dhe degjova mbreme ata “filozofet” dhe veç keqardhjes si gjithmone, beja dhe humor me veten time. Ata ishin batakçinj qe kishin nje gjysem gomari me shkolle, se çfare shkolle nuk e kuptoja dot. Po ti Enkel je treguar idiot me ato qe shkruan me larte, s’ka se si kuptohet ndryshe, ose ke ndonje teoreme te pavertetuar tip aksiome qe e paske zbuluar nga njohja e thelle qe ke mbi demokracine (!) Turp te te vije se je treguar brashnjare!

  12. Andi says:

    Sikur te kishte shqiperia me shume njerez si kta cunat do ishte mire.. po eshte mbushur me injorante si puna e enkelit

  13. Nesti says:

    Revolucioni i Kelit ka fimluar gjithmone tek mllefi prej adoleshenti dhe perfundon gjithnje tek tangerlleku snob prej provinciali.
    Tani qe e beri revolucionin ne kete pacavure artikull pa koke, pa kembe ndihet mire. Bishta mendimesh pa krye por qe jane si aspirine per mendimtaret lokale te vendit.

  14. çami i drejte says:

    o idjota njerez ,o legena ,o shkerdhata , o komunista komentues shkrimi i enkelit eshte kritik e paster dhe inteligjente per pseudo intelektualizmin
    partiako mediatik te shqiperise .nuk e pate qe nuk dinin te artikulonin as nje pyetje inteligjente ,por vecse jargaviteshin berishes vetem me nje pyetje .berishe do na shpetosh apo do ikesh?p.s. mos e shani tjetrin nga orgjina o pederasta se cameve nuk u vini as tek maja e karit ju per intelekt dhe moral

  15. Endri says:

    E bukur shprehja biles filozofike “ sa rrugaç e injorant paska Shqiperia”.

  16. ZINI says:

    FILOZOFI I KARIT TIM TE QIFSHA MOTEREN KU TA KESH MERE BERISHEN DHE COJA SATEME TA SHKERDHEJ KESHTU E MERITON TI BYTHQIR QE TE FLASIM

  17. ali vlora says:

    O Enkel Demi ! Je shume bastard . Te thuash per Hysni Kapon e Enver Hoxhen qe ishin me opinga e u vinin ere eshte turp. Lexo te ndjerin Kasem Trebeshina kur midis te tjerave thote: ne

  18. shkodra. says:

    organizaten anti shqiptare me masken ps duhet debuar nga shqiperia,se jane organizat e dy shteteve turke e greke qe bejn marrveshje te fshehta me turqin e greqin,per berjen e voiro epiirit autonom mbrenda shqiperis,me objemtive bashkimin me greqin.

  19. .......... says:

    SI thua ishte injorant ENVERI DHE TE TJERET o kokrra debilit kur ai ngriti shqiperin nga 0 ro , po kush je ti qe shan te ter inteligjencen e ngritur per 50 vjet o debil , a ke llogjik apo ter naten ben pun mbrapç dhe diten rreshket per inerci idjot ,cilen inteligjenc largoj ENVERI , ne SHQIPERIN E kohes zogut nje perqind e shqiptarve dinin shkrim e kedim dhe kishin pak shkoll idjot , si ofendon ti inteligjencen e atyre njerzve qe u shkolluan ne rusi dhe ne universitetet e Tiranes dhe te gjith vendit te ngritur nga ky ENVERI o kokrra tarallakut , ishin kta intelektual qe ngriten SHQIPERIN qe shet pordh ti sot , ishin kta qe ben epok ne te tera fushat e zhvillimit te kti vendi nga art kultura industria ushtria dhe kudo , po keshtu esht kur dhe zorraxhinj pa vler bejn filozofin , u kthye koha injoranteve dhe injorances prap , budallenjt e debilet shajn ajken e inteligjences komtare ,ne te ter fshatar kemi qen se dhe SHQIPERIA nje fshat i madh ka qen para vitit 45 se , ti qe qellove kaq i zgjyt gjyshi jot nga athina ka ardhur ,çam derdimen ty nuk te takon te diskutosh fare per kte tem se ju per grekun keni punar ne jet te jetve dhe ktu ata budallejt ju mbajten kur ju vuri drun greku idjot.mos mer mendjen e asaj budallaqes qe ke ne shtepi , gjei nje menyr tjeter ti besh qefin , mos keput mufka karabush.

  20. A e degjuat Fitim Zekthin e UET te Henri Çilit se, si u mallengjente kur i derjtohesh “bacë” Berishës me ndonje “pyetje”, qe me se shumti i pergjigjej po vete. Çfarë perversiteti ne Universitete dhe ne Media, ku emisione televizive paçavure si tek Arian Çani çdo te Premte ne KlanTV me te ftuar ku mbizotrojne 99% perversa e monstra te çdo lloji e fushe, si rasti ne fjale Fitim Zekthi. Paska shume te drejte Edi Rama kur thotë: KAZAN… per Mediat e sotme shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje