“Deutsche Welle”: Në protestë ishin 8-10 mijë vetë, aq sa PD mblodhi edhe një vit më parë e vetme. Munguan qytetarët e zakonshëm

27 Janar 2018, 20:41Politika TEMA

Dy partitë kryesore në opozitë PD dhe LSI drejtuan në bulevardin kryesor të Tiranës mijra mbështetës dhe simpatizantë të tyre nga e gjithë Shqipëria në një protestë kundër qeverisë Rama 2 dhe kërkuan dorëheqjen e saj.

Akuza kryesore e Partisë Demokratike (PD) dhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), e para e  djathtë dhe dyta e majtë, është lidhja e qeverise aktuale me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.  Protestës kundër qeverisë iu bashkuan edhe disa parti të vogla opozitare, që nuk përfaqësohen në parlament. Me flamurin kombëtar si dhe atë të SHBA-së dhe të BE-së protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë. Drejtuesit e partive opozitare mbajtën fjalime para protestuesve me thirrje për  të  vazhduar protestat në gjithë vendin deri në rrëzimin e qeverisë Rama 2, e cila sipas tyre nuk është legjitime pasi “ka blerë me paratë e drogës dhe të krimit 20 përqind të 71 deputeve të PS” në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të kaluar. Para protestuesve mbajtën fjalime të njëjtët drejtues të forcave politike, të paktën në dy dekadat e fundit. Narrativa e fjalimeve të tyre kishte edhe mesazhe antikomuniste duke u kthyer pas 27 vjet gjë që evidentoi për të panumërtën herë status quonë e elitës politike opozitare.

“Në emrin tuaj , të të gjithë shqiptarëve dhe të opozitës kërkojmë që Edi Rama dhe qeveria e tij ilegjitime të ikë” tha në protestë kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në fjalën e tij ai tha se reforma në drejtësi nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe u kërkoi protestuesve të “vazhdojnë luftën” për një qeveri anti-mafie që do të ҫojë vendin “drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”

Protesta – test për mbështetjen e qytetarëve ndaj opozitës

Protesta e sotme konsiderohet  si  një tregues se sa mbështetës ka forca kryesore opozitare PD pas humbjes së  rëndë në  zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të kaluar. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve PD-ja mori në ato zgjedhje vetëm 30,63 të votave të elektoratit  kurse PS 41,6 %. Përjashtimi prej listës së deputetëve nga lideri i PD-së Lulzim Basha i personaliteteve të kësaj partie, që nga ish-kryetarja e Parlamentit Topalli, ish-kryetari i grupit parlamentar Patozi, ish-ministrja e Integrimit Europian Bregu, që kanë qëndrime kritike ndaj Bashës për mungesë demokracie dhe manipulim të votave në rizgjedhjen e tij kryetar pas humbjes së zgjedhjeve të verës së kaluar, konsiderohen nga analistët e Tiranës si faktorë që kanë ulur ndjeshëm mbështetjen e elektoratit të djathtë ndaj PD-së.

Burime të pavarura e vlerësojnë diku mes  8-10 mijë numrin e protestuesve, pothuajse të njëjtë me atë në protestat e PD-së verën e kaluar, në “Çadrën e Lirisë” të ngritur për tre muaj përballë ndërtesës së Kryeministrisë për të kërkuar të njëjtën gjë: dorëheqjen e qeverisë Rama 1, e cila sipas PD nuk garantonte “zgjedhje të lira dhe të ndershme” për shkak të lidhjes me krimin e organizuar.  Edhe në protestën e sotme protestuesit ishin në shumicën e tyre militantë dhe mbështetës të PD dhe pative të tjera në opozitë.

Munguan qytetarët e zakonshëm, pa vokacion politik. Burime nga PD u shprehën për 30 herë më shumë pjesëmarrës duke e ngritur numrin e tyre në 300 mijë vetë. Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë shifër zyrtare për numrin e pjesëmarrësve. Në një njoftim për shtyp,

Ministria e Brendshme bëri me dije se policia e shtetit ia doli mbanë të administrojë lëvizjen në akset rrugore “të 70 autobuzëve dhe 90 minibuzëve, furgonave dhe automjeteve të tjera që sollën nga 12 qarqet e vendit protestuesit në Tiranë”.

Policia e shtetit në gatishmëri të lartë.

Rreth 1.500 forca policore dhe misionet ndërkomnbëtare që asistojnë policinë e shtetit siguruan zhvillimin e protestës pa incidente. Ato kishin krijuar një kordon para ndërtesës së kryeministrisë dhe përreth saj ndërkohë që në tarracën e kryemnistrisë kishin zënë vend snajperat. Vendi i protestës së sotme risolli në kujtesën e qytetarëve 21 janarin 2011 kur u në protestën e organizuar nga PS, atëhere në opozitë, u qëlluan me armë zjarri nga policia dhe mbetën të vrarë 4 protestues të paarmatosur, kur ministër i Brendshëm ishte lideri aktuali PD, Lulzim Basha.  Forcat e policisë qëndruan në gatishmëri deri në shpërndarjen e protestuesve.

Akuza të opozitës ndaj ambasadorit amerikan dhe kreut të delegacionit të BE në Tiranë

Protesta e sotme u parapri nga akuza e ish-kreut të PD-së, Sali Berisha ndaj ambasadorit të SHBA dhe ndaj kreut të Delegacionit të BE-së në Tiranë. Në një program të ndjekur televiziv Berisha deklaroi se ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin “janë bërë palë me kryeministrin Rama, e mbrojnë atë dhe nuk lënë rast pa sulmuar opozitën”.

Në këtë kontekst kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje sot ambasadorëve që të kenë parasysh që Shqipëria aktuale është “një diktaturë europiane”. Por muajin e kaluar Jahannes Hahn, Komisioneri i BE-së për Politikat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë së Mirë deklaroi se Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe në prag të hapjes së negociatave të anëtarësimit me BE, nëse do të ketë rezultate konkrete dhe të pakthyeshme të reformës në drejtësi.

Në Shqipëri ka filluar vettingu i prokurorëve dhe i gjyqtarëve dhe është zgjedhur nga Parlamenti kryeprokurorja e përkohshme,  proces i mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, por që sipas opozites është antikushtetues.

7 komente në ““Deutsche Welle”: Në protestë ishin 8-10 mijë vetë, aq sa PD mblodhi edhe një vit më parë e vetme. Munguan qytetarët e zakonshëm”

  1. beni says:

    Nuk e kuptojn kta islamike të PD qe Europa kerkon krishterimin ne shqypni?
    Boll se su a fershellen me njeri,u a pin lengun islamizmit!

    1. topuzi says:

      beni-ne nje vrime i bie zotrote fyellit. Po nderroje ca avazin se jeni bere per tu varur teneqen.
      Po ato te PS-s mos i ka pagezuar gje Janulla? Si more nuk ka lene asnje islamik Janulla ne PS; as per far? I fort paska qene. Medemek, sapo u be shqiptar, direkt i futi te tere socialistet ne kazanin e kungimit. Ketij i them prift une …

  2. Boris Godunov says:

    Ashtu eshte,.As dhjete mije vete nuk kane qene nga tere Shqiperia.Por,po t’i shtohen ketij numuri dhe .. 85 mije pemet,qe Erion Velia ka mbjellur ne Tirane…Imagjinoni!.Vetem Lorik Cana do te kishte mbledhur i vetem mbi njeqind mije vete nga Tirana!.

  3. perparimi says:

    PO KUSH PO E NDERTON AEROPORTIN E VLORES ISLAMIKET TURKE;PO KUSH I KA HIDROCENTRALET ISLAMIKET TURKE RROFTE KRISHTERI
    ERDOGAN RAMA AHHAHAHAH

  4. Toni says:

    Sa kar. Ka dal tamom si kar i lujt menc.

  5. Toni D. says:

    Zakonish ne krye te protestes(ne menyre demokratike dhe pacifiste) jane qytetaret e thjeshte qe kerkoje drejtesi,lufta kunder krimit, pune,paga me te larta,uljen e taksave etj………. etj…. Ne Shqiperine tone ndodh e kunderta… ne balle te protestes jane Politikanet,Kryebashkjake dhe te afermit e tyre
    +puntoret e bizneseve qe drejtoje keta qe permenda me siper… per te bere jehone
    nderkombetarve qe gjoja vendin e la mbuluar varferia,droga,vjedhjet,grabitje etj…. etj…
    Problemet e vendita tone jane te shumte pasi cdo gje arrihet me Kulture ,Pune,Respekt Dashurine,Educate etj… etj…. gje qe Shoqerise Shqiptare i mungojne…. dhe per kete Politikanet perfitojne duke mbrojtur interesat e tyre e para.. dhe dyta s’arrihet asgje me mentalitetin e urreitjes,thashe’themeve qe degjuam,shikuam dje ne potreste duket mos arritur dicka per te miren e Shoqerise ku jetojme .

  6. , says:

    lulush kryemadhjere te dhendrit sllobodanke,jeni te humbur edhe ne qofte se behen zgjedhje te parakohshme!
    1 ) PD e LSI jan dy parti qe e gjejne frymezimin dhe marin leksione nga partia meme e stalinit . Fatkeqsi qe keto dy parti mbaje peng dhe mashtrojne nepermjet sigles se tyre partiake simpatizantet opozitare .
    2)LSI, PD e kane te pa mundur qe te bllokojne te ardhmen e shqiperise .populli nuk i harrone te ligat qe i solli qeveria Berisha ne bashkpunim me lsi duke i vjedhur te ndershmit, dhe nga ana tjeter pasuruar veten e tyre por edhe ndonje kocke per abuzivet qe i shkojne nga pas.
    3)EU,SHBA po e njehin mire realitetin shqiptare kryesishte kreret opozitare ne vendin tone ,qe cdo dita hedhin akuza kundrejt dy mikeve me te medha te kombit tone.
    4)Shpesh here degjojme kreret opozitare se ne protesta pate nje mas te madhe njerzish?.Kjo seshte aspak e vertete,dhe askush nuk e beson kete truk te genjeshtareve te tyre te perditshme .z Kukan apo BE nuk bazohen tek hiporbolizmi banditesk opozitare qe pat kaq apo aq protestues ,K ,ata marin ne konsiderate te dhenat statistikore te ecurise pozitive te qeverise aktuale.
    5)pd,lsi po perdoren nga qarqe anti kombtare .Qellimi i tyre te mbajne te dobet ,te pa shprese, dhe te varfer shqiptaret,qellimi i fqinjeve reaksionista ne bashkpunim me kreret tradhetare opozitare te shqiperise kane per qellim largimin e shqiptareve nga trojet e tyre. Keta te marre dhe te pa turpe nje dite historia do ti denoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール 通販

    最 高級 ダッチワイフ あなたのブログは私たちに取り組むべき貴重な情報を提供してくれました。あなたは素晴らしい仕事をしました!

    Përgjigjjuni
    1. Y
      YourDoll JP

      ドール ハウス 168 デートのためにダッチワイフを映画に連れて行き、彼女にチケットを手に入れました

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje