Përfundimisht u diskredituan

27 Janar 2018, 19:08Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Protesta e 27 janarit, ishte fillimi dhe fundi brënda një kohe të paracaktuar, i diskreditimit të një partie dyshe, e cila jo vetëm nuk arriti të bënte “protestën e madhe”, por kulminacionin e dështimit të saj e kishte, duke nisur nga mënyra ose “skenari” i organizimit e duke përfunduar tek shpërndarja e atyre që Luli dhe Monika kishin mashtruar për ti hipur në autobuzë. Ajo ç’ka Luli dhe Monika kishin parapergatitur, që kishin hartuar dhe kishin miratuar mes tyre, dhe që në dukje ishte “si një protestë e 500 mijë shqiptarëve”, nuk ishte gjë tjetër veçse, diskreditimi i plotë i një partie dyshe, dhe e dy kryetarëve të dështuar dhe të ngjirrur.

Protesta ishte e diskredituar sepse nuk kishte asnjë hije vërtetësie, sepse nuk kishte sharmin e një proteste popullore, sepse nuk kishte numrin e duhur të “qindra e mijërave” opozitarëve, sepse nuk kishte mjetet e nevojshme të një proteste popullore, sepse nuk kishte figurat dhe emrat e duhur të cilët do të përfaqësonin protestën popullore, sepse në fjalimet e tyre Luli, Monika, Fatmiri, Vangjeli, Dashi dhe kushdo tjetër , duke mos harruar edhe “socialistin” e zhgënjyer, ishin fallco, ishin të shtirur, ishin të porositur, ishin djallëzorë, dhe nuk ishin personat e duhur të qanin me lot krokodili për hallet dhe problemet e shqiptarëve.

Ata që u folën atyre “500 mijë protestuesve” ishin milionerët e opozitës, ishin pushtetarët e opozitës, ishin të akuzuarit e opozitës, ishin të denoncuarit e opozitës, që tentuan tu mbushinin mëndjen shqiptarëve të mbushinin sheshin sepse “do të rrëzonin Ramën nga pushtetit”. Fjalimet e tyre ishin boshe, fjalimet e tyre ishin hipokrite, fjalimet e tyre ishin tinzare, të mbushura me tallje dhe mashtrime standarde, për ata qyqarë që kishin marrë udhët me autobuzë, duke u mbushur qeset me sufllaqe dhe ndonjë coca-cola, për të ardhur në “protestën” e ish-pushtetarëve të rrëzuar me votën e lirë.

Fronti “opozitar” e nisi diskreditimin, qysh në çastin e parë me nxjerrjen në podiumin e protestës të një personi që u vetëdeklarua “socialisti i zhgënjyer”, duke cicëruar fjalë për fjalë gjithçka i kishte porositur Luli nga zyra e tij. Pastaj e vazhduan me “aleatët” pa parti, për ta vazhduar me Monikën e LSI, e cila duhet thënë se dukej më e trembur se kurrë. Monika ndoshta e ka ditur e fare mirë se “protesta popullore” do të dështonte, ndaj dhe doli më e trembur se kurrë në podium, ishte e trembur sepse fjalimi i saj ishte pa lidhje, ishte fjalimi i politikanes së kapur nga frika e Vettingut, e politikanes që turret të gjejë rrugëdalje nga ndëshkimi i ligjit duke përdorur partinë.

Protesta e 27 janarit ishte diskreditimi i një klase politike të dështuar, e cila pasi ka qenë për 8 vjet në pushtet, pasi ka abuzuar, pasi është akuzuar dhe pasi është denoncuar publikisht, duke patur për një kohë të gjatë punë me organet ligjzbatuese, tenton të shfrytëzojë shpresën e vetme, të mashtrojë dhe ofertojë “protestues” me qera. Protesta “popullore” e partisë dyshe Luli-Moniika, ishte e trishtueshme, ishte hileqare, tek shikoje hallexhinjtë tek zbrisnin tufa-tufa nga autobuzët e rretheve me qese në duar, dhe pastaj oborrtarët e Lulit dhe Monikës tek raportonin vazhdimisht me celularë tek shefat e tyre, për numrin e të ardhurve , dhe sheshin e mbushur.

Protesta “popullore” e Lulit dhe Monikës, nuk ishte protesta e opozitës, ajo ishte protesta e dyshes së dëshpëruar nga mungesa e pushtetit, ishte protesta e dyshes së inatosur nga mungesa e alternativave për ti bindur shqiptarët të jenë shumicë kundër qeverisë Rama, ishte tentativa e tyre e fundit për të qenë të besueshëm në Tiranë dhe rrethe, ishte shfryrja e fundit e tyre ndaj një qeverie legjitime që po e afron Shqipërinë në BE, ndaj vendosjes së shtetit ligjor, ndaj zbatimit të Vettingut.

Protesta e Lulit dhe Monikës, ishte e trembur, pasi sinjalet nga Brukseli dhe Washingtoni, janë të qarta dhe të prera për klasën politike opozitare të Tiranës, “asnjë tolerancë për nxitësit e trazirave, asnjë mbështetje për politikanët aventuriarë që ndjellin destabilitet”. Kaq ka mjaftuar që organizatorët të fshinin të trembur “skenarët e zinj të protestës popullore” të 27 janarit, për tu mjaftuar vetëm me fjalimet e tyre bajate, madje pa citate paralajmëruese “do të rrëzojmë qeverinë”.(TemA)

26 komente në “Përfundimisht u diskredituan”

  1. Kombi says:

    SKANDALOZE , KUR DEGJON QE BEJNE MORAL KETA TE KORRUPTUAR . TURP PER ATA MILITANTE, QE I NDJEKIN PAS DHE DEGJOJNE FJALIMET BOSHE TE TYRE . AKOMA NUK E KA KUPTUAR KY POPULL, SE KETA QE ISHIN DJE NE QEVERI , E RROPEN DHE VARFERUAN KETE VEND , KETE POPULL ??? DO TE VIJ DITA QE DO TI SHIKONI NE BANKEN E TE AKUZUARVE DHE ATEHERE DO TE BINDEN SE PERSE E NXJERRIN POPULLIN NE PROTESTE KETA HAJDUTE .

    1. DinPaku says:

      Mos u mundoni te gjeni dhe te numeroni argumentat pse deshtoi protesta. Aresyeja eshte nje dhe vetem nje: Kjo opozite nuk mund te bej dot proteste paqesore, nuk i ka lezet dhe nuk i shkon fare, duket fare qesharake. Kesaj opozite i shkon per shtat vetem dhuna dhe, perderisa nuk perdori dhunen, patjeter qe protesta do te deshtonte, siç deshtoi.

  2. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Bashkimi i dy ngjyrave,xhaketa e Monikes me ate te Lulit,ishin shume larg shijes se “stilistit” Berisha !
    Dalja ne opozite e LSI eshte normale,por protesta e saj,duke ju larguar pergjegjesise eshte e pakuptimte.
    PS e vetme fitoi me shume deputet,duke i kaluar pergjegjsia me e madhe LSI,ku populli e akuzoi si fajtoren kryesore te difekteve qeverisese.
    Kjo proteste,me “fshesat” e saj duhet te kishte larguar figurat e ndryshkura, rreth PD !
    Naiviteti i lidershipit demokrat se kanabisi dhe korupsioni,kane shperthyer ne qeverine socialiste,eshte i pa pranushem nga shumica e votuesve.
    Nje rekomandim per LSI,nderoni emerin e partise,nuk mund te jeni as socialist as integrimist,keni treguar se jeni pazarxhinje tenderimesh.

    1. Nn says:

      Le ta lene LSI – por ta quajne Levizja e Skraparllinjve te Inatosur

  3. Shigjeta says:

    Artur ke bere nje koment brilant ku nuk shton asnje fjale , urime ………

  4. bregdetari says:

    – AH C’NA DUHET CA QERESTE…!

  5. PS+PD+LSI= Krushqi says:

    Po PS per cfare morali flet?

  6. says:

    Vetëm sindikatat organizojn protesta.Për partit politike të pakenaqura me rezultatin e zgjedhjeve ka gazet dhe deg partish në rrethe

  7. Tirona says:

    ????????????????????????????????
    “Zonja e Pare ” e vendit, bashkeshortja e presidentit te sheiperise merr pjese ne protest
    ????????????????????????????????

  8. Jimi says:

    Do ta konsideroja ofendim te madh te gjendesha krahe surreterish te tille te kriminalizuar dhe jo me ti degjoja e aq me keq ti miratoja me duartrokitje “moralizimet” e te pamoraleshmve!

  9. Izeti says:

    Artur te lumte.dora. Respekte

  10. Gregori.uk says:

    Perjashto Dulen dhe “socialistin” e zhgenjyer te gjithe ata qe u folen protestuesve per fukarallekun qe ka pllakosur shqiperine jane milionere ne euro. Dhe keta e dine me siguri cdo te thene fukarallek se e jetojne perdite. Si spo del nje prokuror i ndershem ti plasi te gjithe hajdutet ne burg, t’ju sekuestroj pasurite qe te zeje mend edhe klasa politike qe do vij me pas se keshtu si e kane nisur keta do vazhdojne te bejne ligjin brez pas brezi hajdutet me kollare dhe populli i shkrete do marre buke me vete neper mitingje.

  11. Anton says:

    Politikane te deshtuar. Mjer shqiptaret me ju .

  12. Koba says:

    Ore mire keta Legenet qe jo vetem u diskredituan po dhe moren nje Shuplake te drejte per drejte te dy Partickat.Problemi eshte se Mazhoranca duhet te veproje ma me shpjt ma aktive ,te mbylli reformat e nisura,ti rrasi ne hapsane Zullumqaret,Tu konfiskoje pasurite e vena me vjedhje ,qe bejne miliarda .Te rrisi rrogat dhe pensionet ,te krijoje vende te reja pune,po duhen ndertuar dhe fabrika ,nuk mjaftohet me ca pu nishte dhe Rilindje Urbane, Duhet nje Rilindje E Industrise se lehte dhe e Zhvillimit te Bujqesise.

  13. AZ... says:

    O turi qe te mban PS ne xhep si femije kanguri ty te pelqejne protestat e PS ku kercet huri
    ju nuk duani protesta me kulture demokracie se ini bij orospie se ju ini partia e hashashit e edvin psikopatit e taulant koke trashit
    ju ini bijte e enverit vellezer te mark frok gangesterit
    ju nuk beni dot nje analize po mos terhoqet nga nje vice. Ju ini plerat e kombit (gazeta tema nga nje ane dhe “55”nga ana tjeter ju te ashtu quajtur gazetare ini per tu futur ne burg para politikaneve me shume te drejte edi Rama ju theret kazan tema +55 balle Kazani. Ska gje me te poshter te jesh bythe lepires e servil

    1. Zigur Qarri says:

      Duan demonstrime si ai i 21 Janarit 2011 thuaj,ku iu vu flaka Tiranes,ku dhuna eskaloi nga
      nxitja e gangsterave deri ne viktima vetem per te treguar me gisht se kush esht fajtori,kush jan kriminelat!
      Vertet,kush jan kriminelat,ata qe nxiten apo ato qe vrane?Te dy,por nisur nga shkak edhe pasoje,
      nxitesit kryesoret,ata qe pinin kafe dhe prisnin lajme nga llumi i shoqerise,nese eshte vrare dikush!
      Edhe u vrane,edhe u derdh gjak shqiptari per idealet mafioze te S.Tahirit,per grabitjen e ARMO-s nga
      Rama.Familjet e viktimave u paguan(u shperblyen) por askush nuk u denua,pavaresisht se ne çdo
      diskutim politik,PS-ja e perdor si akuze!Perse nuk u denua askush?Sepse te PS-jan bashkfajtore ne
      krim,jan nxitesit.

  14. Ideja says:

    Parti e Punes eshte NENA e PS, PD, LSI,PR,PSD, PAgrare dhe e te gjitha partive te tjera 60 spo 70 partive kelyshe te doses Meme.

  15. Balli Kombetar says:

    Shihni personat kush eshte ne vijen e pare e te dyte qe te vleresoni nga kush perfaqesohet opozita

  16. Iliri says:

    Nje proteste ku marrin pjese kaq shume njerez nuk mund te quhet e deshtuar. Ata njerez ne shesh ishin bashkombasit tu zoti gazetare mercenare .
    Mos valle duhej te sulmoheshin policet qe te quhej proteste e sukseshme? Mos valle Basha duhej te shkonte te kullat te pinte kafe e ti nxiste protestuesit te vriten .

  17. ALBAN DEGA says:

    KUJTESE

    MESIMET E MEDHA TE 18 DHJETORIT E 27 JANARIT
    PER EDI RAMEN E PARTINE E TIJ

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk pajtohem plotesisht me ty Z. Ajazi!

    Barra e krimeve dhe …

    Ish – pozita e djeshme, opozita e sotme nuk u diskretituan per nje dite e as per nje e dy vjet!
    Te tille jane prej gati 27 vitesh qe me kuoten zero, cekun e bardhe, arrestimin e liderit te opozites dhe gazetareve te “Koha Jone “, ekzekutimit ne tortura dhe zhdukjes se kufomes te Remzi Hoxhes…. 26 e 28 majit 96,
    katrahures kombetare 97, grushtit te shtetit te 14 shtatorit 98 me sponsor Millosh- Stanishicin, qysh ne megakusarine e Autostrades se Kombit, Gerdecin tragjik, ARMO-n e Taci Oilit e ngjyrosjen e naftes, CEZ-in e Xenit dhe Kodoshit Mediu, Rapiscanin e Fazlicin, Interkoneksionin e votat e 28 qershorit 09, qysh ne bllokun 700 mije euro vetem nje faqe prej 84 faqeve te tij, ekzekutimin e 4 protestuesve fakira me duar ne xhepa e me cadra pistoleta mbas shpine me 11 janarin 11, me vjedhjen e votave ne sy te shqiptareve dhe nderkombetareve me 8 maj 11 ne Bashkine e Tiranes, qysh me sterkembeshin e perjashtimin nga konkurimi te Sokol Olldashit per kryetar te cifligut familjar te Sali Berishes, qysh me cadren e ngritur mbi gjakun e pathare e drejtesine e padhene per 11 janarin, qysh me vjedhjen e votave ne korrik 17 brenda Shtepise se vet nga qehajai i Sales Lulezim P… jeshka .
    A mund te beje e qeverise, a mund te udheqe shtet nje kokoroshi kokebosh qe vjedh shtepine e familjen e vet si Lulezim Fazlici !?
    A mund te krijoje qeveri antimafia e antikanabis nje ish minister Transportesh e Rrugesh qe ne vend te bente Ministrin beri noterin e nje kompanie te famshme per korrupsion e zhvatje si Bechtel Enca, nje ish minister i Brendshem qe e beri gardianin dhe taksidarin e Sali Escobarit dhe Xenit ne Republiken Autonome te Lazaratit!?
    A mund te beje politike e diplomaci nje ish- minister i Jashtem qe me urdher e komande te Sali Micotaqisit nenshkroi atdheshitjen e Otrantos !?
    A mund te quhet burre nje kokorosh kokebosh qe nuk ka as ze, asnje sifat burri… nje burre qe nuk nxjerr fjale nga goja pa rre shqiptaret e miqte e aleatet tane strategjike SHBA-ne dhe BE- ne, nje p… mashkull si Lulezim Sali Fazlici !?
    Nuk behet fjale per diskretitim !?

    haraci i shpirtit ne maje te hundes !

    Behet fjale per vetdemaskim, per krime e kusari pa fund ndaj popullit e vendit te vet qe sic thoshte, nena ime filozofe me 4 klase fillore duke ruajtur dhente, per Enver Hoxhen qysh ne vitet 60-70 “ qofsh mallkuar si je ka e drejton kete vend si me ja pase inat popullit tend… Te hupte fara ty e Sociafikes tende more lanet… “,duke e nemur me shami.
    Aq te medha e te renda jane keto krime sa sot e braktisen jo vetem PD e Berishes por edhe LSI-ne , partine familjare te Like Kryemadhit, me shume se 95 per qind e anetareve te tyre, e njejta perqindje qe perkrah SHBA-ne dhe BE, Donald Lu e Vllahutin si perfaqesues te tyre ne Tirane !?
    Pse !?
    Sepse shqiptareve u ka ardhe shpirti ne maje te hundes me kusarine e krimet e tyre te perbindshme, se shqiptaret i kane syte ne balle e trute ne krye te shohin e gjykojne sarajet e dugajat, vilat e botikat, oret 20-30 mije euroshe e Ferraret e Lamborginet qindra mijera eurosh …
    studimet dhjetra mijera euroshe ne vit ne La Sapienza e Oxford, Kembrixh e Harvard ku bejne tri vjet per te kryer nje gjysem viti kolegj te femijeve e dashnoreve te tyre …..
    “ Kokepalaret “ historikisht jane me trima se koke e bythelaret me florinjte e plackitur prej tyre. Asnje revolucion deri sot nuk eshte bere nga te dytet .
    Te gjitha jane bere nga “kokepalaret “ !?
    A e dini pse !? Sepse ata nuk kane asgje tjeter per te humbur vec zhulit dhe llocit… te kokes dhe prangave te sundimtareve !?
    Kjo eshte e verteta lakuriq !
    Kete duhet ta kete veth ne vesh edhe Edi Rama, ministrat e deputetet e tij e deri te lideri i seksionit te fshatin me te humbur te Shqiperise !
    Te mos ferkojne duart e trashin bolet nga deshtimi me sukses I protestes se opozites por ti vene gishtin kokes e te mos i hipin ne kurriz kokepalareve me hajni e korrupsion, me dallavere e padrejtesi.

    Vetmi ne veshin e Edi Rames e qeverise se tij

    Urgjentisht te shkojne jo tek bejleret e rinj te cdo lagjeje e fshati, por tek hallexhinjte, tek kokepalaret,
    tek te semuret, tek populli .
    Te mbajne shenim cdo hall e nevoje te tyre e se pari e me perparesi te plotesojne kerkesat e nevojat e tyre jetike !
    Te shkoni si nxenesit tek mesuesi popull dhe te vepronu e punoni per permiresimin e jetes se tyre.
    Asnje Lungomare as shesh Skenderbej, asnje fasade apo aeroport stadium apo podium, nuk ka me shume vlere se jeta e shendeti e nje hallexhiu e njeriu !
    E keni emrin socialiste, shoqerore ndaj punoni e veproni me perparesi per nje shoqeri me te mire, me te begate, me te drejte e te barabarte !
    Shkunduni nga rutina burokratike e shkoni tek populli se ata qe kane halle e nevoja jetike si buka e gojes dhe ilace
    nuk kane as internet e as dine cfare eshte online outline!
    Mos harroni se vota e cdo kokepalari vjen njesoj si vota e nje milioneri apo miliarderi !
    E kokepalaret bejne me shume femije, kane familje me te medha e nevoja me te medha!
    Ulni taksat e minibizneseve e shtepive per perdorim vetjak familjar e jo per biznes!
    Ndertoni banesa sociale per te pastrehet dhe zhdukni nga faqja e Shqiperise kasollet ala Lul i Vocerr qe pashe mbreme ne STOP te Klanit e tek Fiks Fare !
    Lironi nga burgjet te burgosurit per 100 kilovat energji apo nje fitil mariuane per perdorim vetjak se u kushtojne me shtrenjte rojet, strehimi dhe ushqimi i tyre ne burgje se ato kilovate !
    Beni llogarite si per familjen e veten tuaj.
    Shkoni tek populli.
    Ne populli, Me popullin e Per Popullin eshte kapaku i Kushtetutes se Nenes se Demokracise Boterore, SHBA-se!
    Zoti Rama e krejt qeveritaret e tij nga Vermoshi ne Konispol te vendosin ne tavolinat e tyre nje Kopje te ketij kapaku ne Shqip e Anglisht !
    Nuk dua qe pas 6 muajsh a nje viti, a 2 apo tri vjetesh te perfundoni si opozita e sotme !
    I vetmi shpetim eshte sherbimi ndaj popullit dhe jo kalerimi mbi kurrizin e tij ! Kujtese ! Kujdes !
    Qe sot e perdite ne 365… 6 ditet e motit !

  18. ALBAN DEGA says:

    Nje veth falas ne veshin e jo vetem Edi Rames

    MESIMET E MEDHA TE 27 JANARIT
    PER MAZHORANCEN

    Ne Populli, me Popullin, per Popullin !

  19. vaso says:

    Nje proteste eshte thjesht nje proteste.Askush nuk ka frike nga nje proteste,aq me teper te rrezohen qeveri.
    Megjithate besoj ka shume arsye per te protestuar.

  20. REZI says:

    Gjithshka duket skandaloze, e po nuk pate një opozitë konstruktive që krahas kritikës për qeverinë të vijë me platformën e saj në të gjitha fushat, duke u përgatitur edhe për të marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme, ata që fituan zgjedhjet do vazhdojnë punën. Që të jetë konstruktive duhet të bëjë analizën e gabimeve që ka bërë e bën, të pushojë së shari e shpifuri pa fakte, duhet të mos merret me cic-mice por të ketë një program të detajuar e të besueshëm për njerëzit, të lërë drejtësinë dhe median të bëjë punën e pavarur(media varet vetë se do para për të mbijetuar duke përdorur ekranin të thotë c’të dojë). Po me këto figura që janë mbytur në pasuri dhe qajnë hallet e njerëzve, me gjoja, dhe me këtë dorën përpjetë të Luli, më duket si ducja e Hitleri. Sepse duhet të shkojë me gishtat lart kur nuk ka ndonjë fitore(viktoria-V e dy gishtave) dreqi e merr vesh. E sheh vehten Luli në tv, si duket? Punë e tij, por opozitë nuk bëhet me gishtat përpjetë, iku koha e gishtave, duhen fjalë e vepra për të mirën e Shqipërisë.

  21. Stalin says:

    Shoku Enver me Nexhmijen??

  22. Zigur Qarri says:

    Duan demonstrime si ai i 21 Janarit 2011 thuaj,ku iu vu flaka Tiranes,ku dhuna eskaloi nga
    nxitja e gangsterave deri ne viktima vetem per te treguar me gisht se kush esht fajtori,kush jan kriminelat!
    Vertet,kush jan kriminelat,ata qe nxiten apo ato qe vrane?Te dy,por nisur nga shkak edhe pasoje,
    nxitesit kryesoret,ata qe pinin kafe dhe prisnin lajme nga llumi i shoqerise,nese eshte vrare dikush!
    Edhe u vrane,edhe u derdh gjak shqiptari per idealet mafioze te S.Tahirit,per grabitjen e ARMO-s nga
    Rama.Familjet e viktimave u paguan(u shperblyen) por askush nuk u denua,pavaresisht se ne çdo
    diskutim politik,PS-ja e perdor si akuze!Perse nuk u denua askush?Sepse te PS-jan bashkfajtore ne
    krim,jan nxitesit.

  23. lami qerim says:

    O Tur ti je nje mjeran qe edhe pse mer nje rol qytetari shum shpejt kthehesh ne nje socialist te verber.Une nuk e di tamam se ne c’kushte je ama nje gje e di mire qe ti nuk je nje qytetar i mire i cili zgjedh nje qeveri per ta qeverisur, jo per tu tallur me te. Nese armiqte qe na qeverisen me pare na ndertuan ndonje rruge a tynel keta te tute se paku ti mirembajne nuk duam te ndertojne te tjera………….etj etj se ka shume e shume….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje