PROTESTA/ Balli Kombëtar "kryqëzon" Bashën: A ka moral opozita?

28 Janar 2018, 13:03Politika TEMA

Nga Artur Roshi

Dje Opozita protestoi. Protestuesit që morën pjesë përfaqësonin grupe të interesave politike nga qendra e majtë deri tek e djathta tradicionale si vazhduese e ideve të Mid’hat Frashërit apo thënë ndryshe e djathta konservatore moderne europiane.

Zërat e oratorëve politikë nga foltorja e protestës iu adresuan segmentit politik nga qendra e majtë deri tek qendra e djathtë.

E djathta tradicionale si “klasë e përmbysur” nuk e dëgjoi zërin që e përfaqësonte.

A ka moral Opozita të deformojë përfaqësimin e të djathtës konservatore tradicionale me njerëz që nuk kanë lidhje me të ? (Sot në protestë nesër në qeveri)

A është njëlloj me deformimin e vullnetit të qytetarëve që Qeveria bëri në zgjedhje të 25 Qershorit 2017 me blerjen e votave ?

Meqënse është njëlloj,atëherë ku është ndryshimi që kërkojnë shqiptarët ? Tek fotografitë e politikanëve apo tek morali i tyre ?

Kjo do të thotë se Opozita predikon e impostuar si e djathtë,por realisht ka mëndësi të majtë.

Ne duhet të krijojmë një qeverisje si zgjatim i Ramës apo të kundërtën e tij ?

Morali mund të mos hyjë në punë për të ardhur në pushtet sepse keq qeverisja po ndihmon për të ardhur në pushtet,por morali të krijon besim strukturor sot dhe qeverisje të qëndrueshme nesër.

Metodat Makiaveliste afër qëllimit me çdo mjet dhe larg parimeve ,krijojnë pushtete të paqëndrueshme dhe të frikshme,prandaj në vendet e zhvilluara nuk i lakmojnë.

Partia jonë është themeluar nga Mid’hat Frashëri në Regio Emila të Italisë në 1945 si e para parti demokratike në historinë politike të vendit tonë.

Si e tillë është një parti e vjetër,por jo e vjetëruar në ide dhe e pakonsumuar nga korrupsioni, nuk vuan nga mungesa e moralit,nga mosmbajtja e premtimeve ndaj qytetarit, nga abuziviteti me pushtetin,etj.

Protestuesit i përshëndeti edhe një socialist me logjikën se edhe socialistët janë kundër Ramës.

Po Rama që ka në qeverisje edhe drejtorë që kanë qenë kandidat për deputetë të PD, mund të thotë se qeveris bashkë me PD dhe demokratët janë pro tij ?

Ky socialisti që nuk jep as votën e tij na vlen më shumë se një përfaqësues i të djathtës tradicionale që ka (X )% vota.

Thonë që “agait të ri” dhe “dhëndërit të ri” mos i thuaj gjë sepse nuk të dëgjon për shkak të emocionit që i sjell pushteti.

Shembulli është para syve. Rama gjatë katervjeçarit që shkoi ishte arrogant dhe shpërfillës ndaj çdo zëri logjik,por kjo gjë i prodhoi perceptimin se keq qeveris.

Sot që e ka kuptuar këtë gjë është më i kujdesshëm ndaj çdokujt përfshirë dhe Opozitën.

Unë them se bindja ime morale ka në bazament arsyen dhe logjikën, që çdo votë duhet vlerësuar me mirënjohje dhe jo më një sasi e konsiderueshme që qëndrojnë të ndrojtura por me fuqi përcaktuese në frymën e së djathtës.

Dikush mund të thotë se tregohem egoist. Po,por Egoizmi im,është i përputhur me ambicjen për të përfaqësuar interesat e njerëzve me kontribut të qenësishëm në themelet e demokracisë.

Egoizmi im është me bonsens,në kufijtë e ambicjes së një gare konkurentësh dhe e kërkon pushtetin për honor mbi meritë dhe moral.

E kundërta ,heshtja është pazotësi dhe përulje që e kanë katakteristikë njerëzit që duan thjesht përfitime personale dhe jo gjëra që dalin jashtë nga interesi i tyre meskin.

Sinqerisht ndjehem i çuditur nga emocioni i pushtetit, jashtë pushtetit që ka përfshirë njerëzit afër zotit Basha.

10 komente në “PROTESTA/ Balli Kombëtar “kryqëzon” Bashën: A ka moral opozita?”

  1. Ben says:

    ?????.Edhe ky mungonte.

  2. SHQIPERI-ETNIKE says:

    Arturi;Mire je??UROJ QE TE JESHE MIRE SI NJE I nJOHURI IME I vJETER…AJO QE ME C´UDIT ESHTE ARTUR ti je Inxhinjeri;PSE PERZIHESH ME PORNO-POLITIKEN SHQIPETARE KU ASKUSH NUK KA AS MORALIN E NJE PUTANE;SE EDHE PUTANA QE ESHTE PUTANE KA “MORAL”.. nese doni ta dini ku jua them Une nje Miku juaj i Vjeter:KA MORA NE VLEREN E SAJ,,,Vlere te cilen e ruan dhe nuk kerkon te ta ZHVLERSOJ:::po a ka MORAL:Monika Kryemadhi apo Ilir META??Apo berisha..me Bashishibouzokun BASHA, qe Mbahet akoma pas Koqeve te Fishkura te Berishes…
    Mire bere qe shkrove o ARTUR::POR HERES TJETER BJERI SHKURT…pershendes nje Miku juaj i Vjeter..(SHKOLLE)..lol

  3. albaniafirst says:

    Partia e kolaboracionisteve qe u bashkuan me pushtuesit kunder Levizjes Nacional Clirimtare te shqiptareve. Fatkeqesia jone si komb ishte se ju nuk ishit te besueshem si bashkepuntore te pushtuesit, prandaj komunistet u perkrahen dhe ne te gjithe vuajtem per me teper se 50 vjet diktaturen e tyre.

  4. kanaqda says:

    Ju ballistet mbetet vesh gjate tere jeten.jeni vetem per te spiunuar.nuk e shtyni dot me tutje.cfar pandehet se u be deti kkos e bete lugen gati.edi rama eshte ne pushtet edhe per njeqind vjet. ju mbaini shp[resen si dhelpra .

  5. Elona says:

    Luli me fytyre/tru budallai mblodhi idiotin Nard, hajdut/vrasesin Fate Medihoxha , pijanecin katunar Dash gjiza, e te tjere materiale te skaduara.
    Monika e qelbet e familjes ndyresire kokelopa ishte po ashtu aty.
    Nuk thua ti ore ballist qe shyqyr qe nuk ishe pjeae e atij LLUMI.
    E sa per turmen….
    Katnoria osht e pafajshme thoshte Qazo Mulletja

  6. Hoho says:

    Amorale. ..dhe Imorale. …I kane te gjitha te keqijat. …

  7. Mihali says:

    Sa do te madhe ta bej domostraten Luli sa do te bukura t’i bej fjelimet sa do te hiqet si i zgjuar,populli nuk e beson per te vemen arsye se vjen nga shkolla e mediokritetit Berishjan mbi te rendojn fakte te pa gjykuar si vrasjet e21 Janarit, shitja e detit,vjedhja e rruges se kombit etj.
    Fatin e Lulit do ta kishte kushdo nga te vjterit si Zhelefina,Patozi,Selami,Bode,Mediu, Noka dhe e gjthe kompania qe ka ritur Berisha sepse Jan pjerdhur nga Berisha dhe nuk benje me hajr.Apo Dashi i havas,Apo Ristani qe vidhte votat hapur.
    Keta monstra do te na flasin per zgjedhje te ndershme te drejta ata qe I vidhin drejt per drejt ne TV.Keto dryshime do te na bej Basha?
    Per keto lloj zgjedhjet flet ky monster qe pranoi te behej kryetari bashkie me vet te vjedhur per te fjetur gjum per 4 vjet.
    PD-ja duhet te gjej nje lider te ri dhe re pa perlyer me Berishen me me llogjik qe te doin me shume Shqiperin se Hollanden

  8. Izeti says:

    O Rosh ne ca gjera ke te.drejte ,se te rrish bashke me Mona Kryemadhin,,,,Fate Gerdecin,,,,,apo Nard Ndoken ,,,dhe Dash Shehun eshte ofendim per cdo te djathte te ndershem Dhe njerez te ndershem ka plot e djathta po ate e ka kap per fyti Sali Berisha,,,Lulzim Bashen. Me ata qe permenda me lart dhe me Kacin E Zi nuk quhet e djathte Zoteri,,,,,,,,,,,,,, E.Djathta ka.nevoje per njerz me integritet qe ne fakt nuk mungojne,, por te pastrohet nga Pardesyte e bardha te viteve 1990—1991 ,,se jane te gjithe.njerzit e Ramiz Alise,,,,,

  9. keshtu ndodh says:

    Ti qenke nje koqe gomari, por nga ata te pyllit. Pse çdo te thote te jeshe i djathte apo i majte, ne Europe ka te majte ne pushtet dhe s’jane ballista se bashkepuntoret e fashizmit Europa i pushkatoi me ligj qysh ne 1945. Ju na perfaqesoki klasat e permbysura, pika! Nuk perfaqesohet politika nga emri ballist se dhe Lulezimi ka emer te bukur, por lulezoi krimin, hajdutellekun, tradhetine dhe genjeshtren. Prandaj, futuni andej nga keni dale.

  10. Elona says:

    Izet i ke rene pikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje