FOTOT: Njeriu më i pasur i Arabisë Saudite lirohet nga burgu me pesë yje, pasi paguan garanci

28 Janar 2018, 10:59Politika TEMA
FOTOT: Njeriu më i pasur i Arabisë Saudite lirohet nga burgu me

Miliarderi saudit Princi Alwaleed bin Talal është liruar nga paraburgimi pasi bëri një marrëveshje të fshehtë financiare pas dy muajve paraburgim në një hotel luksoz Rihad.

Ai u lirua tha një zyrtar pas një zgjidhje financiare që është miratuar nga prokurori i shtetit.

Princi 63-vjeçar është arrestuar si pjesë e një operacioni të madh mbi korrupsionin në Arabinë Saudite, të kryesuar nga princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman.

Ai u mbajtë me më shumë se 200 princa, politikanë dhe biznesmenë të pasur të arrestuar në nëntor, si pjesë e të njëjtit operacion. Megjithatë, ky i fundit humbi disi nga fuqia e tij, kur të arrestuarit u burgosën në hotelin me 5 yje “Ritz Carlton” në Rijad.

Hoteli do të hapet më 14 shkurt dhe kjo tregon se, edhe të burgosurit e tjerë pritet të lirohen shpejt. Pak ditë më parë, princi Alwaleed u shfaq në televizione nga qelia e tij e artë, duke treguar jetën e vuajtur pas hekurave.

Alwaleed, i 45-ti në botë nga pasuria, është figura më e famshme që lirohet në Arabinë Saudite. Ai tha se ndaj tij s’është bërë asnjë akuzë dhe shprehu mbështetjen për Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Megjithatë zyrtarët e kishin urdhëruar më parë atë që të paguante paktën 6 miliardë dollarë, shumë kjo më e lartë që është kërkuar ndonjëherë nga autoritetet në shtetin e Gjirit.

Një burim i qeverisë tha: “Prokurori i përgjithshëm ka miratuar këtë mëngjes zgjidhje që është arritur me Prince Alwaleed bin Talal, dhe princi u kthye në shtëpi në orën 11.

Nuk dihet sa ka paguar për lirinë Alwaleed, por nuk ka dyshim që ka zbrazur mjaft parà, ashtu si të tjerët që u liruan para tij. Për shembull, Princi Miteb bin Abdullah, i cili u lirua në fund të nëntorit, pagoi më shumë se një miliard dollarë.

Akuzat kundër Princi Alwaleed përfshirë pastrimin e parave, ryshfetin tha një zyrtar saudit për Reuters në nëntor.

Multi-miliarderi ka një rrjet të gjerë të interesave të biznesit në të gjithë botën, duke përfshirë pronat në Twitter dhe Apple. (TemA tv)

4 komente në “FOTOT: Njeriu më i pasur i Arabisë Saudite lirohet nga burgu me pesë yje, pasi paguan garanci”

  1. Undefined S says:

    “paguan garanci”??????
    pra bleu lirine a titullin princ, me miliarda per Mbretin e Ri…….

    Shteti me i korruptuar ne bote dhe me diktaor, di si i zgjidh hallet e shtetit…

    te pakten ne arabi, mendojne per arabine por ne Albanistan miliardat jane vetem per 4 Peshkaqenet e medhenj.

  2. Roberto says:

    Sa mire do ishte qe ta provonim dhe ne kete burgun me 5 yje :-).

  3. Romeo says:

    ahahahaha vellai i berishes pre arabije ysht ysht korrak te shkerdhefsha rracen fytyr mut qelbesire islamike.

  4. Spartaku says:

    Keto para qe paguan princi per t’u liruar nga burgu lluksoz me pese yje,perseri i jati i mere.Pra jep me nje dore dhe i mer po ai me doren tjeter.Shteti me diktaorial e me i korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje