Kryebashkiakja e LSI-së thyen "akujt", mesazh Ramës: Falenderoj qeverinë për ndihmën

28 Janar 2018, 13:50Politika TEMA

Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira falenderoi Qeverinë Shqiptare për investimet që ka përfituar ky qytet gjatë vitit 2017.

Ajo shprehet se 2018 pritet të jetë një tjetër vit me investime në këtë bashki.

Gjatë inspektimit të punimeve për Rilindjen Urbane, përfaqësuesja e LSI-së që drejton bashkinë Prrenjas, gjithashtu falenderoi Ministrin e Ekonimisë dhe Finacave, Arben Ahmetaj për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë Prrenjas.

“Ky është një investim nga Qeveria Shqiptare me vlerë rreth 80 milionë lekë të reja. Unë dua të falenderoj Ministrin Ahmetaj për ndihmën që na ka dhënë dhe shpresoj që 2018 do jetë një vit tjetër me investime dhe përkrahje nga Qeveria Shqiptare,” tha Rira.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla gjatë inspektimi të punimeve për Rilindjen Urbane të Prrenjasit, tha se ky investim me vlerë rreth 80 milionë lekë i jep më në fund Prrenjasit qendrën e munguar.

4 komente në “Kryebashkiakja e LSI-së thyen “akujt”, mesazh Ramës: Falenderoj qeverinë për ndihmën”

  1. fati says:

    Me ne fund po fillojne te kuptojne kush punon per kete vend, e kush kerkon ta shkaterroj sic e ka bo gjithe ato vite qe kane qene ne qeveri!

  2. M says:

    Beji qefin bjeri defit
    Perkrahje po, per investimet kontroll nga shteti

  3. .......!!!!!? says:

    Po fisin i hoqi nga puna kjo rrajcukja ?!!!

  4. Falemindrit Znj RIRA -kryebashkiake Prenjasit, qe nderon ate mbiemer qe mban…RIRA.
    Dashamiresi D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje