PRAPASKENAT: Rama rrëfen momentin kur për pak iu rrëzua qeveria

29 Janar 2018, 12:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot pjesë nga prapaskenat e një viti më parë kur së bashku me LSI-në atëherë në qeveri kishin kontradikta për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Duke folur në një aktivitet për ecurinë e kësaj reforme, ai tha se për shkak të kundërshtimeve të mëdha, Qeveria mund të rrëzohej.

Nëse sot Shqipëria është më afër se asnjëherë momentit historik të çeljes së negociatave në BE, kjo i dedikohet PS-së që e mori në sy sfidën dhe rrezikun dhe që në një moment të caktuar rrezikoi të qeveriste për shkak të një përpjekje për të rrëzuar qeverinë.

Sot sfida për ta bërë Shqipërinë është një sfidë e cila është qartësisht në dorën tonë sepse është një sfidë që kalon pikërisht përmes realizimit në terrenin e jetës së përditshme të kësaj reforme të pandalshme”, tha Rama.

Sipas tij “çfarë do vijë më tutje do të provojë se sa me vend është ambicia jonë dhe se sa me vend është mbështetja e 99% të shqiptarëve për këtë reformë, zbatimi i së cilës do të fillojë të ndajë në vitet në vijim politikanët që i shërbejnë vendit nga politikanët që vendin e duan si një mjet për ti shërbyer vetes.

Do të ndajë politikanët që e luftojnë krimin dhe korrupsionin me gjithë mend nga politikanët që krimin dhe korrupsionin i kanë materie bazë për baltën e përditshme ndaj kundërshtarit.

Do të ndajë Shqipërinë e të paprekshmëve dhe të gjithë pushtetshmëve nga Shqipëria e të gjithëve si të barabartë përpara ligjit”.

Gjatë fjalës së tij në takimin e sotëm të Fondacionit “Qemal Stafa” për reformën në drejtësi sipas perspektivës europiane, kryeministri Rama theksoi punën e madhe që e pret përpara fondacionin.

Ai theksoi se fondacioni “duhet të bëjë bashkë Nanon, Pëllumbin, Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë, njerëz që kanë pasur përgjegjësi në kohë të rëndësishme dhe pesha të rënda në vendimmarrjet e PS, me ne që sot i kemi këto përgjegjësi dhe peshën, dhe me të tjerë që i përkasin botës akademike, shoqërisë civile, ku përkatësia nuk është kaq direkte sa e atyre që janë të lidhur me këtë familje politike, por indirekt na vjen si hapësirë vlerash, parimesh”.

Sipas Ramës, fondacioni duhet të vazhdojë traditën e krijuar për të bashkëpunuar me fondacione të rrjetit të së majtës progresiste.

Duhet të shoh pak më larg, të kërkojë më shumë nga vetja dhe të tejkalojë kufijtë e Shqipërisë zyrtare, për të parë potencialet në hapësirën shqiptare. Për të parë se si është sot kjo familje idesh, vlerash e parimesh”, tha ai.

Rama tha se PS është një provë e madhe.

Nëse ka një parti politike në hapësirën e Shqipërisë që kurrë nuk ka lëvizur nga vija e interesit kombëtar, është PS, që nuk ka negociuar në asnjë rast për interesa pushteti, apo të paqarta, interesin kombëtar.

Nuk ishte ajo që i hapi rrugë kontrabandës së naftës me Miloshevicin, nuk ishte PS që vuri në pozitë presionin delegacionin shqiptar në Rambuje, por doli haptas kundër marrëveshjes së Rambujesë.

Ishte PS që celi një kapitull shumë të vështirë me fqinjët tanë në Jug kundër marrëveshjes të papranueshme për kufirin.

Nuk ishte PS që toleroi prekjen e interesit kombëtar për interesa të pushtetit”, tha Rama gjatë fjalës së tij.(TemA)

14 komente në “PRAPASKENAT: Rama rrëfen momentin kur për pak iu rrëzua qeveria”

  1. Edkari says:

    Deri sa ka Fondacion Qemal Stafa duhet te kete dhe Fondacion Hamit Matjani.
    Deri sa ka Parti Komuniste duhet te kete dhe Parti Naziste.
    Sa per Edi Ramen ky e mban qeverine ne kembe deri ne momentin qe do Berisha kete gje se ne te kundert
    koka Edit do rrotulliset ne tepsi.(jo pa qellim ne proteste doli tepsia me koken ne te)

    1. Sebbasstian says:

      Nuk e di si e ke emrin por ajo prapashtesa mbrapa te shkon shume per shtat o bythlepires i Saleh Bishes.

    2. Kujtimi says:

      RAMA PO BEN perpjekjet me te media PER kete komp
      Kush e Lupton dhe dikush NUK e Lupton
      PO LULI ADOLESCENTI, SALI QENIN LIKE FLORIRI DHE MONA
      JAN KUNDRA KETIJ VENDI
      JAN BANDIT
      DO LUFTOIN PER TE KEQEN E KETIJ VENDI

    3. Mos fol, me mire! says:

      Pirdh pirdh se lirohesh

  2. mirel says:

    Trego pak prapaskenat e Kociut dhe Cipres o qen i ndyre tradhetar.

  3. prizem says:

    @Edkari
    …te jesh vertet ka*i i Ed Rames ti qe shkruan keshtu apo ke rreshkitur keq e nuk behesh me!

  4. opinion. says:

    rama e ps ne krize te thelle,ku jane vete izoluar nga shqiptaret,b-e,ja dhe usa.ska force qe shpton ramen e ps,n.manipulime me shqiptar dhe komunitetin evropian.akuza me prova nga vet shqiptaret,dhe nga bashksia evropiane.rama tani ftone hajdutet e vjeter fatos nanon,vetem qe mundsisht tja lene fajin ne dere nanos,apo te tjerve.

  5. dr efikasi says:

    rama gjindet ne mat pozicion,dhe ka kofuzione neuro psiqike,dhe i gjith sistemi central nervoz i eshte bllokuar.mund te ket edhe diarrhe nga dosa e kanabisit.rama ik sa nuk eshte vone…se nuk gjen shpetim te ish klika nano gomone trafiku.

    1. mergim tari says:

      Dr. Efikasi
      Ti plako me dukesh tamam si Aldo Bumçi me keto qe thua.
      Gjynah

  6. Koba says:

    Po si nuk ke Turp mor Legen Salist te prgojosh heroin Qemal Stafa.Ai ishte frymezim per Rinine shqiptare.Ishte vertete komunist po ishte dhe Nacionalist E donte Shqiperine si asnje tjeter dhe prandaj ia kurdisen at kurth Fatkeq,.Thoni cfare te doni per Ramen po ky po e thote hapur qe do te luftoje deri ne fund per Reformen ne Drejtesi dhe nuk i rruhet dhe nese preket nga kjo Reforme dhe ndonje apo disa Socialiste.Rendesi ka qe te shkojne ne SATER Delenxhinjte si Sali Krimineli ,Lul hajduti,Like Bajga (Alias Floriri ) Mona Baxhella dhe te tjera funderrina

    1. Flini te qete o popull me frikacak se trim se qeverite qe kane shkuar dhe kane ardhur te kane shtene trute e gomarit,,,prandaj ti leh si qeni ne henze,,,dhe nuk mer fatet e tua ,,femijeve dhe te vendit ne dore dhe ti thuash maskarenjeve hajduteve kriminelave qe te kene si shok ne jeten e tyre hekurat e burgut dhe jo te sillen te lire neper Shqiperi se me eren e tyre te qelbur e mbyten krejt vendin ,,,prandaj mos besoni asnje politikan por i thoni ;;;stop o beg se para teje mbas 27 viteve qe kini shkateruar shqiperine eshte hapur nje hendek qe tju perpije ju o egersira te pyllit…

  7. Loni says:

    Zoti Kryeminister Edi Rama, vazhdo perpara me vendosmeri siç e ke bere deri tashi, ka dhene populli 74 vota, shumicen absolute (pak krenari kjo per popullin )

  8. Dibrani says:

    Kur qeverisja e nje vendi eshte pa shprese monotoni.

    Mendon si te shpikesh rrenen e rradhes per tu ber interesant.
    Kam then ky eshte iluzionist

  9. s says:

    ec perpara ,te cafsha ballin o Luli i Vocer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje