"Ad Hoc" përjashton nga gara për KLGJ Altin Hazizajn

29 Janar 2018, 14:36Politika TEMA

Kandidati për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Altin Hazizaj është përjashtuar nga gara prej nënkomisionit ‘Ad Hoc’.

Hazizaj ishte një nga tre kandidatët e Shoqërisë Civile dhe tre anëtarët e PS votuan për përjashtimin e tij nga shorti.

Më herët PD hodhi akuza se Hazizaj prekej nga ligji i dekriminalizimit dhe kishte fshehur dy dënime të mëparshme.

Fill pas tyre Hazizaj reagoi duke u shprehur se ishte arrestuar në moshën 22-vjeçare, kur ishte gazetar, teksa nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për të mos hyrë në një ndërtesë të papërfunduar në Tiranë.(TemA)

1 komente në ““Ad Hoc” përjashton nga gara për KLGJ Altin Hazizajn”

  1. Lee lee says:

    O Altin po te shoh pas 25 vjetesh.Ste kam pas shok bile as na afroheshe.Pse po shkruaj qe te them kete.Kur te perjashtojne ty e vk kesaj elite qe do bej drejtesine .Dhe do jemi pensionista e prap do themi e vk ketij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje