INTERVISTA/ Balla komenton protestën: Ishte për të konsoliduar figurën e Bashës, ja kur krijohet SPAK dhe kë prek

29 Janar 2018, 16:25Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ‘zbuluar’ arsyen e protestës së opozitës, të shtunën e 27 janarit.

Balla deklaroi se arsyeja e kësaj proteste ishte vetë Lulzim Basha dhe konsolidimi i tij si lidership, duke shtuar se PD ka pasur probleme të brendshme.

Intervista e plotë

S’kam asnjë koment për protestën, po të kemi parasysh se qytetarët nuk e dinin për çfarë protestonte opozita. Të dalësh në protestës duhet të kesh një kauzë. Kjo ka qenë pyetja këto ditë “për çfarë po dalin në protestë këta?”

Unë e ka përgjigjen: Ka të bëjë me probleme të brendshme të PD. Lidershipi i PD, Basha është në pikëpyetje të mëdha, pas mënyrës si e menaxhon PD, dhe u desh për të bërë një protestë për të konsoliduar qëndrimin e Bashës.

Dëshirat e tyre mund të jenë të ndryshme, por jo të gjitha të realizueshme. Vota e qytetarëve e tregoi qartë më 25 qershor, ne po ushtrojmë detyrën që na besuan qytetarët. Nuk kemi kohë për të humbur për telenovelat e Monikës dhe lUlit.

Për çfarë dialogu flet Rama?

Integrimi evropian, hapja e negociatave, janë në një proces të cilin nuk mund ta bëjmë vetëm. Jemi të gatshëm për rëndësinë e këtij procesi të bashkëpunojmë me opozitën. Procesi i rëndësishëm i negociatave me BE është shumë i nevojshëm të zhvillohet në një terren të qëndrueshëm dialogu politik. Ne jemi të gatshëm të dialogojmë me opozitën, me dy partitë e mëdha të opozitës, në mënyrë të veçantë me PD, sepse është partia më e madhe, me të cilët unë jam i sigurt se mund të identifikojmë çështje të rëndësishme,

Mospërfillje ndaj LSI?

s’ka të bëjë fare, LSI është parti sezonale, një sezon me ne, një me ata. Këtu ka të bëjë me çështje të mëdha në interes të Shqipërisë. PD është partia më e madhe e së djathtës, ndaj të dyja bashkë duhet të ulemi për të identifikuar një set çështjesh, për të cilat kemi dakordësi të plotë. Integrimi evropian është çështje për të cilën ne nuk kemi dallime. Po ashtu edhe vota e shqiptarëve jashtë territorit është një çështje e përbashkët.

Reagimi i Bylykbashit, a po e përdor opozita një gjë të tillë?

Jam i gatshëm të risjell edhe njëherë në vëmendje momentet kyçe të reformës në drejtësi. PD ka të njëjtën qasje, ajo që bën sot është njëlloj si më 2014. Është e turpshme strategjia që po ndjek opozita për të dekurajuar përfaqësues të Shoqërisë Civile, Avokatisë, Profesoratit, që ne kemi votuar qoftë KLGJ, qoftë KLP, përbëhen nga 11 anëtarë. Gjithë ky helm, ndoshta ne politikanët kemi fituar imunitet ndaj akuzave, por disa njerëz që kanë shkëlqyer në profesionin e vet …Dalin dy deputetë dhe të bëjnë gjithë biografinë, me qëllim dekurajimin që reforma të mos ecë përpara dhe dy komisionet të mos ngrihen.

Më 18 dhjetor na thuhej nga PD dhe kësaj të voglës të shtuar tashmë, LSI, se po marrin prokurorin e përgjithshëm, nuk ngrihet KLP, por tani që jemi gati për ngritjen e këshillave thonë se nuk bëjnë anëtarët. Duhet të ruhet një lloj konkordimi, ose duhet thënë që nuk duam ta bëjmë reformën.

Ne kemi një aleancë opozitare sot për të bllokuar reformën në drejtësi. Aleancat krijohen mbi bazë parimesh, por sot ngjizja e aleancës opozitare është krijuar për t’i vënë shkopinj nën rrota ecjes përpara të reformës në drejtësi. Sindroma që ka kapur PD, që është sindroma Berisha, sa herë mendon Berisha thotë se e bën kundërshtari. Edhe në rastin e Bylykbashit e dimë që sabotimin e reformës në drejtësi e ka bërë që ditën e parë PD.

Në PS ka nisur organizimi për zgjedhjet, a jeni të kënaqur me performancën e strukturave?

Është herët për të ndarë informacion. Një ndër objektivat e punës së PS është që mbledhja e radhës e Asamblesë do t’i adresohet tërësisht performancës së kryetarëve dhe këshillave bashkiakë. Beteja jonë e radhës është ajo e zgjedhjeve të qershorit 2019.

Hetimet për privatizimin e CEZ, fletëthirrja për Shkëlzen Berishën …

Kam drejtuar komisionin hetimor për këtë çështje. Lajmi për fletëthirrjen nuk është i ri, në fund të dhjetorit ka qenë gjykata që në një përpjekje të dështuar të segmenteve për ta bllokuar këtë çështje, gjykata vendosi të mos bllokohet çështja, duke rikthyer hetimin. Aty është bërë e qartë edhe vendimi i gjykatësit për marrjen në pyetje, ku mes emrave është edhe i biri i ish-kryeministrit Berisha. Ka dhe ish-ministra të asaj kohe, ish-kryeministri, të gjithë duhen hetuar. Në komunikimet e çekëve përmendej dhe emri i Shkëlzen Berishës, që mundësonte takime apo rregullonte biseda dhe historia shkonte deri aty sa që në aeroport çekëve u thuhej se ish-kryeministri Berisha do shprehej dakord për kërkesat, kur ato nuk ishin bërë.

Kur do e kemi SPAK-un?

Tani jemi në një fazë shumë të rëndësishme. Jam shpresëplot që sipas afateve kohore pas 8 shkurtit do të kemi dy këshillat, KLP e KLGJ, që t’i japin jetë institucioneve të tjera që burojnë nga këtu.

Ka socialistë që duhet t’i frikësohen PSAK-ut?

Pyll pa derra nuk ka. Kushdo që i ka hyrë në hak drejtësisë, buxhetit të shteti, sigurisht që duhet të hetohet dhe të gjykohet, e në fund të ndëshkohet sipas parashikimeve ligjore.

Dosja e Tahirit, PS po ndikon për mbylljen e saj?

PD është në hall të madh, po flet dhe për ekstradime. Unë nuk jam ekspert i ekstradimeve dhe do hezitoja të shprehesha, por di të them që sa kohë që urdhri për ndalimin e zotërisë është bërë nga Italia.(reporttv)

7 komente në “INTERVISTA/ Balla komenton protestën: Ishte për të konsoliduar figurën e Bashës, ja kur krijohet SPAK dhe kë prek”

  1. ALBAN DEGA says:

    Analize me gjuhen e fakteve

    S…ALI KOMIKET E SALI LUL CIZME… VIDOVDANIT …

    Aresyeja kryesore e deshtimit te ” Bandes se Gangstereve”…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    … Trupat tona po dermojne agresoret amerikane ne te gjitha frontet, deklaronte telalli i Sadam Huseinit, Ministri i tij i Informacionit Ali Komiku .
    Cila ishte e verteta?
    Shperthimet e raketave dhe predhave amerikane mbi Pallatin presidencial te Huseinit gjemonin ne sfond.
    Kryeqyteti i Irakut, Bagdati kishte rene .
    Sadam Huseini ia kishte mbathur si lepur neper tunelet e ujerave te zeza….

    Fitorja e Sales dhe festa makaber e Vidovdanit ! …

    Te njejten gje po degjojme sot nga Sali Berisha, Lulezim Basha, Monika Kryemadhi, Petrit Vasil Shkollperlumi, Edi Palokari… e krejt “Banda a Gangstereve” dhe Kapot e ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” per protesten e 27 janarit.
    Te gjithe shpallin fitore!
    Te gjithe festojne fitoren!
    Po te ishin ne pushtet me siguri 27 janari do te shpallej feste kombetare, Festa e Vidovdanit !
    Eshte festa me makaber ne Bote… Festa kryesore kombetare e Serbise !?
    Cfare perfaqeson ajo ?
    Disfaten me te madhe e me rrenimtare ne historine e Serbise. Diten kur ushtria serbe e udhehequr nga Car Llazari u shpartallua keqazi nga hordhite turke ne Vidovdan.
    Mbi 100 mije eushtare e oficere te vrare e masakruar.
    500 vjet roberi otomane !
    Ndaj protesta e djeshme e opozites laramane shqiptare ishte nje deshtim me sukses te plote njesoj si ajo e 18 dhjetorit 2017. Fitorja e djeshme ishte Fitorja e Pirros, domethene Fitorja e Sales
    Festimi i saj eshte njesoj si festa makaber serbe e Vidovdanit ! .
    Pjesemarrja sipas saktesise gjermane te droneve ishte 8- 10 mije veta… Njesoj me 18 shkurtin e “Cadres” se krimit !
    As nje e njezeta e aneterise se deklaruar nga vete lideret e partive pjesmarrese. Pra me pak se 5 per qind e anetaresise se tyre mori pjese.
    Hiq kureshtaret, kalimtaret e rastit… Kokoshi katandiset ne me pak se nje thele!
    E te gjithe kapot e “Bandes se Gangstereve” dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” bucasin Fitorje !
    Pse!?

    Pse-ja e kesaj “total failure” deshtimi total ?

    Pergjigjen e dha sot kryeavokati i Berishes dhe familjes se tij Z.Genc Gjokutaj ne ” 360 Grade” te Artur Zhej Kazanit mediatik te Sali Putinit “Ora News ” ku perballe argumenteve te Elisa Spiropalit u detyrua te pranoje se aresyeja kryesore e protestes ishte heqja e Adriatik Palles dhe zevendesimi i tij nga Kryeprokurorja e perkoheshme Arta Marku.
    Edhe me i qarte u tregua po ne kete emision Arjan Cani kur tha se ” Ata nuk kishin rruge te tjeter ! Duhet te mbrojne kokat e veta nga drejtesia “.
    Pra protestes i mungonte motivimi real qe eshte shpirti i cdo levizje popullore!
    Krejt e kunderta.
    Si mund ti perkrahte populli, perkrahesit apo anetaresia e painkriminuar kokat e krimit te organizuar, te kesaj
    “Bande Gangesteresh”( “The Times” e “Independent” e Londres 7 mars 1997 ) te ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit ” ( “The New York Times”15 mars 2008 )
    Si mund te mbahej ne detyre qofte edhe nje ore nje kryeprokuhor si Adriatik Palla me diplome te falsifikuar !?
    Falsifikimi eshte nje krim i rende per nje ordiner. Kur behet nga nje kryeprokuror eshte megakrim !
    Shtoj atij edhe te pakten 7 krime e vepra penale te tij kur grushtoi ne sy te qindra prokuroreve shqiptare kryetarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise, Z. Shkelqim Hajdari, zhduku provat e genjeu!
    Bashkangjiti atyre edhe heshtjen e Presidentit sakat nga trute i PDSH-se Bujar Nishani. Zhvejku i Sali Gerdec Otrantos, ai qe duhej te ishte garantuesi i Kushtetuetes se Republikes, Bujar Perishani jo vetem heshti, por mbuloi dhe beri protektorin e ketij krimi madhor per llogari te Kryepresidentit de facto Sali Berisha dhe bandes se tij.

    A mund tu besohet ketyre Ali Komike… Nastradineve !?

    Pse!? Berisha i katapultoi te dy ata ne ato poste jo per te bere detyren ndaj shtetit e shqiptareve por per te bere protektorin e tij e te bandes dhe Mafias se tij familjare e politike sic ka vepruar gjithnje ne keto 27 vjet te sundimit te vet Salikracise.
    Shtoni edhe”qetesine e dashurine” per “gjysmagjelin 50/50 me Berishen”, Adriatik Pallen te kreut te Kuvendit Ilir Meta dhe buka behet mal krimi!
    Tepsia behet Kazan !
    Kazani behet Cisterne krimi e korrupsioni ….
    A nuk vepronte keshtu edhe Mafia! e dale krejt jashte kontrolit e Al Capones, Corleones, Toto Rines, Lucianos e… fijet e te cilave arriten deri tek Il Capo dei Capi Xhulio Andreoti e co.
    Kujt ti besojme !?
    Sali , Lul, Mona Cizmes…e co.!?
    Nastradin Saladinit apo syve tane !?
    Ali Komikeve apo te vertetes lakuriq!?
    A mund tu besohet Ali Komikeve Sali Lul Like Cizme Vasili, Palokari… pjelles bastarde te Vidovdanit e Beogradit, Athines Moskes , Dreqit e te bijve te tij qe ua bene Shqiperise e shqiptareve ate qe asnje pushtues e barbar as Pashici e Venizellosi, as Rankovici e Zerva, as Sllobodan Milloshevici e as Chinchizkhani… askush nuk do tua kishin bere ?
    E rrenuan mbi 7 here dhe zhbene te pakten tri here shtetin shqiptar ne keto 27 vjet te Salikracise rrenimtare !
    Enough it’s enough !
    Shqiptareve u ka ardhe shpirti ne maje te hundes me keta bandite, me keta gangstere e me keta mafioze atdheshites e atdherrenues !
    Boll me !
    Kupa e durimit te shqiptareve eshte derdhur …
    Boll me !

    1. Al says:

      o idiot boll se ne berei merzitshem

  2. Alban says:

    ME GJUHEN E FAKTEVE

    KOPILAT E BERISHES NE DEREN E RAMES !

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    I ndoqa drejtepersedrejti mashtrimet pa fund te Sali Berishes mbreme ne emisionin “ Zone e Lire” te Arjan Canit te “Klanit” te Berishes dhe protesten e deshtuar me sukses te 27 janarit sot.
    Deshtim i plote!
    Total failure e organizatoreve e liderve te saj te deshtuar!
    Humbi Mafia !
    Fitoi Shqiperia !

    Rrena pa fund te nje mashtruese pakufi !

    Cdo fjale, cdo fjali, cdo deklarate e tij ne emisionin “Zone e Lire “ ishte rrene. mashtrim, spekullim.
    Si ai edhe qehajai i cifligut te tij familjar PDSH, Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur faqja.
    Jo mbreme e sot por tash e 27 vjet…
    Edhe mbreme ai i perseriti rrenat e tij se ekonomine e kishte mesuar nga Regani. Mik i vjeter i tij qe kur urdheronte studentet e mjekesise te hapnin zjarr kunder siluetes se tij si komisar i kuq ne zboret komuniste .
    Perdori gjithe arsenalin 46 vjecar te ish diktatorit komunist Enver Hoxha kunder imperializmit amerikan si ne 96-en, ne 97 -en, ne 98-en e dhjetra here te tjera bile edhe ditet e fundit .
    Sulmoi ashper qeverine e sotme pse votoi kunder SHBA-se per ceshtjen e njohjes se Jeruzalemit nga Presidenti Trump, kunder te cilit votoi krejt Evropa Perendimore dhe 7/10 e njerezimit !
    Sulmoi qeverine Rama per mungese investimesh te huaja ne Shqiperi, kur vete ua dhuroi me nje cmim pese here me te larte Autostraden e Kombit nje prej shumekombesheve me te korruptuara ne Bote Bechtel dhe mbi 500 milione te investuara ne xhepat Lul- Gites e gangstereve te tij nga xhepi e qafa e popullit te vet .
    Solli investimet e sponsorit kryesor te bashkeshortes se tij Taci Oil ne Nafte dhe e la nje grope borxhesh prej 550 milione dollaresh kur e perzuri me vote plebishitare e 1 milione shuplaka populli , demosi !
    Solli investimet e Rapiscanit dhe krijoi nje humbje prej 250 milionesh ne Arken e Shtetit e kurrizin e shqiptareve .
    Solli investimet e Devirolit dhe Fatmir Kodoshit e Xen Sypeshkaqenit ne Gerdec dhe shpertheu Hiroshimen e Gerdecit me 26 viktima…e miliona te hedhur ne ere !
    Sabotoi bashke me nipin e Beogradit dhe bastardin e tij interkoneksionin e financuar nga gjermanet dhe i shkaktoi rreth 300 milione euro humbje Shqiperise dhe Kosoves ne 8 vjetet e fundit !

    Investime te huaja apo placktije masive
    e shqiptareve !?

    Solli Damir Fazlicin e Luli Argites dhe i shkaktoi nje humbje orej 100 milione eurosh investimesh te munguara te nje investitori te fuqishem pskistanez…
    Solli CEZ-in e Xen Kalajt dhe i shkaktoi nje humbje prej rreth 500 milione eurosh shqiptareve dhe nje investim prej te pskten 7 milione dollaresh ne xhepat e Nue Xenit !
    Investimet e Berishes dhe familjes se tij biologjike e politike e bene Shqiperine Gerdec e Kandahar…
    Vetem nga babezia e dhenderit te tij Maltezi u humben rreth 150 milione dollare investime te Bankes Boterore per zhvillimin e Bregdetit pa llogaritur shembjen e dhjetra shtepive shqiptare !
    Solli aq shume investime te huaja sa per tete vjet qeverisje te tij borxhi i jashtem i Shqiperise u dyfishua ne qafen e shqiptareve !
    Ndertoi aq shume rruge sa la mbrapa ne arken e qeverise Rams 650 milione euro borxhe te brendshme me te cilat do te ishte ndertuar nje autostrade e te nga Hani i Hotit ne Konidpol !?

    Reaganomiku i rrenuesit te Shqiperise !

    Inauguroi tri here Autostraden e Kombit dhe Autostraden Tirane -Elbasan sa edhe sot nuk kane perfunduar punimet ne kete te fundit . Vetem per shembjet e shkaktuara nga korrupsioni Berisha- Meta Qeveria e sotme ka harxhuar rreth 50 milione euro te tjera …
    A doni me per investimet e Reganomikut Berisha !?
    A e dini sa para la Sali Berisha ne fondin e emergjencave kombetare kur leshoi karriken ne shtator 2013 !?
    4000 Euro gjithsejt ! Aq sa nuk do te mjaftonin as per tavanin e nje stalle lopesh po te godiste nje termet apo permbytje !? Po nje epidemi gripi kinez a australian!?
    Keto jane investimet e huaja dhe te brendshme te qeverise Berisha !
    E ka pafytyresine e poshtersine te jape leksione e rrahe gjoksin me ze e figure ne syte e shqiptareve per mrekulline Berisha qe e rrenoi te pakten 7 here dhe e zhberi tri here shtetin shqiptar ne 13 vjet qeverisje te Salikracise !?
    Vetem piramidat e 97-es u kushtuan shqiptareve 2 miliarde dollare te plackitur e 2 miliarde euro te djegura e rrenuara nga ajo katrahure kombetare !

    Nga “ qeveri gangsteresh” ne “Mafia
    jashte kontrollit” !

    “ Qeveri Gangsteresh e quajti ne kryeartikull Mbreteresha e shtypit boteror “ The Times” e Londres ne mars 1997
    “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit “ e cilesoi mbreti i shtypit te lire boteror “ The New York Times “ me 15 mars 2008, diten kobezeze te Katrahures Gerdeci te Fatmir Xenit te Berishes !
    Sa i pafytyre eshte e mund te jete Sali Berisha !
    Kopilat e vete e te bandes se tij te kusareve u orvatet t’ia lere ne dere Edi Rames e Qeverise se tij.
    A nuk ishte Sali Berisha ai qe hapi e lejoi kazino deri para dritareve te zyres se tij tek Tajvani… e mbare vendin e fajin per to ia hedh Edi Rames !?
    Sa i pafytyre eshte i pafytyri !?
    Edhe me te pafytyre se ai u tregua Arian Cani e pese filozofe , profesoret, Akademiket e UET-it e Plepave te tjere shqiptare.
    Jo vetem qe nuk reaguan, por me e keqja shkuan deri ne nje bythelepirje neveritese ndaj Mareshallit te Beogradit Sali Karaxhic.
    Shkelqeu me mjerimin e tij intelektual sidomos Profesor Arjan Curri. nje asskiser, bythelepires 24 karatesh qe na e ben edhe Filozofin edhe analistin edhe gjithckaditesin neper ekrane kur u langareps para Sali Berishes duke e quajtur “ Dielli qe ndricon” dhe iu pergjerua me zemer ne dore te rimerrte udheqjen e cifligut te tij PDSH dhe te revolucionit !
    Ky eshte njeriu i ri i Sali Kim Jong Un-it dhe bandes se tij te Gangstereve dhe Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    Lanet !

  3. Alban says:

    Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk do u ngelet
    askush !
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

  4. Iliri says:

    Kur flet edhe ky Balla, nje qelbesire ne cdo aspekt, mua me hapet barku….

    ky do na beje drejtesine o djema???

  5. don says:

    Po sikur thate qe KLP dhe KLGJ do te krijohen brenda muajit Janar. Tani na del pas shkurtit dhe ne shkurt pas marsit dhe pas marsit do thoni brenda 3 mujorit te dyte….. dhe keshtu shty e shty kjo jete na u shkerdhy.

  6. Servet says:

    Ndersa ky Alban Dega nuk din gje tjeter Vetem te perserise sa here ja kerkojne te njejtat tema hartimi te cilat cdo lexues i temes i ka mesuar permendesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje