Partia LIBRA pas largimit të kreut të saj Ben Blushi është duke u përpjekur për të rigjeneruar strukturat e ngritura.
Ndërkohë, kjo forcë politike ka sqaruar opinionin publik lidhur me akuzat e hedhura nga njëra prej themelueseve kryesore Mimoza Hafizi.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, bërthama e kësaj partie ka komentuar intervistën e ish-deputetes në News 24 ku ka treguar qëndrimin zyrtar të forcës politike.
“LIBRA PËRGJIGJET PËR MIMOZA HAFIZIN
Kjo video miratuar ditën e Diel nga Bërthama Libra synon të sqarojë anëtarësinë dhe opinionin publik për disa deklarime të pavërteta nga Mimoza Hafizi.
Krahasoni të vërtetat në video,” shkruan LIBRA në llogarinë e saj në Facebook teksa ndan edhe videon.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-deputetes e cila ka komentuar në postim.
“Jam Mimoza Hafizi, uroj që të mos e fshini këtë mesazh! “E ashtuquajtura Bërthamë” paska miratuar të Dielën videon në fjalë. Por shihni njoftimin pararendës të faqes, me vendimet e kësaj bashkësie. A është kund si pikë e vendimeve miratimi i videos?
Me njerëzit e paligjshëm ka vetëm një rrugë ligjore: Gjykata. Shihemi së shpejti!
Libra duhet të çlirohet nga uzurpatorët,” nënvizon Hafizi.
(TemA)
blush hesapi ,
s’ka dit me ja Mbledh fort bootht mbi tavolin ,
me ja shtrengue n’qender me durt fort ,
me e ngushtue vrymen, me shiju t’pallumen .