Franc Konomi
Historia e të “fortëve” të Tiranës është rikthyer edhe një herë tjetër, pas vrasjes së Devi Kasmit.
Shkak ëstë bërë lidhja e tij me Franc Konomin, të cilin e kishte mik, por që më pas u akuzua se kishte gisht në ekzekutimin e tij.
Një ekzekutim, i ngjashëm me atë që iu bë mbrëmjen e së hënës, vetë Kasmit.
Historia e të “fortëve” të Tiranës është kthyer në një legjendë, që vazhdon ta përndjekë kryeqytetin.
Ata e nisën me grushta, dhë më pas përfunduan duke shitur drogë në rrugët e Europës.
Historia e të “fortëve” të Tiranës
Në fillim të viteve ‘90 në Tiranë u shfaqën “të fortët” e parë, që në fakt nuk kishin asnjë lidhje me grupet e krimit të organizuar që filluan të vepronin në vitet në vazhdim.
Por organizimi i tyre nuk zgjati shumë dhe filluan të ndaheshin në zona, më pas të vrisnin njëri-tjetrin.
Në zonën e “Trenit të vjetër” dhe të “Restorant Durrësit” drejtonte Naim Zyberi dhe miqtë e tij, Franc Konomi e Fatos Keta.
Ata kishin në zotërim tërë lagjen e tyre dhe bënin një grupim shumë të madh në kryeqytet.
Duke ndjekur unazën, vinte lagjja e Gazmend Muçës, në “Rrugën Bardhyl”.
Në këtë zonë Gaz Muça ishte njeriu më i njohur dhe bënte ligjin sipas mënyrës së tij.
Duke qenë se ai dhe Naim Zyberi ishin “të fortë” lagjesh, kishin njohje me njëri-tjetrin por edhe konflikte.
Konflikti i fundit ndërmjet tyre ka lindur në prill të vitit 1992.
Franc Konomi, miku i ngushtë i Domart Konjarit, do të mbahej më tepër si një nga ata që morën pjesë në atentatit që iu bë më 7 prill 1992 te “Xhamlliku” Gaz Muçës, edhe pse në atë ngjarje u tha se morën pjesë 4 vetë, edhe vetë Naim Zyberi.
Por edhe ndaj Naim Zyberit u morë hak, më 6 gusht 1997, pasi u vra në një spital në Milano të Italisë.
Pak ditë para vrasjes, ndaj tij ishte bërë një atentat në të cilin mbeti i plagosur.
Zyberi në atë kohë u cilësua si autori i vrasjes së Gaz Muçës dhe Artur Grorit.
Ndërsa në dhjetor 1997, ekzekutohet Fatos Keta, i cili cilësohej si një nga miqtë më të ngushtë dhe të besuar të Naim Zyberit.
Më 31 korrik 1998 vritet edhe vëllai i Gaz Muçës, Taulanti.
Por vrasja e Fatjon Naxhakut më 3 gusht 2005 në afërsi të “Shkollës së Kuqe”, duket se është dhe pika e ndezjes fort të gjakrave mes Franc Konomit dhe kundërshtarëve të tij.
Naxhaku, që kishte mundur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu i Marsejës në Francë, ishte nisur për të ekzekutuar Domart Konjarin, mikun e ngushtë të Franc Konomit, por nga përballja me të mbetet vetë i vrarë.
I fundit që u ekzekutua nga të dy grupet ishte Franc Konomi.
Më 8 korrik 2010, 10 plumba u lëshuan drejt makinës ku ndodhej ai, pranë “Ushtarit të panjohur”, duke e lënë të vdekur në vend.
Kur dukej se historia kishte përfunduar këtu, mbrëmjen e 29 janarit të vitit 2018, vritet Devi Kasmi, njeriu që mendohet se kishte gisht në vrasjen e Konomit.
Vrasja dyshohet se është kryer pikërisht nga Domart Konjari, që pas lirimit dy vite më parë, mendohet se ka përgatitur planin për ekzekutimin e njeriut që thuhet se kishte gisht në vrasjen e mikut të tij të ngushtë.(TemA)
Pallat e Tirones.
Edhe ne Korce ishte ky muhabet mes “Cobeneve” dhe “Djmeve te 5 dyqaneve” por duke u rritur i thirren mendjes.
Ketyre iu vazhdon adoleshenca me duket
JU QIFSHA GAZETEN PER LAJMET QE JEPNI O ROBE QIRA O SHKERDHATA PO PSE KETO I DUHEN POPULLIT MOR BYTHQIRA O MONSTRA JU DUHET TE KALONI NE SATER PER LAJMET QE JEPNI MOR MOTER QIRA
and?
Pune qensh varu kkk
Bravo Tema, i propozoj Ditmirit qe ti propozoje Lali Eurit ti ngreje nja permendore ktyne cunave trima qe luftuan per te miren e Shqiperise, ktyne pallave qe kapshin gocat e gjimnazit me dhune, pyesni pak gocat e bukra te tirones si psh Inisin, Rudinen, apo te tjera shoqe te ktyre gjimnazisteve te asaj kohe se si te “fortet” i benin me dhune dashnore te tyre bile i moren dhe per gra e i lane te veja me vone. He mer Mero, se i kemi dhe goca ekrani tani, gazetare me personalitet qe na tregojne sesi dhunohen femrat e tjera po me mire do ishte sikur te na tregonin detaje sesi jane dhunuar keto vete nga keta te “fortet” e tirones..
Mos na hapni barkun me keta rrota rika. Keta jane zgjebja dhe jashteqitja e Shqiperise kurse ju na teegoni leghenda. Njeqind here me mire ato artikujt me Enver Hoxhen dhe grupet armiqsore se ‘legjenda’ me llumin e Tirones!!