Loja e Ramës me Greqinë dhe 12 milje detare në mes

31 Janar 2018, 11:00Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Qeveritë shqiptare kanë pasur përherë një nerv të zbuluar në politikën e tyre të jashtme: kanë qenë marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor Greqinë. Një vend anëtar i BE dhe i NATO-s, ku jetojnë disa qindra mijë shqiptarë dhe me te cilin kemi një listë të gjatë problemesh ende të pazgjidhura, ndërkohë që erërat nacionaliste që fryjnë prej kohësh që s’mbahen mend mes dy anëve të kufirit, kanë bërë që avancimi të jetë i ngadaltë dhe thuajse përherë i paragjykuar.

Megjithatë mes qeverisjeve të fundit, ajo e Berishës dhe kjo e Ramës ndryshojnë kryekëput në qasjet e tyre zyrtare ndaj Athinës. Qeverisja tetëvjeçare e Berishës u shënua një qëndrim i rregullt lëshues ndaj kërkesave greke. Duke nisur me hapjen e shkollave greke në Jug të Shqipërisë, pak pasi e djathta fitoi zgjedhjet e vitit 2005, tek marrëveshja për varrezat e të rënëve grekë, e duke kulmuar në marrëveshjen detare të vitit 2009. Kur, sipas Gjykatës Kushtetuese, e cila e hodhi poshtë atë, u tentua të preket integriteti territorial i Shqipërisë.

Ka qenë një bindje e vjetër e Berishës, se Greqia ka një rol të madh në punët shqiptare, kryesisht në rrëmujën biblike të vitit 1997, e për pasojë, duhet mbajtur afër që të mos shkaktojë dëme. Është një e vërtetë aksiomatike se ish-presidenti shqiptar e ka pasur për shumë kohë thuajse obsesion këtë rrethanë, e kjo duket se kushtëzoi më pas qëndrimet e qeverive të drejtuara prej tij pas vitit 2005.

Krejt i ndryshëm nga muslimani Berisha, u shfaq në raport me grekët i krishteri Rama. Partia Socialiste e paditi zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese Marrëveshjen Detare, duke u bërë publikisht palë në një sfidë që ishte më së pari politike e diplomatike. Rama u ekspozua kështu ndaj Athinës, si një armik i deklaruar, duke prishur planet ekonomike greke për zonën detare të Jonit, të pasur me hidrokarbure.

Por nuk mbaroi me kaq. Pasi erdhi në pushtet në vitin 2013, qëndrimi i Ramës ndaj fqinjit jugor do të merrte gradualisht formën e një acarimi të pandërprerë dhe të përshkallëzuar, i cili do t’i çonte në pikën e tyre më të ulët marrëdhëniet me Greqinë pas rënies së komunizmit. Ndoshta edhe më të ulëta se në kohën e incidentit të Peshkëpisë në vitin 1994, pasi këtë rradhë qeveria e majtë kishte avancuar në tryeë disa teza që as Berisha në fillim të viteve ’90 nuk kishte guxuar t’i artikulonte.

Më e para nga këto teza kishte të bentë me futjen në programin e qeverisë së vitit 2013, të problemit çam. Një togëfjalësh ky që nuk kishin guxuar ta shqiptonin më parë në mënyrë sistematike dhe nga foltoret e shtetit, asnjëri prej drejtuesve më të lartë të vendit në 23 vitet e fundit. Fjalimet e përsëritura të Ramës, ministrit të jashtëm Bushati e të tjerëve në qeveri, ishin muzikë për veshët e aleatit të vogël të PS, partisë çame të Shpëtim Idrizit. Dhe kur Rama vendosi që Idrizi duhej të zgjidhej edhe zv.kryetar i parlamentit, zëvendëskryetari tjetër,”i kundërti” i tij, kreu i PBDNJ Vangjel Dule vendosi të japë dorëheqjen brenda pak minutash. Kjo rrokadë mes dy partish që shiheshin si armike mes tyre, pati efektin e një krisme në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ashtu siç shihej prej kohësh në Athinë si anormale dhe tejet negative, afërsia arrogante e PS me PDIU, e cila shpërfillte të gjitha sinoret dhe tabutë klasike të marrëdhënieve dypalëshe.

Në harkun kohor 2013-2017 Rama kreu një eksperiment tejet të rrezikshëm por edhe të guximëshëm diplomatik, me palën greke. Në këtë aspekt, Rama përfitoi nga fakti që Greqia po kalonte në këtë fazë krizën e saj më të thellë financiare të dekadave të fundit, por edhe kuptoi se qeveria e re Cipras kishte më pak ngarkesa nacionaliste dhe më pak komplekse ndaj axhendës klasike të politikës së jashtme greke ndaj Shqipërisë. Ky eksperiment konsistonte në testimin e vazhdueshëm të “pikës së shkrirjes” mes dy palëve, duke vijuar në zbatimin e një politike të gjesteve dhe deklaratave të forta, të cilat sfidonin thuajse gjithçka të shkruar në manualin e marrëdhënieve me Greqinë.

Me retorikën e fortë proçame, qëndrimet verbale ndaj minoritetit grek, shtyrjen në heshtje të negociatave për detin dhe varrezat, të cilat Athina i kërkonte në mënyrë të përsëritur – me gjithçka që i vinte në dorë, Rama përpiqej të krijonte një realitet të përmbysur në marrëdhëniet dypalëshe, duke arritur tek marrëveshja, përmes tensionimit. Duke riskuar jo pak, sidomos në suazën diplomatike europiane, aty ku Greqia kishte dhe ka jo pak në dorë në lidhje me Shqipërinë. Të paktën për të prishur punë.

Sot, kur Bushati dhe Kozias ngjasjnë si dy “shokë shkolle” dhe kur Janullatos është një shtetas shqiptar me pasaportën me shqiponjë dykrenare në xhep, duket sikur kjo stinë e gjatë tensionesh e fërkimesh është lënë pas shpine përfundimisht.

Por nëse i bindemi ligjësisë universale të epërsisë së më të madhit mbi të voglin, raportet Tiranë-Athinë vazhdojnë të mbeten një ushtrim shumë delikat për politikën e jashtme shqiptare. Shpesh qeveria Cipras ka deklaruar mes rreshtave se do ta ushtrojë votën europiane, kur të vijë momenti i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, e kjo duhet marrë seriozisht. Nga ana tjetër, marrëveshja detare duhet rinegociuar, një proces që mbetet sfidues, aq më tepër kur pala greke qysh tani deklaron se ka fituar 12 milje detare. Pa harruar më pas problemin çam, i cili do të kërkojë një ndryshim sado të vogël qëndrimi nga ana e Athinës zyrtare. Teza e kolaboracionizmit të çamëve është po aq rrangalle dhe e konsumuar, sa edhe Ligji i luftës.

Deklaratat e fundit të ministrit të jashtëm grek për 12 miljet detare që shteti grek paska fituar në tryezën e bisedimeve, janë një keqkuptim të cilin mediat po e shumfishojnë pa u menduar gjatë se përse flitet. Ende pa nisur negociatat e komisioneve teknike dypalëshe, nuk mund të flitet as për shifra dhe as për detaje konkrete. Kotzias bllofon me një element që më shumë po keqpërdoret, sesa po interpretohet konkretisht.

Megjithatë, këto deklarata tregojnë sesa i komplikuar do të jetë edhe në të ardhmen procesi i bisedimeve shqiptaro-greke, në të cilat historia dhe rudimentet e saj, përzihen me çeshtje të freskëta dhe potencialisht me pasoja të rënda për të dy vendet. Nëse ligji i luftës do të shfuqizohet, cili do të jetë favori që pala greke do të kërkojë si këmbim? Zhvarrimet zor se mund të konsiderohen si të tilla, pasi ato janë vulosur tashmë nga marrëveshja e përpiluar në kohën e qeverisjeve Berisha. A do të jetë e ndershme dhe e barabartë kësaj rradhe Marrëveshja Detare? Po problemi çam a do të marrë ndonjë drejtim çfarëdo, apo do të mbetet një temë tabu, siç duan grekët?

Në një farë mënyre pala shqiptare e kishte më të lehtë të luante fort në katër vitet e shkuara, duke mbajtur distancën nga tryeza e bisdimeve me Cipras dhe qeverinë e tij. Tani që ka ardhur koha e rihapjes së letrave, duhen peshuar saktë forcat dhe duhet mprehur logjika, me qëllim që në përfundim të kësaj stine kompromisesh, të mos jemi vetëm ne që do të paguajmë faturën e kripur të darkës së shtruar.

15 komente në “Loja e Ramës me Greqinë dhe 12 milje detare në mes”

  1. Para Laci says:

    Edhe nqs ceshtja came mund te duket e humbur (ose akoma nuk I ka filluar procesi), ajo duhet te mbahet gjithmone ne axhenden shqiptare. Mund te perdoret si nje kusht qe mund ti sherbeje Shqiperise per negociata me te medha me greqine edhe pas 50 vitesh. Ashtu sic Greqia qe po perdor ligjin I luftes pas 70 vitesh si kusht per negociata me shqiperine sot, edhe pse te dyja shtetet jane pjese e Natos. Greqia eshte nja 500miliard euro borxh dhe se besoj se tani per tani, ajo ka takat ti paguaj ndonje harac shqiptareve te camerise. Ceshtja came eshte dhe do mbetet si nje re e zeze mbi kokat te grekeve, qe po mundohen ta anash-kalojne pa shume zhurme, por vetem sa po e zvarrisin. Prandaj kjo duhet perdorur si avantazh per shqiperine per sa te jete mundesia.

  2. rumpallhana e ripjelljes says:

    Nuk lahet muti me shurre o gjithollogu i liderit global, per disa favore te rilindasve ndaj ju analisteve jeni gati ta beni sapunin djath, dhimbjen ta ktheni ne force. mos e rruani fare, gjiganti Rama dhe po i vuri flaken ketij vendi se k fajin ai fajin e ka Berisha.

  3. Shkodra says:

    Te mendosh qe vajtja e Shqiperise ne BE kalon nga Greqia eshte injorance ,fatin tone e vendosin Gjermania Franca dhe Italia.Greqia po jeton me ndihmat financiare te BE,fuqia e saj eshte zero.Analiste dhe politikane driteshkurter dhe bythelepires.

  4. Niku says:

    12 milje ? Është për të qeshur , hapësirar maten me , metra kateror, kilometra katëror, milje katërore , por me milje lineare , ju dhe Kocias masni!

    1. Nik says:

      O Niku,
      Hapesirat maten me units^3, siperfaqet maten me units^2, dimensionet (gjatesi, gjeresi, lartesi etj) maten me units.
      Nik

  5. vito says:

    Zoti minxhozi po te tregon si esht e verteta SHKODRAN si e gjykon ti esht histori tjeter , por kjo kurv europe keshtu i ka kopsitur gjerat , vendet e europes gjithsecili ve veton per çin i do bytha per interesat e veta dhe europa e miraton , shiko rastin e emrit te maqedonis , por thuaj kte qe nuk na intereson europa perpara interesave komtare , kjo qendron ,ne esfel dhe europa me kushte skllaverie .nese europa leviz mas deshirave greke ne shkojm ne mosk ja dhjesim politiken europes , ky esht i vetmi presion qe i bejm europes ,ateher do shohim qe do na respektoj me shum europa dhe amerika. mendoj pa tifozllik por politika esht interes komtar.

  6. Kasandra says:

    Loja e Greqisë me politikën shqiptare?!
    Çdo lëshim sot në bisedimet shqiptaro-greke, sado i vogël që të jetë, dëmton se kompromenton perspektivën e çështjes shqiptare si puna e “gishtit me dorën”. Kërkesat këmbëngulëse të qeverisë greke për varrezat dhe shtetësinë shqiptare të Janullatosit janë shumë domethënëse. Me plotësimin e tyre ata e kanë marrë “gishtin”. Tani kërkojnë “dorën” në shkëmbim të disa lehtësirave për emigrantët tanë në Greqi duke abuzuar hapur me të drejtën e vetos për të penguar integrimin e Shqipërisë dhe të Kosovës në BE. Dora është trualli dhe deti shqiptar dhe kufiri ndarës midis besnikërisë dhe tradhëtisë ndaj Atdheut.
    Nëse BE do vërtetë integrimin tonë ai nuk do të lejonte presione të tilla tek anëtarët e tij që janë dekurajuese edhe për vetë hyrjen tonë në BE kur kërkohet zvogëlimi i mëtejshëm i Shqipërisë në vend që të zgjidhet përfundimisht padrejtësia një shekullore e coptimit të trojeve shqiptare. Kështu, herë këtu e herë atje dhe herë pas here, goditen interesat shqiptare me një tendencë shtyerje dhe harrimi të bashkimit të trojeve shqiptare në tërësi. Shqiptarët nuk kërkojnë favor, por vetëm të drejtë dhe nuk e falin tradhëtinë. Nëse Diplomacisë shqiptare i është mbyllur rruga për të ngritur zërin për këtë të drejtë njerëzore e humane për të bashkuar familjen shqiptare, populli është i lirë të ulërijë deri në kupë të qiellit se po i heq në kurriz pasojat negative në jetën e përditëshme i ndarë në gjashtë shtete. Kjo është urgjente për shqiptarët që të përparojnë. Çdo shtyrje shton varfërimin dhe emigrimin që e përkeqësojnë situatën në të gjitha drejtimet. Durimi ka edhe një kufi nëse drejtësia nuk vepron në kohën e duhur. Akuzat penguese për nacionalizëm nuk qëndrojnë, as justifikimet e politikës rajonale e më gjerë. Kujdes Yllin Polar! Kasandra.

  7. Pellazgos says:

    Marredhenit me Greqine varen nga Turqia,kush ka pak tru ta konceptoj drejt.
    Greqia eshte Evrope, kurse Shqiperia Myslimane.
    Ne qofte se Kastrioti luftoi per kete “Shqiperi”,atehere me falni zoterinj por e keni shume gabim.
    Kur Erdogani deklaron qe Xhamite jane bajonetat tona,atehere kun der kujt?
    Patjeter kunder atyre qe luftuan dhe luftojne per nderin e neperkembur,te dinjitetit,te pengjeve nga cdo shtepi te Nenave qe akoma u degjohen te bertiturat e ketyre barbarizmave kanibale.
    Ne fund te fundit Arvanitasit dhane cdo gje per Kombin e tyre Greke,ashtu sic luftojne sot Grekoamerikanet,afroamerikanet,italiamerikanet,cifutoamerikanet,gjermanoamerikanet,shqipetaroamerikane per kolonine Angleze qe quhet Amerike.
    Dhe kur themi pushtime koloniale angleze si ne Amerike,Australi,Afrike te Jugut,Canada etj,une nuk e kuptoj per cfare Demokracie dhe te drejta flitet ne bote.
    Historia tone e perbashket midis Greqise dhe vendit Islamik pa identitet te Bushit nuk duhet te behet vegel e interesave te atyre qe nuk na duan.
    Dihen deshirat dhe “patriotizmat” e shqipetareve qe po mos te kishte kthime apo te kishte levizje te lire nuk do mbetej kembe ketu.
    Fshatrat po boshatisen,llotua e trurit po iken per nje jete me te mire,atehere kush e ka fajin per keto?
    Amerika,Gjermania,Anglia etj mendojne per veten e tyre dhe per sa kohe qe ne shqipetaret nuk do prodhojme aeropllane,mercedesa,kompjutera d.m.th te kemi industrine tone keto fshatra qe jane vetem pleq do behen shkurre dhe varreza shtepish.
    Mos te harrojme qe,ne jete cdo njeri,shtet apo komb vleresohet nga dhurata qe po i ben njerezimit dhe per kete Greqia ka rolin kryesore te historise qe edhe ne jemi pjese e saj,prandaj ne si shqipetare nuk mund te krahasohemi apo te tregohemi hipokrite,mosmirenjohes per keto vlera te ketij Civilizimi.
    Ne qofte se jemi pro turq apo pro Italiane atehere jemi ne rruge te gabuar.

    1. Eri says:

      Cfare europe eshte Greqia,Palozgos?
      C’vend europian eshte ky ku kisha eshte njesh me shtetin?
      Turqi dhe Arabi,po thuaj.
      Dhe meqe flet per mirenjohje ,si ua shperbleu greqia shqiptareve qe i dhuruan Shtetin ,apo duke i asimiluar dhe rrembyer c’te mundi si shtet i babezitur.
      Po zerat e nenave qe akoma ulerijne nga barbarizmat kanibale te krimineleve grek,i degjon ,Paloazgos.
      Apo nuk te punon ai vesh?!

    2. undefined says:

      Si mund te quhet Europe nje vend ku me shume se gjysma e popullsise eshte me preardhje nga Shpellat e Anadollit more psikopat a jeni ne rregull nga trute e kokes more hajvane me patente shqiptaret rrace e bardhe nuk na qenkan europian kurse jevgjitet “greke” 1.50 m te gjate e jevgjite te zinj na i mban per europian hahahahahahaha shko more paranoid vizitohu sa nuk eshte vone

  8. emigranti says:

    ceshtja came do te jete shume e veshtire dhe rrezike do kerkoje ndihmen e ok-se

  9. Luan Rukaj says:

    Nuk je i besueshëm për ato që shkruan se je i njëanshëm duhet ti bësh tabelë qitje si berishën edhe ramën se që tëdy kanë tradhëtuar interesat e shqiptarëve.

  10. Nik says:

    Z. Minxhozi, respekt per shkrimet e tua por mos e nenvlereso hapin qe beri qeverria aktuale per normalizimin (saktesimin) dhe fillimin e zbatimit te mareveshjes per gjetjen dhe rivarrimin e ushtareve greke te luftes italo-greke. Besoj se greket e vleresojne me shume nga ju kete hap prandaj ju lutem mos shpini pa dashur uje ne mullirin e grekut, çoje te Mulliri i Shqiptareve o Z. Minxhozi!
    Nik

  11. joni says:

    Njeriu i Athines ne Tirane nuk eshte Dulja… eshte vet Rama !!!

  12. demo says:

    Sipas teje Rama u be agresiv me lloqe,kurse Greqia eshte agresive me 12 milje detare,3 varreza greke ne mes te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje