Blindohen zyrtarët, makina, armë dhe masa të reja sigurie

1 Shkurt 2018, 09:17Politika TEMA

Qeveria ‘Rama 2’ ka planifikuar miratimin e 429 vendimeve dhe projektligje gjatë vitit 2018. Përpos të tjerave, gjatë vitit 2018, është planifikuar edhe miratimi i një projektligji dhe 8 projektvendimeve, që synojnë rritjen e masave të sigurisë për personalitetet e larta shtetërore, por edhe zgjerimin e listës me funksionarët e lartë që do të merren nën ruajtje.

Nismat reflektohen në një vendim të Këshillit të Ministrave, i zbardhur nga Shqiptarja.com dhe që mban datën 24.1.2018. Njëri nga projektvendimet parashikon ngritjen e një instituti të posaçëm, i cili do të merret vetëm me formimin dhe kualifikimin e shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Ky projektvendim synon përgatitjen profesionale dhe fizike të punonjësve të këtij shërbimi, që do t’u besohet jeta e shtetarëve tanë.

Po ashtu, është planifikuar miratimi i një tjetër projektvendimi për përcaktimin e personaliteteve të tjera që do të mbrohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Në listën e personaliteteve që do të ruhen, do të përfshihen edhe krerët e organeve të reja të drejtësisë si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kreu i Prokurorisë së Posaçme etj. Në këtë kuadër, do të shtohen edhe objektet dhe rezidencat që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore.

Një tjetër projektvendim do të përcaktojë armatimin dhe mjetet teknike të posaçme për punonjësit që do të kujdesen për sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore. Armët dhe mjetet do të jenë si ata të shërbimeve të vendeve homologe, që do të thotë ndryshim i armëve dhe mjeteve aktuale. Një tjetër projektvendim do të përcaktojë automjetet e posaçme për transportin e personaliteteve të larta shtetërore.

Ky projektvendim synon standardizimin e automjeteve të posaçme për transportin e zyrtarëve të lartë. Referuar vendimit të qeverisë, një tjetër projektvendim do të miratohet për përcaktimin e simboleve, emblemave të personelit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Sipas dokumentit, të gjitha këto vendime do të miratohet brenda vitit 2018.

Personalitetet që ruhen nga Garda

Ligji për Gardën e Republikës ka përcaktuar personalitetet e larta shtetërore që ruhen nga shërbimi i sigurisë. Aktualisht, garda ruan e mbron, presidentin, kryetarin e kuvendit, kryeministrin si dhe familjet e tyre. Garda mbron personalitetet e huaja, që vijnë në vendin tonë.

Po ashtu, ruan kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetarët e Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave, kryetarin e Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, kryetarin e SHISH-it, kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Guvernatorin e Bankës së Shtetit, Avokatin e Popullit, kryetarin e KQZ-së, kryetarin e opozitës dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Presidenti ruhet edhe katër vite të tjera pas mbarimit të mandatit, ndërsa kryeministri edhe tre vite të tjera. Gjithashtu, garda ruan banesat e të gjithë të lartpërmendurve si dhe institucionet shtetërore ku ushtrojnë detyrën.(Shqiptarja.com)

5 komente në “Blindohen zyrtarët, makina, armë dhe masa të reja sigurie”

  1. lalai says:

    hajt rropt mu ne pith mbase ju bie ndonje komete e shkoni ne pith te semes te gjithe….

  2. Tironci says:

    Oooooooh;
    Filloi te krijohet NSA edhe ne Shqiperi.
    Duket bukur , po ku do ti merrni parate,? kujt do ja hiqni buken e gojes qe te rruani bythen tuaj?, jepni nga ato leket qe keni vjedhur per vite me rradhe se populli nuk ka me c`tju japi, s`ka me mish ne trup por vetem kocka.
    Ne Shqiptaret jemi popull debil, ne vend qe ti cojme keta politikane para litarit, tani do i sigurojme jeten duke shtrenguar rripin edhe me shume, do bejme disa vrima te reja ne rrip se ato normalet kane vajtur tek e fundit.
    Tallini karet me kete popull tallini se keni gjetur e beni.

  3. Cobo rrapushi says:

    Leket rrush e kumbulla. Paguani taksa o njerez se personalitetet do na bejne vezet e kuqe. Ne vend qe te vihet individi ne qender te vemendjes meren me budallalleqe. Pse kane frike dhe nga kush kane frike? E mbani mend byrone politike dhe bllokun e famshem, nuk pordhi kush per ta e s’do pjerdh kush as per keta. Gjithcka fallco. Vet rrisin taksat, vet propozojne masa mbrojtese e vet harxhojne leket.

  4. Bushi says:

    Po! Eshte e domosdoshme mbrojtja e personaliteteve te rendesishme te shtetit.Eshte e domosdoshme.Sot vendi yne eshte i kercenuar nga pd-ke dhe opozita ne pergjithesi.Ato jane shume radikal,dhe po tregohen terrorista.Me kete ata duan ti futin friken njerzeve te pushtetit,dhe popullit,se jane ne gjendje te shperthejne ndonje lufte civile ne shqiperi.U punon mendja gjithmon per te keq.Per popullin e shume probleme qe ka,as qe u shkon ne mend.

  5. Muharrem says:

    Keto vendime merren ne fshehtesi dhe nuk botohen spese jane kriminele ordinere dhe hajdute te felliqur qe rrjepin popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje