Rusi, paketa 100 milionë dollarëshe për të vizituar hapësirën

1 Shkurt 2018, 16:36Lifestyle TEMA

Rusia do t’u propozojë turistëve paketa udhëtimi për në hapësirë brenda një kohe të shkurtër, duke vendosur një çmim fillestar 100 milionë dollarë dhe udhëtime mjaft komode, u shpreh sot një drejtues i sektorit hapësinor rus, shkruan ata.

Vladimir Solntsev, drejtor i kompanisë publike ruse ”Energia” që projekton dhe merret me teknikat më të fundit për ndërtimin e mjeteve të hapësitës, pohoi për të përditshmen ruse “Komsomolskaja Pravda” se po diskutonin rreth mundësisë së paketave turistike për të udhëtuar në hapësirë.

“Studimet e tregut tregojnë se ekziston vërtet një grup që është i gatshëm për të paguar deri në 100 milionë dollarë”, tha ai duke shtuar se për turistin e parë do të ketë me shumë gjasa një tarifë pak më të lirë. (TemA)

1 komente në “Rusi, paketa 100 milionë dollarëshe për të vizituar hapësirën”

  1. stela says:

    s shkon dhe ndonje nga keta tanet dhe mos u kthefshin me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje