100 fshatrat/ Kumbaro prezanton programin e kulturës: Investime të prekshme dhe të qëndrueshme për zhvillim turistik e kulturor

2 Shkurt 2018, 16:40Turizëm TEMA

 

 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar ditën e sotme, programin  e kulturës për projektin e 100 fshatrave, një model i ri i zhvillimit rural i qeverisë shqiptare, i cili ndërthur investimet infrastrukturore me trashëgiminë kulturore e agroturizmin.

“Jetëzimi i Qendrave Historike, përdorimi i të gjithë argumenteve kulturorë dhe historik të bashkuara me një program shumë të ngjeshur kulturor të trashëgimisë kulturore jo materiale, rrjetin e artizanatit, kampuset verore të restaurimit që janë në fakt aktivitete më vete kulturore por edhe mundësi punësimi në disa prej këtyre fshatrave, janë disa nga pikat kryesore që ofron kultura në këtë program.

Sot që flasim kemi në proces ose sapo të përfundura në këto 100 fshatra 13 monumente të restauruara, 65 projekte të reja në trashëgiminë kulturore. Po krijojmë itinerarin e rrugëve të Besimit ( për 5 objekte kulti puna restauruese nis në pranverë, ndërsa janë duke përfunduar 3 kisha në këto 100 fshatra) dhe rrugët e Kujtesës me stacione historike”, theksoi në fjalën e saj Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kumbaro vijoi më tej duke folur për mundësitë e zhvillimit që do të mundësojë jetëzimi i dy qendrave historike të Dhërmiut e Vunoit, ku po restaurohen 252 objekte në Dhërmi dhe 182 objekte në Vuno me një vlerë investimi prej 7.5 milionë euro në total.

Gjithashtu Kumbaro pohoi se bashkë me dorëzimin e dosjes që edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit të futet në UNESCO, Ministria e Kulturës  po bën një analizë për shpalljen e Qendrës Historike të Linit.

Më tej Ministrja e Kulturës u ndal tek rëndësia e ndërthurjes së gjithë potencialeve në këto fshatra të përzgjedhur, ku tha se bashkëjetesa e bujqësisë, artit, kulturës, historisë e arkitekturës janë thjesht degë të një potenciali deritani të pashfrytëzueshëm turistik dhe ekonomik.

Investimet publike, investimet e donatorëve dhe investimet private, të kombinuara në projektet për zhvillim të qëndrueshëm në sitet e trashëgimisë janë të domosdoshmë për të tilla modele, përfundoi Ministrja e Kulturës.

3 komente në “100 fshatrat/ Kumbaro prezanton programin e kulturës: Investime të prekshme dhe të qëndrueshme për zhvillim turistik e kulturor”

  1. keshtu ndodh says:

    Ku jane ato 100 fshatra aman, se ato fshatra qe kishin edhe objekte me te lashta si fshatrat e lumit Vlores, bile qe nga koha e Skenderbeut, as Neritan Ceka nuk i mesoi, rahmet te kete se me kane thene se ka vdekur, e as ti Kumbara jone nuk i more vesh qe te kishe vene nje gur veç atyre qe ka vene populli lashte e errozioni ka bere punen e tij, por edhe errozioni mendor i intelektualeve te ketyre vendeve qe s’u kujtuan nje here per to, veç ku te mburren per vete e familjet e tyre me libra fallco apo edhe ku te shkruajne ndonje gje qe te ekuilibrojne bemat e tyre kunder ketyre njerzeve dhe veprave. Keqardhje per ata bij e bija qe i lexojme neper gazeta sikur kushedi se ç’jane, por s’ben asgje per vendin e baballareve te tyre.

  2. LILI says:

    u shemb monasteri , u shemb ura nga pa kujdesia e kesaj ministresh per monumentete me vlere..
    Edhe kjo ende eshte ministresh? Po normal, sa ma shume deshtak, aq ma shume te perzgedhur nga kryeministri i jone, se vetem me deshtake per rreth ai shelqen;;;
    Si nuk keni turp para shembjeve te vlerave turistike nje qind here ma te medha se keto qe po promovoni?
    Cka ka ne shistavec si vlere pos natyra, edhe aferizmi i juaj ,se e keni piketuar per ju ate vend edhe keni gati “projektete” nga firma alla GENER and CO?

  3. DN says:

    investimet ne 100 fshatrat jane vetem investimet per bizneset e tyre ,me paret e taxpagueseve shqiptare qe Generi edhe firmat tjera si Generi te mos shpenzojne asgje e te gjen hazer punet per ‘investimin ‘ e tyre.
    Shikoni pak cka kane ndermend me ba ne shishtavec: HEC rend, edhe ne cdo fshat tjeter do gjeni nje tjeter GENER qe do investoje cuditerisht pikerisht aty ku ministresha e jone ka zgedh ‘politike kulturore’…
    Pyetja eshte sa ka marr kjo prej fondeve evropiane per zhvillim per xhepin e vete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje