Nikoll Lesi i jep zemër Koço Kokëdhimës: Është Avni Rustemi i ditëve tona, e miklon ideja të vrasë Ramën

2 Shkurt 2018, 10:54Politika TEMA

Nikoll Lesi ka hapur sot gazetën me Koço Kokëdhimën, që thotë se Edi Rama do të ketë fundin e Esat Pashë Toptanit.

“Nëse kjo qeveri do dëmtojë qoftë edhe një milimetër hapësirat detare dhe tokësore të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do jetë Esat Pashë Toptani i ditëve tona dhe do të ketë fatin e Esat Pashë Toptanit!”, tha Kokëdhima një ditë më parë.

Sipas Lesit, Koço është Avni Rustemi i ditëve të sotme dhe po miklohet nga ideja për t’i shkaktuar Ramës, një fund si ai i Esat Pashë Toptanit.

Deklarata e kreut të partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima është një kërcënim i hapur dhe i paprecedentë. Kujtojmë se Esat Pashë Toptani u akuzua si tradhtar për shitje të territoreve të Shqipërisë dhe u vra nga Avni Rustemi. Aludimi i ish-mikut të kryeministrit është i qartë. Nëse Edi Rama firmos kundër interesave të Shqipërisë, ndaj tij mund të ketë të njëjtin reagim popullor si ndaj Toptanit duke lënë të kuptohet eliminim fizik. Kjo thënie publike e Koço Kokëdhimës ka nevojë të merret seriozisht në konsideratë nga Policia e Shtetit, sepse ka kërcënuar me vrasje kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Mësohet se që mbrëmë shtëpia e kyeministrit ka përforcime nga garda, lëvizjet e tij janë reduktuar, ka shumë roje të veshur civilë që ruajnë Edi Ramën, ndërkohë që shërbimet sekrete po ruajnë Koço Kokëdhimën për të parë se më cilët apo cilin takohet dhe çfarë planesh ka ai edhe personalisht për tu kthyer në një Avni Rustem të dytë.

Kokëdhima ishte deri para dy vitesh miku më i ngushtë i Edi Ramës, por dashuria tashmë duket se është kthyer në urrejtje. Fakti që Koço Kokëdhima i kujtoi publikisht kryeministrit Rama fatin e Esad Pashë Toptani, i cili u vra nga Avni Rustemi, si dhe duke ditur patriotizmin e fortë të Kokëdhimës, nuk është çudi që akti i Avni Rustemi ta miklojë sedrën e Koços”, shkruan Lesi.

Kuptohet, e gjithë kjo nuk është veçse fantazi, pasi Koço nuk mund të vrasë dot një pulë, jo më të behet Avin Rustemi i ditëve tona.(TemA)

9 komente në “Nikoll Lesi i jep zemër Koço Kokëdhimës: Është Avni Rustemi i ditëve tona, e miklon ideja të vrasë Ramën”

  1. xx says:

    Pasi gjykata Kushtetuese e hodhi poshte marveshjen e Sali Berishes pse nuk u bere Avni Rustem apo tani ke hesape personale.Pa te shohim sa Avni je.

  2. salem says:

    Zoti Koqo ku ishte ky Avniu kur e firmosi Berisha?

  3. Qepazeja says:

    E ku perfundove mo Koço te talin kart dynjaja me ty.
    Lidh nje gur ne qafe dhe hidhu ne lum me mire se je bere qepaze.

  4. bobo says:

    Mbaje veten Koqe kosultou njeher me monen,ene Ajo don me e vra,Koco mos u hidheno kaq shume e shiti Sala me lulushen dhe ti i hengere nje mune,mos u shty nga Nikolla o sehirxhi Ai nji keshtu ka qene tan kohes , delenxhi.Pra shokun qe ke ngren e ke pi mos e vri o koqe.

  5. AMSTERDAMI says:

    TIPIK MALOQ I LEK DUKEQINIT.GJAKSOR BASTARD VRASES NXITES PER HAKMARRJE BITHQ… PRAG Q FIS Q RRAC Q JA CFARE JE TI KOLO LEHSI.PERFUNDIMIOSHT MALOQ SHPELLAR.

  6. Niqolli says:

    Nuk gjene ne shqiperi me trap se Nikoll Lesi. Si ka mundesi qe shkruani akoma per Nikoll Lesin???Njerezit e kane harruar qe merr fryme ky pleh.injorojeni.Ai egziston vetem per Like-Monen

  7. eh mer gjak prishur ,
    rrace putanash ,
    kush eshte sot problemi Shqiperise ,
    nderkohe qe greku e serbi nga ana tjeter
    po na ngushtojne hapsirat
    nderkohe qe Kurvat si nikolla krihen me nji krere
    qe s’ja heq dot morrat shekullore

  8. Albani says:

    Rama nuk ka nevoje te frikesohet aq shume “derisa I mbron intetesat kombetare”….

  9. Life is game says:

    Mbahu nikoll leshi! Bisedo me bq me te Shqiperise se mos te cakton te behesh ” Avni Rustem” . Per pare dhe llokma ti Nikoll je…. i papare! Por kujdes… se Avni trimi pati epiloge…. mos u ktuaj nikoll! Edhe ti koqja Shqiperise! Nuk ti prish sarajet ER ne bregdet …se e te qe ti ate pret! Kot mos u mundo…. koha jote ka mbaruar! Pahuaj te pakten taksat ! Per ato qe i ke zhvatur dhe i ke shkerdhyer fukarenjeve! Te neveritshem ti & NL!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje