Ekstradimi i "financierit" të Habilajve, Rama: Një xhep fallco i opozitës, po të kishte ndodhur e kundërta...!

1 Shkurt 2018, 21:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ekstradimin e “financierit” të grupit kriminale të Habiljave (Nezar Seiti), si një “xhep fallco” që ka hapur opozita e PD-së dhe LSI-së.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama ka deklaruar se Nezar Seiti i është dorëzuar drejtësisë italiane, dhe se është i bindur se nëse kjo nuk do të bëhej, atëherë sërish opozita do të sulmonte qeverinë duke thënë që nuk e dorëzuan në duart e sigurat të italianëve.

“Xhep fallco… u ekstradua në duart e prokurorisë italiane një person i kërkuar zyrtarisht nga drejtësia italiane… nëse do të kishte ndodhur e kundërta, ta siguroj që do të thonin se nuk ja çuan sepse duan t’i mbyllin gojën këtu me drejtësinë e kapur.

Sesa korrekte ishte, mjafton të lexoni deklaratën e Ministrit të Drejtësisë italiane.”-tha Rama.

3 komente në “Ekstradimi i “financierit” të Habilajve, Rama: Një xhep fallco i opozitës, po të kishte ndodhur e kundërta…!”

  1. I nderumi Krim minister says:

    Veem Rama nuk rren, ashtu si puna e detit dhe vetingut.Ja kaloi Berishes per humor, piktori.

    Ka kohe dhe merret me problemet e policise dhe drejtesise njoni.

    Arta, ku je mi loke?

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    O lyf, mund ta ekstradoje pasi te mbaronte hetimi ketu. Pse e kishe me kaq shume nxitim?

  3. V20 says:

    Nuk e kish me nxitim por gjykata ketu, e ka haruar osezdi cte beje.Le te mbarojne pune italianet pastaj gjykata jone kur ti teket le ti kthehet sa here te doje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje