VIDEO/ Speciale: Thesaret e lashtësisë në rrugën e TAP-it

2 Shkurt 2018, 20:49Sociale TEMA

Vetëm pak kilometra larg nga Berati, në njërën prej kodrave pranë fshatit Fushë-Peshtan, kompania TAP ndali punimet në mes të vitit 2017 për të raportuar një gjetje të rëndësishme të fshehur në shekuj. Punonjësit në terren hasën disa pengesa për të cilat kërkuan një leje të dytë për të vijuar ose jo gërmimet me eksakvator.

Dhe përgjigja ishte Stop. Ata që mendojnë se misioni i gazsjellësit TAP në Shqipëri është furnizimi me gaz për vendin kanë të drejtë, por jo tërësisht. Përpos inxhinierëve, supervizorëve, punonjësve të ndërtimit dhe shtrimit të tubacionit, kjo kompani ka dhe një drejtori të veçantë me 50 ekspertë të historisë dhe arkeologjisë. Udhëheqës i tyre është eksperti i Trashëgimisë Kulturore Lorenc Bejko, i cili drejton dhe arkivon një punë që ka nxjerrë thesare nga nëntoka e territorit tonë, madje dhe në zona ku nuk është menduar pë gjurmë arkeologjike. Siti në kodrën e Beratit për arkeologët është një banjo turke, ndryshe Hamam, e cila ka pasur një sistem perfekt funksionimi.

Që nga varrezat, sendet prej bronzi e der te prania e objekteve religjioze, sitet arkeologjike që marrin një status të rëndësishëm datojnë nga neoliti i hershëm e deri në shekullin e 20.

Por nuk janë vetëm sendet, eshtrat dhe objektet murale ato që janë hasur në territorin ku punohet për vendosjen e tubacionit të TAP. Zbulimet dëshmojnë për gjetje të rëndësishme të antikitetit ilir dhe periudhës romake, me rrugë komunkimi dhe ura, të cilat kanë shërbyer për shkëmbime tregtare apo pozicionimin në vendbanime të përkohshme apo të përhershme.

Bejko tregon edhe pikat ku janë gjetur sitet arkeologjike në hartën ku kalon tubacioni në pjesën tokësore të Shqipërisë, ku në total janë 40 gjetje, në zonën e Korçës, në Berat, Çorovodë e deri në Fier.

Por, a ndjek kompania TAP rrugët ligjore për ruajten dhe referemin e zbulimeve në drejtorinë përgjegjëse pranë Ministrisë së Kulturës. Rudina Zoto, drejtore e Agjencisë së Shërbimit të Arkeologjisë shprehet se veprimatria e trashëgimisë kulturore sot është në fazën e tranzicionit dhe ajo monitorhet sipas ligjit për Trashgiminë kulturore dhe gjithcka raportohet në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë.

Bashkëpunimin e komenton si të frytshëm edhe Bejko, sipas të cilit gjithcka zhvillohet në mbikëqyrjen e plotë të dy palëve.

Por, në bashkëpunimin e frytshëm mes ekipit të arkeologëve të TAP dhe agjencisë së Shërbimit të Arkeologjisë, fondet i përkasin 100 për qind kompanisë private.

Por veprimtaria e gazsjellësit TAP në tokë do të mbyllet në vitin 2020, çka do të ndërpresë edhe mundësinë për gjetjen e siteve të tjera të mundshme arkeologjike. Gjatë viteve të fundit në Shqipëri turizmi është rritur me hapa galopantë dhe interesi për turizmin kulturor ka shënuar rritje nga 10 për qind në 2014 në 40 për qind në 2016, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT.

Sot sitet arkeologjike të TAP monitorohen dhe ruhen në mënyrë të rreptë, dhe interesi i publikut sapo është zgjuar. Sot në tryezë mes dy palëve po diskutohet ngritja e një muzeu të posacëm që do të përmbajë objektet me vlerë historike të zbuluara nga TAP. Por deri atëherë le të shpresojmë se të tjera thesare do të dalin nga nëntoka shqiptare.(TemA TV)

8 komente në “VIDEO/ Speciale: Thesaret e lashtësisë në rrugën e TAP-it”

  1. demo says:

    Kompanite katundare shqiptare te ndertimit si ajo kompania e Gramshakut Kllogjri,qe shkaterroi Durresin dhe i shiti hyrjet nga 2-3 here.Kompania turke qe ndertoi rrugen e Qafe Thanes gjeti objektin me me vlere te periudhes Pellasgo-Ilire,,Tempullin Orakull te Diana Kandaviensis ne nje shpelle dhe e shkaterroi,Dhjetra kryetare bashkise kane dhene leje ndertimi mbi objekte arkeologjike dhe sot jane bossa me femijet e tyre.Kjo kompani respekton vlerat antike.Ktheni nje gur mbrapsh mos e merrni me sysh.

  2. ermal says:

    Tap-kalon neper rrugen Egnatia, pra dihej se do te kishte shume vendbanime qe do dilnin ne drite. Zbulimi i tyre eshte entuziazmues, por ndoshta jo gjithmone eshte gje e mire per to, sepse nese nuk kemi mjetet e nevojshme per mirembajtje ato perfundojne te plackitura dhe te rrenuara nga shirat dhe dielli dhe njerezit.
    Nga ana tjeter duhet bere kujdes me eshtrat. Sa me shume prej tyre, mund te nxirret ADN dhe te behen analiza te tjera dhe dime me ne fund se si ngjasonin iliret (pellazget) dhe a jemi ne trashegimtaret e tyre. Sa me shume kompatibilitet aq me shume percaktohet njehere e mire kjo ceshtje.

  3. Cobo says:

    Kur qenkan thesare keto banjot nderprisni TAP dhe fitimet qe do nxirnit nga gazi i nxirni nga turizmi banjove (haleve).

  4. a.f. says:

    C’pune ka Bejko qe te marre persiper detyrat dhe pergjegjesite ligjore te Agjencise se Sherbimit Arkeologjik?
    Ose kjo agjenci nuk eshte e afte te kryeje detyrat e saj, ose Bejko eshte “ujku qe i kane varur melcite ne qafe”.

  5. GJERGJI says:

    Ja gazetaria qe duam….Bravo TemA.
    Reportazh i shkelqyer,me prova,me pamje dhe mbi te gjitha percjell dituri per brezat.

  6. ..... says:

    RRESPEKTE TAPIT PER KORREKTESEN NE PUNEN E VET , turp te ket ky Cobo qe ka llogjik per te ardhur keq , ne me te kaluaren identifikojm vetveten , ik ha noj paçe mbush barkun o njeri , mos komento gjera qe nuk i perkasin nivelit tend.

  7. Pellazgos says:

    Antikitet Ilyre thote tjetri.
    Ka Greqi te Lashte dhe periodhos Helenike deri ne vdekjen e Kleopatres,me vone per 750 vjet Perandori Romake,me vone per 1100 vjet Perandori Bizantine dhe me vone 500 Turqi me Pashallare,Bejlere,Agallare.

  8. Eri Arkeologu says:

    I gjithe punesimi arkeologeve te tap eshte bere ne baze te njohjeve personale me mik dhe tarafe sidomos me pazaret qe ka bere lorenc bejko dhe iris pojani me nam ne tarafet ne sektorin e arkeologjise. Vetem ata qe kane njohje personale me keta arriten te futen ne pune…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje