STUDIMI/ Shkencëtarët japin alarmin: Shqipëria renditet e para në Europë për rrezikun nga tërmetet

2 Shkurt 2018, 10:00Sociale TEMA

Shqipëria është në zonën e rrezikut për sa i përket rrezikut nga aktiviteti sizmik.

Sipas një raporti të fundit nga dy shkencëtarë amerikanë, vendi vlerësohet me një normë risku prej 10 për qind, më e larta në të gjithë Europën, e vetmja me ngjyrë të kuqe (shiko hartën).

Gjeologët parashikojnë se mund të ketë dy herë më shumë tërmete në vitin 2018 në të gjithë botën, shkruan Monitor.

Viti 2018 regjistroi vetëm në muajin e parë të tij tre tërmete të forta me magnitudë mbi 7 ballë.

Edhe pse e vështirë që të parashikohen tërmetet, në një raport të publikuar nga dy shkencëtar amerikanë, Roger Bilhalm dhe Rebecca Bendick, argumentojnë se në pesë periudha historike, aktiviteti sizmik u dyfishua kur rrotullimi i Tokës u ngadalësua.

Raporti vlerësoi  përqindjen e rrezikut duke marrë në shqyrtim 173 vende të botës, bazuar në probabilitet e ndodhjes së një tërmeti, stuhie, përmbytje, thatësire dhe rritjes së nivelit të detit.

Rreziku i Shqipërisë nga tërmetet

Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Prej këtyre 55 tërmeteve të një periudhe më shumë se 2000-vjeçare, 36 i takojnë shekullit të 19, gjë që na bën të mendojmë se numri i tërmeteve shkatërrues të përmendur më sipër është i nënvlerësuar dhe se tërmete të tjerë shkatërrues janë fshehur në errësirën e historisë, shkruan Monitor.

Stacionet europiane të sizmologjisë kanë regjistruar matjen e saktë të tërmeteve në Shqipëri me magnitudë 6 ballë që në fillim të shekullit të 20-të.

Ndërsa magnitudat më të ulëta deri në dy ballë kanë nisur të maten në fund të viteve 1960.

Shqipëria është në mesin e një zone të gjerë kontakti midis pllakave tektonike të Afrikës.

Rajonet që rrethojnë Shqipërinë përfshijnë një zonë tektonike mjaft të gjerë, ku bëjnë pjesë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria Jugore dhe Turqia Perëndimore.

Çdo vit, në këtë rajon ndodh të paktën një tërmet me magnitudë më të ulët se 6.5 ballë.

Vendet më të rrezikuara në botë

Vanuatu – 36.43%

Tonga – 28.23%

Filipines- 27.52%

Guatemala – 20.88%

Bangladesh – 19.81%

Solomon Islands – 18.11%

Kosta Rika – 16.94%

Kamboxhia – 16.9%

El Salvador – 16.85%

Timor-Leste – 16.37%

Brunei Darussalam – 15.58%

Mauritius – 15.18%

Nikaragua – 14.89%

Japonia – 14.1%

Fixhi – 13.56%

Guinea-Bissau – 13.09%

Vietnam – 12.81%

Kili – 12.28%

Xhamajka – 12.15%

Vendet më pak të rrezikuara\

Katar – 0.1%

Malta – 0.61%

Barbados – 1.16%

Arabia Saudite – 1.32%

Grenada – 1.44%

Islanda – 1.55%

Kiribati – 1.78%

Bahrain – 1.81%

Emiratet e Bashkuara Arabe – 2.1%

Suedia – 2.26%

Finlanda – 2.28%

Egjipti – 2.34%

Norvegji – 3.35%

Izrael – 2.49%

Singapor – 2.49%

Estonia – 2.52%

Seychelles – 2.58%

Zvicër – 2.61%

Luksemburg – 2.68%

Oman – 2.74%

3 komente në “STUDIMI/ Shkencëtarët japin alarmin: Shqipëria renditet e para në Europë për rrezikun nga tërmetet”

  1. perkthyesi says:

    Nga ana sismologjike, vertete Shqiperia eshte e rrezikuar, pasi ben pjese , apo ndodhet ne brezin e rrudhosjes alpine, e cila nis qe nga jugu i Frances, vazhdon ne alpet italiane, Dinaridet,Albanidet, Helenidet, Tauridet ne Turqi, vargmalet e Zagrosit ne Iran, dhe perfundojne ne Himalaja. Megjithate, kam idene, se Italia eshte ndoshta me e rrezikuar se ne. Sidoqofte, dhe per miliona vjet te tjere, do mbetemi ne vorbullen e aktivitetit te theksuar sizmik.

  2. Termet te shqupi says:

    Ishalla ndonje termet andej nga shqupi po te jne te gjithe Brenda qe te shpetojme njehere e mire nga ajo fare e keqe qe mbolli Saliu kaq vjet.

  3. Befana says:

    Nuk mjafton largimi i me se gjysmes se popullsise nga politikat emigruese,Tani me keto lajme te largohen te tere dhe ta gezojne ata qe japin te tilla lajme.Cfar nuk behet per cpopullimin e ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje