Dosjet e Sigurimit, kryetarja e autoritetit, Genta Sula: Na mungon infrastruktura dhe stafi . Problem dhe me arshivat

31 Janar 2018, 20:27Sociale TEMA

Kur ka kanë kaluar dy vite që nga krijimi i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, akoma nuk është e mundur që të bëhet një kontroll i saktë dhe i plotë për ata që aplikojnë.

Pra, jepet përgjigje jo definitive.

“Arkivi ynë nuk ka në dorë të gjitha dosjet”, deklaron kryetarja e Komisionit të Autoritetit, Gentiana Sula në një intervistë për TemaA TV.

Arkivi i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit është ende i paplotë.

Kryetarja e Komisionit të Autoritetetit të Dosjeve, Genta Sula shprehet se kjo situatë vështirëson punën e institucionit dhe, si pasojë, në disa raste përgjigja nuk ka qenë definitive.

Ajo kërkon që institucionet dhe personat që kanë informacionet që parashikon ligji për autoritetin e dosjeve t’i dorëzojnë ato.

Mungesa e të gjitha dokumentacioneve të mundshme, ka bërë që ky institucion në disa raste të mos jap përgjigje përfundimtare.

Ndërkohë, sipas Sulës, numri i kërkesave ka ardhur në rritje, ndërsa shton se me prioritet trajtohen kërkesat nga institucionet e shtetit.

Kryetarja e komisionit Sula ngriti sërish shqetësimin se edhe gjendja e arkivës ku ndodhen informacionet që disponohen aktualisht nuk është e mirë.

Sipas saj, institucioni që ajo drejton ka nevojë për më shumë punonjës.(TemA TV)

4 komente në “Dosjet e Sigurimit, kryetarja e autoritetit, Genta Sula: Na mungon infrastruktura dhe stafi . Problem dhe me arshivat”

  1. Nipi i Shyretes says:

    Femer budallaqe. Akoma nuk e ke kuptuar se institucioni qe drejton ti u ngrit per t’i hudh syte miletit dhe jo per te hap dosjet?
    Merr rrogen e mos dil ne tv se na e neverite .

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Po ik ere ne shpi mi goce ene mylle Autoritetin, qikshu ene tina sun stresohesh ene taksapaguesi sun harxho pare kot. Kur ti kini qato mundesina hape prape Autoritetin, kur te marojn mylle prape. nji kshu mi pra mo te keqen une tyna, cil e myll, cil e myll.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Po ik ere ne shpi mi goce ene mylle Autoritetin, qikshu ene tina sun stresohesh ene taksapaguesi sun harxho pare kot. Kur ti kini qato mundesina hape prape Autoritetin, kur te marojn mylle prape. nji kshu mi pra mo te keqen une tyna, cil e myll, cil e myll..

  4. h says:

    Dosjet per drejtesi historike nuk i gjeni dot ?
    Pse dosjet per vjedhjen dhe tjetersimin e pronave te tjereve i gjeni aq mire ?
    Sikur te kishte bakshishe dhe para nen dore aman sec i gjenit brenda dites.
    Hajdute te degjeneruar pa dallim feje,krahine,idee.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje