Ndryshon moti, nga sot pasdite rikthehen reshjet e shiut

31 Janar 2018, 12:53Sociale TEMA

I gjithë territori i vendit duke filluar nga sot pasdite do të mbizotërohet nga reshje shiu.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot priten reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriore të vendit, ndërsa nesër priten reshje në të gjithë territorin.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore:  0 °C / 9 °C.

Sot (e mërkurë, dt.31) dhe nesër (e enjte, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje