Agron Llakaj rrëfen “hallin” e tij: Prej kohësh laj borxhet e banorëve të Memaliaj

30 Janar 2018, 19:50Sociale TEMA

Janë të shumtë personazhet e showbiz-it, të cilët zgjedhin të ndihmojnë familjet në nevojë pa bërë publike bamirësitë e tyre.

I tillë është edhe rasti i aktorit të humorit Agron Llakaj, i cili çdo fundvit shkon në vendlindjen e tij Memaliaj, dhe paguan borxhet e banorëve atje.

Ky informacion është bërë i ditur sot në emisionin radiofonik “Chaud Patate”.

Llakaj ka rrëfyer i prekur në një nga intervistat e tij se është shumë i lidhur me vendlindjen dhe sa herë që rikthehet ndihet nostalgjik.

Sipas revistës “Who”, pjesë e kauzës së tij të bamirësisë herë pas here bëhet miku dhe ish-portieri i Kombëtares së futbollit, Foto Strakosha, i cili gjithashtu ka lindur në këtë qytet.

1 komente në “Agron Llakaj rrëfen “hallin” e tij: Prej kohësh laj borxhet e banorëve të Memaliaj”

  1. Çentrale says:

    Paguani aktorët që punojnë me ju në fillim, pastaj hidhu në Memaliaj o grupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje