Reuters: Një udhëtim në jug të Shqipërisë, në kërkim të eshtrave të ushtarëve grekë

30 Janar 2018, 10:07Sociale TEMA

Gjashtë ushtarë grekë janë të varrosur nën ullinjtë e familjes Brigo në Himarë, një qytet në jug të Shqipërisë.

Ata e kanë vendin e tyre të prehjes, por të tjerë gjenden edne të shpërndarë në luginat aty pranë.

Eshtrat e tyre janë pikërisht aty ku ranë në vitin 1941, ndërsa luftonin me trupat fashiste italiane.

Familjet greke vijnë në Shqipëri çdo vit në të njëjtën ditë për t’i përkujtuar të afërmit e tyre të rënë, por nuk ata kanë varre.

Pas përpjekjeve disavjeçare që nga rënia e komunizmit, Athina dhe Tirana kanë arritur më në fund marrëveshjen për zhvarrosjen e 7976 ushtarëve grekë, që do të vendosen në varreza në Shqipëri.

Eshtrat e para janë zhvarrosur në luginën e Sajmolës, në pjesën qendrore të jugut të Shqipërisë.

Ministria e Jashtme greke i ka cilësuar këta ushtarë si “të rënët e fundit të Luftës së Dytë Botërore që nuk janë varrosur ende siç u takon”.

Në një kodër nga ku duket Korfuzi, gjashtë ushtarët grekë prehen si më “të privilegjuar”.

Ata janë vrarë nga artilieria italiane vetëm pak ditë pasi festuan Pashkët ortodokse në shtëpinë e Jani Brigos.

“Amaneti i fundit i tim eti ishte t’i ruaja varrin, orën dhe portofolin Andreas Provatas-it”, tregon Ermioni Brigo, 85 vjeçe, ndërsa ecën përmes ullishtes.

“E zbatova amanetin e tij, edhe pse na ndoqi pas si gangrenë”.

Babai i saj u burgos për 11 muaj nga italianët, u akuzua se ishte filohelen dhe pastaj u arrestua nga komunistët.

Jeta iu shpëtua nga një shqiptar që dezertoi nga ushtria italiane, që ai e kishte strehuar dikur dhe që më vonë ishte bërë komandant i partizanëve.

Në të njëjtën luginë qenë varrosur edhe ushtarë italianë, por varret e tyre u boshatisën sepse eshtrat u kthyen në atdhe nga qeveria italiane.

Por grekët duan që të rënët e tyre të varrosen këtu, çka ka shkaktuar debate politike te shqiptarët që i shqetëson nacionalizmi grek në jug të Shqipërisë, ku jeton një komunitet grek.

Ky është shkaku i vonesës së kësaj procedure.

Jo shumë larg prej aty, në Kishën e Shën Nikollës në Këlcyrë, eshtrat e 257 ushtarëve grekë janë ruajtur në qese të bardha për katër vjet.

Ndërsa jashtë kishës, varrest bosh presin eshtrat.

“Janë të vdekur, nuk i bëjnë keq njeriu. E keqja është mes nesh, të gjallëve”, thotë drejtuesi i kishës, Kristo Koçi, 75 vjeç.

(Reuters-TemA TV)

1 komente në “Reuters: Një udhëtim në jug të Shqipërisë, në kërkim të eshtrave të ushtarëve grekë”

  1. Flm says:

    Fjal e mencur….” e keqia eshte mes nesh te gjalleve”.
    Per te till mencuri ka nevoj Shqiperia, por fat keqesisht ju a mbyllim gojen ketyre sherbetoreve te Zotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje