FOTOT: Aksioni shtrihet edhe nëpër lagje, mbillen 50 pemë të reja te zona e Oxhakut dhe e tregut te Medreseja

29 Janar 2018, 18:10Sociale TEMA
FOTOT: Aksioni shtrihet edhe nëpër lagje, mbillen 50 pemë të

Fushata e gjelbër në kryeqytet është shtrirë në çdo hapësirë komunitare, ku bashkë me Bashkinë e Tiranës qytetarë të ndryshëm janë sensibilizuar pro nismës.

Edhe sot në Njësinë 4 të Tiranës u shtua hijeshi dhe jetë me mbjelljen e pemëve të reja.

Janë rreth 50 pemë të reja që u mbollën në zonën e Oxhakut dhe në rrugën”5 Maji” me kontributin e deputetes, administratores Liri Qoshi, punonjësve të Njësisë dhe disa banorëve.

Bashkia Tiranë ka lançuar nismën “Dhuro një pemë “ duke nxitur qytetarët që të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit.

Kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë apo një njeriu të dashur në jetën e tij.

Qytetarët e Tiranës janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e aksioneve për mbjelljen e pemëve, si një mundësi për të jetuar shëndetshëm.

Bashkia e Tiranës, tashme prej disa vitesh që nga ardhja e Erion Veliaj në krye të saj, ka promovuar iniciativa të tilla të cilat synojnë që përmes strategjisë së gjelbër, të mbillen 2 milionë pemë deri në 2030.

4 komente në “FOTOT: Aksioni shtrihet edhe nëpër lagje, mbillen 50 pemë të reja te zona e Oxhakut dhe e tregut te Medreseja”

  1. Liu says:

    Une degjova 51 Patetike…

  2. Zigur Qarri says:

    Ç’far ka ngjare,ku eshte i kudondodhuri,ai qe solli qytetrimin ne Tirane,ai,Kryeagronomi Erion Veliaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje