Loja me “dorëheqje” e Ben Blushit dhe sulmi që i bënte Top Channel: Kioskë e shpifur, e shitur tek pushteti

29 Janar 2018, 12:15Sociale TEMA

Ben Blushi do të jetë drejtori i Përgjithshëm i Top Channel.

Lajmin e ka dhënë presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha.

Kjo është dhe arsyeja reale e deklarimit të Blushit, se heq dorë nga partia Libra.

Burime nga TCH thanë për Dita se, ndryshe nga sa ua ka paraqitur bashkëpunëtorëve të tij në parti, Blushi e ka marrë vendimin për TCH përpara se të largohej nga Libra.

Kjo tregon sa pak besim ka patur ai tek lëvizja politike që e ngriti vetë.

Me “dorëheqjen” ai vrau dy zogj, duke patur parasysh përjashtimin e Mimoza Hafizit.

Me mbetjen jashtë parlamentit në zgjedhjet e fundit, Blushi deklaroi largimin nga politika, duke kritikuar popullin që nuk e kuptoi.

Mbetet për t’u parë nëse Blushi do ketë sukses me këtë projekt mediatik, apo do lodhet shpejt dhe do ta braktisi atë si projektet politike, përfshirë Libra, LMN etj.

Ndërkohë, kanali TCH do kuptojë nëse i mungojnë emrat apo puna, pra nëse zgjidhjes së krizës atje i duhen “drejtorë të famshëm” apo “punëtorë – anonimë”.

Këta të fundit kanë muaj që arratisen një e nga një nga një kanal, gjithmonë e më i paqartë në politikat editoriale.

Kur Ben Blushi sulmonte mediat e mëdha dhe Top Channel si të shitur: Helm i paguar me taksa, do i rrëzoj bashkë me klientët e tyre

Drejtori i ri i përgjithshëm i televizionit kombëtar Top Channel nuk ka qenë fort miqësor me mediat e mëdha.

Gjatë fushatës elektorale ai i ka sulmuar shpesh herë duke i konsideruar si të shitura tek politika, pa përjashtuar as televizionin që ai do nisë të drejtojë nga dita e sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi shkruante se këto televizione janë helm që paguhen me taksat e shqiptarëve dhe se do t’i rrëzonte shumë shpejt bashkë me klientët e tyre.

“A doni të dini sa të shitura, të shpifura dhe të shëmtuara janë televizionet e Shqipërisë?

Shikoni statistikat e shpërndarjes së kohës qysh se ka nisur fushata zyrtarisht.

Rilindja është transmetuar vetëm në lajme 53 ore, pa llogaritur cdo ditë dy orë live nga cdo katund I vendit. Cadra ka dalë në cdo dritare 31.3 orë, ndërsa LSI 13 orë.

A e dini sa kohë ka marrë LIBRA? Vetëm 27 min.

Këto kioska që shesin kohën për para do rrëzohen bashkë me klientët e tyre.

Këto janë helmi i paguar me taksa,” shkruante Blushi i cili në vend të rrëzimit, zgjodhi t’i ngrerë.(TemA)

12 komente në “Loja me “dorëheqje” e Ben Blushit dhe sulmi që i bënte Top Channel: Kioskë e shpifur, e shitur tek pushteti”

  1. Leo says:

    Zoti B.B., i mbytur nga vetekenaqsia si tip narcist, nuk mund te gjeje ekuiliber edhe nt TCH.

  2. tamam says:

    asnjehere nuk e kam besuar kete kapadai ,pa asnje baze idesh.Karrierist,egoist dhe pa vlere.Per letersi ndoshta edhe ben,por kerkon vetem poste ministrash.Askush nuk e njeh ne fshat ose ne rrethe.I huaj familjar ka qene dhe ashtu ngeli,Shok tavolinash.

  3. loni says:

    TANI PRISNI KURIOZITETIN E MADH …….
    BEN BLUSHI NEPERMJET TOPIT DO TE HAKMERRET ME POLITIKANET , SIDOMOS ME SOCIALISTET …..
    PER HAKMARRJE DO KETE GJOBA , NE KURRIZ TE TOPIT……
    ZONJA VJOLLCA NA LAJMERO KUR DO I KENI TE DYZETAT E TOP-CHANNELIT

  4. Gaspri says:

    E cuan per ti ngulur gozhden e fundit arkivolit te Top Chane-it. Kete detyre do e kryeje mire..
    Rama eshte i madh qe e shporri kete vagabond nga PS-ja. A ju kujtohet pse e sulmonte Ramen? Per gjoja shkelje statuti etj pallavra
    E pra ky skuth, terhoqi pas vehtes Hafizin, krijoi partine e librit, shkeli cdo statut, e cilesuar diktator, e coptoi dhe kete parti dhe jep doreheqien per te marre nje grusht para nga ” Ai ” shefi i “asaj medies” per te rivrare Tanin e Topit perfundimisht.kjo eshte e gjithe e verteta….

  5. Fshatari says:

    Familja e Dritan Hoxhes blejeni nje DRY per ta mbyll Top Channelin !
    Ky beni kah te shkon ka qelsa kallauzper tembyll.

  6. Aleksander says:

    Nuk e kuptoi populli si politikan !? Perse e bere drejtor o zonja Hoxha,qe ta beje me lemsh akoma se ç’eshte TCH e te mos kuptohet me as televizioni juaj ? Vetem probleme keni per te patur me parazitin (ne kuptimin e plote te fjales) blush.

  7. bregdetari says:

    ME ATE EMRIN E PARTISE E KA KENAQ FARE.
    KU E GJETI MOR AMAN.
    KETA SOJ JANE TARTABIQE QE U NGJITEN PARTIVE PER TI PIRE GJAKUN NGA POSTET QE MARRIN NE QEVERISJE.
    SA KOHE MBETEN PA POSTE PARTIA S’ESHTE E TYRJA DHE NISIN LUFTEN.
    KRIJOJNE PARTI TE RE.
    DHE PARTITE NE FAKT FRYMEZOJNE QE TEK EMRI.
    POR EMRI QE I VUNE ASAJ PARTIE ISHTE THJESHT FANTAZI SEPSE , ATA QOFSHIN , PASI EMRI NGJASONTE E SHUMTA SI LIBRA…RI …, DHE E PAKTA SI BIBLIOTEKE.
    TRUTE NE RE ME KEMBE PERPJETE.
    MJERE SHQIPTARET NE DORE TE KUJT JANE…!

  8. A says:

    Top channel kohet e fundit nuk jep lajme por shfryn zorre!!

  9. Mali i Thate says:

    Ne TCH do hyje me keq fara e percarjes. Nje fodull, dembel e cinik si Blushi, vetem shkaterron, ne degradim te plote. Nje karakter feudali me cene ta pakorigjushme, mjere T C H ku. do katandiset.

  10. Daja says:

    Ne fakt media duhet te jete ne oponence me pushtetet ne teresi keshtu qe Blushi ka sh mundesi te shkelqeje aty edhe per faktin se ka eksperiemce te gjate ne media …. I uroj suksese…

  11. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Me vjen shume keq per “Top”-in. Do jemi te gjithe deshmitare qe se shpejti do te perfundoje si gazeta “Koha Jone”, dikur gazeta me e lexuar ne Shqiperi. Me te vertete qe eshte vrasje per se dyti e te madhit Tan Hoxha.

  12. Mehmet Goxhaj. says:

    Me vjen shume keq qe Top.Channl u vet var te Berisha, dhe aq me keq per B.B.qe u be bythe e breke me S.B.70-te e ca vjete me pare Shevqet Musarai shkruante; Keshtu e ka kjo dynja jallane, ngrysesh piperke e dihesh patillxhane.Nga ky lloje trasformimi rrenjesor jane perfshire sote ne Shqiperi lloj-lloj politikanesh,gazeta e gazetaresh, opinionistee gjoja intelektualesh cilet ua kane kaluare edhe korkodileve ne nderrimin e lekureve te tyre morale, per te rritur vleren e pamoralitetit te tyre. Mjere ata qe u besojne, mjere Shqiperia qe prodhon te tilla mostra,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje