FOTOT: Pogradeci mbytet nga plehrat, administrata proteston në Tiranë

29 Janar 2018, 11:37Sociale TEMA
FOTOT: Pogradeci mbytet nga plehrat, administrata proteston në Tiranë

Nëse zgjedh të shkosh në Pogradec për të kaluar një ditë çlodhëse, krahas bukurisë së dorës natyrore, sheh edhe indiferencën e dorës njerëzore.

Qyteti i bukur juglindor, sot përballet nga plehrat masive të cilat kanë ndotur masivisht qytetin.

Shëtitja buzë liqenit, nuk mund të jetë edhe aq reklaksuese kur pushuesi përballet me birgje të tëra plehrash që të vrasin sytë, nuhatjen dhe gjithçka tjetër.

Mbase, kryebashkiaku Eduard Kapri, përpara se të organizojë administratën për të protestuar në Tiranë, duhet ta nxjerrë të pastrojë vijën liqenore.

E njëjta gjë vlen edhe për deputetin e zonës, Klevis Balliu i cili premton se do të fshijë krimin nga Parlamenti por në fakt përton të ngrerë shqetësimet elementare të qytetit që përfaqëson. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Pogradeci mbytet nga plehrat, administrata proteston në Tiranë”

  1. kb says:

    Ishte me te vertete e trishtueshme. Shkoj shpesh per fund jave ne Pogradec, por kete ndotje nuk mbaj mend ta ka kisha pa e pare. Vija e liqenit ishte teresisht e abandonuar. Ky kryetar bashkie duhet shkarkuar urgjent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje