VIDEO/ Njeriu i ditës: Kush është prifti këngëtar nga Korça, që bekoi pikën e basteve në greqisht?

30 Janar 2018, 08:40Sociale TEMA

Në Korçë ka ndodhur diçka e rrallë.

Një prift është futur në një pikë bastesh për të bërë rritin fetar dhe bekuar lojtarët që frekuentojnë llotot.

Bëhet fjalë për At Spiro Katundin.

Po kush është prifti nga Korça, që është kthyer në personazhin e ditës?

At Spiro Katundi lindi më 14.02.1955 në qytetin e Korçës nga një familje ortodokse.

Babai i tij ishte prift në Mitopolinë e Korçës, derisa regjimi diktatorial mbylli kishat.

Që fëmijë në vitin 1967 u aktivizua si aktor në Teatrin e Kukullave të qytetit deri në vitin 1975.

Nga ky vit deri më 1990 aktivizohet si këngëtar pranë Estradës profesioniste Korçë.

Brenda këtyre 15 viteve merr pjesë në 7 Festivale të këngës në RTSH, nga viti 1982 deri 1988.

Për aktivitet të mirë dekorohet më 20.06.1985 dhe më 18.09.1987 me çmimin “Naim Frashëri” klasi 2 dhe 3-të.

Më 1992 hapet Seminari Teologjik në Durrës dhe ai është nga të parët student.

Po atë vit, më 1.05.1992 bëhet dhjakon nga kryepeshkopi Anastas e më 30.11.1992 prift.

Ai është nga klerikët më aktivë të Mitropolisë Korçës.

Për këtë është nderuar me tituj kishtarë.

Më 18.01.2007 gradohet “Stavrofor” nga kryepeshkopi Anastas dhe më 21.10.2014 gradohet “Ikonom” nga Mitropoliti i Korçës, Joani.

Gjatë gjithë këtyre viteve si klerik, ai nuk është ndarë nga arti e muzika.

Në vitin 1992 është iniciator për ngritjen e një kori fëmijësh, në vitin 1993 iniciator i ngritjes së korit “Profiti Ilia”.

Më 1998, iniciator i ngritjes së korit të këngës bizantine “Shën Niketa”.

Më 1999 iniciator i ngritjes të korit “Shën Thanasi”.

Në vitin 2000 dhe 2008 botoi dy libra me himne, troparë dhe këngë Krishtlindje, përshtatje në shqip.

Gjatë këtij aktiviteti, ai nuk ka lënë mënjanë dhe ‘ kompozimet me këngë për fëmijë dhe të rritur.

Është pjesëmarrës në të gjitha Festivalet e fëmijëve në rreth, ku është nderuar dhe me çmime.

Deri tani numëron 55 këngë për fëmijë, si dhe 49 këngë të muzikës së lehtë për të rritur, ku më 2009 dhe 2011 janë organizuar dy koncerte recitale.(TemA)

3 komente në “VIDEO/ Njeriu i ditës: Kush është prifti këngëtar nga Korça, që bekoi pikën e basteve në greqisht?”

  1. Dash says:

    Ky eshte rezultati i “kontributit te madh” te dhene nga hiresia e tij…..mos u cudisni

  2. Pellazgos says:

    Ka ardhur koha te mendojme dhe respektojme vetveten dhe si rrjedhim historine tone.
    Shqiperia ka patur tre Identitete dhe kjo pas pushtimit te Osmaneve qe solli edhe degjenerimin tone kombetare.
    Sa per histori,dihet qe kemi qene Epirote dhe Ilyre me kulture,gjuhe,tradite te Helenizmit qe me vone u shndruam ne Barbare te Krishtere.
    Ashtu sic i quante Skenderbeu Agios Sofia ne e quajme Shen Sofia, pse?
    Se jemi vegla te Italianebe qe do ja degjojme kengen me vone,ashtu sic beri me pushtimin tone dhe me vone sulmoi Greqine,duke mos harruar 700 vjet Rome ketu
    Kjo vjen me Misionare si Tereza dhe nje popull dele qe e vendos mbi Atdhetare qe kane luftuar per kete vend eshte turpi me i Madh
    Ky eshte servilizmi kur humbet Identitetin ne emer te nje nacionalizmi te ndertuar me Skenderbeun por jo si Ai.
    Cne Shen Niketa apo Shen Thanasi dhe jo Agios Athanasios?
    Une per vete jam kunder Dogmave te injorances dhe percarjes ne “emer” te Zotit,por e mire apo e keqe kjo ishte Feja jone para Turqve,ishim te gjithe Orthodhokse.
    Qe nga Lashtesia ky vend me histori Helene deri sa erdhen Osmanet dhe te perkrahur edhe nga Papa i Romes ky vend shkon nga e keqja ne mizerje.
    Vendi me Historike me i percare ne Ballkan,mos te krahasohemi me Bosnjen.
    “Historiane” si Zhufi apo Moikom Zequa ma “nacionalizmin” e tyre shqipetare po i prishin me shume pune ketij vendi qe zanafillen sipas tyre e ka me Skender Beun.

  3. Flm says:

    O KULISHA Turk-Arnaut, ju pellisni ne Arabisht ne mes te Tiranes dhe nuk ju shqeteson njeri.
    C’fare karin keni qe fusni hundet, kur vet pronari i Basteve nuk shqetesohet, madje e ka kerkuar edhe vet qe lirurgjia te behet ne Greqishten Antike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje