Siguria Ushqimore nënkupton që çdo njeri të ketë mundësi të gjejë mjaftueshëm ushqim të shëndetshëm, në mënyrë që të gëzojë shëndet të plotë dhe të jetë aktiv në jetën e tij.
Por garantimi i ushqimit të shëndetshëm kërkon domosdoshmërisht që sistemi i kontrollit dhe i ruajtjes së ushqimit të funksionojë mirë.
Siguria ushqimore është po aq e rëndësishme sa edhe vetë të ushqyerit. Siguria ushqimore ka disa procese të cilat janë: prodhimi, transporti, magazinimi dhe ruajtja, ekspozimi, kontrolli dhe monitorimi i pajisjeve frigoriferike dhe tregtimi. E sikur një prej këtyre hallkave të mos funksionojë siç duhet, atëherë produkti që po konsumojmë nuk është i sigurt.
A ka në Shqipëri një rrjet dyqanesh ushqimore që garanton sigurinë ushqimore?
Në morinë e tregtuesve të produkteve ushqimore në vendin tonë, rrjeti i dyqaneve SPAR është ai që garanton plotësisht sigurinë ushqimore. Spar është e para kompani që solli në Shqipëri standardin më të lartë të sigurisë ushqimore.
Por si e garanton Spar Albania cilësinë dhe sigurinë ushqimore?
Sigurisht, që këto janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën pasi një produkt i pasigurt është jocilësor dhe anasjelltas. Spar ndalon kategorikisht çdo produkt që nuk është i shoqëruar me çertifikimet përkatëse, fletë analiza periodike për përmbajtjen mikrobiologjike nga institucionet e çertifikuara shtetërore, çertifikata origjine, çertifikate veterinare për produktet e mishit.
Ndjekja me përpikmeri e parimeve HACCP( Analiza e Reziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit) dhe Praktikave të Mira të Prodhimit dhe Higjienës janë baza e SPAR Albania për të siguruar që produktet të jenë në standardet e duhura të cilësisë.
Porosia
Kompania e ndjek procesin që në porositjen e produkteve, transportin e tyre, shoqërimin e produkteve me dokumentacionin përkatës, certifikatat, dhe çdo dokument që garanton cilësinë e produktit dhe të konsumimit të tij.
Transporti
Transporti i produkteve bëhet me mjete transporti sipas specifikave që kanë produktet, të freskëta, të ngrira, të thata etj.
Magazinimi dhe tregtimi
Pas transportit sipas standardeve, magazinimi dhe kontrolli që bëhet përpara se të ekspozohen në dyqan është një proces tjetër shumë i rëndësishëm.
Stafi i trajnuar dhe certifikuar kontrollon ambalazhimet dhe verifikon cilësinë e produktit. Më pas produkti magazinohet ose ekspozohet në dyqan dhe është i sigurt për tu konsumuar. Produktet që vendosen në raft për shitje implementohen gjithmonë sipas metodës FIFO dhe kontrollohen vazhdimisht që të jenë në kushtet më të mira të ruajtjes. Veçanërisht për produktet e freskëta, të ngrira apo të ngrohta, monitorimi i temperaturave(min. 2 herë në ditë), i dokumentuar sipas standardit HACCP bën që të gjitha pajisjet të jenë në kontroll për mirë funksionimin e tyre.
Asgjesimi i produkteve
Spar Albania ndjek në mënyrë rigoroze teë gjitha standardet europiane të funksionimit të një rrjeti ushqimor. Çdo muaj, konform legjislacionit shqiptar si dhe në prani të autoriteteve përkatëse, Spar deklaron dhe asgjeson të gjitha produktet të cilat janë jashtë afateve të skadencës, të prishura, e në asnjë rast këto produkte nuk modifikohen për tu rishitur.
Të ushqehemi me produkte të sigurta është shumë e rëndësishme për shëndetin e çdo njeriu ndaj dhe SPAR kujdeset që të ofrojë më të mirën çdo ditë duke standartizuar proceset e Ciklit të Produktit në mënyrë që produktet ushqimore që SPAR tregton të garantojnë sigurinë e shëndetit të çdo konsumatori.
SPAR Albania, prej 1 viti prezent edhe në Shqipëri është pjesë e SPAR International, gjigandit ndërkombëtar të retailit ushqimor, një prej markave më te suksesshme dhe lider në vendet e Europes perëndimore si Hollandë, Austri, Gjermani, Itali e shumë vende të tjera të botës.
Spar Albania është pjese e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i cili është i mirënjohur në treg me markat e tij si TEG, QTU, Jumbo, Neptun, markat fashion si Mango, Cortefiel, Okaidi, e shumë të tjera.
SPAR Albania ofron një standard të niveleve ndërkombëtare në shitjen e produkteve ushqimore me pakicë dhe siguria e produkteve është një ndër vlerat e këtij rrjeti.