VIDEO: Historia e shqiptarit që ka "trazuar" SHBA. Pastorja amerikane: Trump duhet të kalojë mbi mua, jam gati të shkoj në burg

31 Janar 2018, 10:56Sociale TEMA

Historia e shqiptarit Ded Rranxburgaj ka shkaktuar reagime të shumta në SHBA.

Autoritetet amerikane kërkojnë ta depërtojnë atë në Shqipëri, pasi ndryshe nga gruaja dhe dy fëmijët e tij, ai nuk ka shtetësi amerikane dhe leje qendrimi për të jetuar në këtë vend.

Deda dhe familja e tij tashmë strehohen brenda një kishe në Detroit në mënyrë që ai të mos dëbohet nga Amerika.

Ata kanë zhvendosur apartamentin e tyre brenda në kishë, ndërsa pastorja Jill Zundel është e vendor t’i ndihmojë.

“Mesazhi im për Trump është ky: Duhet të kalosh mbi mua dhe kishën nëse do ta marrësh këtë familje.

Ne do t’i mbrojmë ata. Do të bëjmë ç’është e mundur që ata të jenë të sigurtë’”, thotë ajo për HuffPost.

Ndërsa vetë Deda shprehet:

“Ta lë gruan të vdesë dhe të braktis fëmijët e mi për t’u kthyer në Shqipëri?

Ndërsa bashkëshortja e tij Flora, teksa qëndron në karrige me rrota e sëmurë, thotë me lot në sy:

“Nëse unë qëndroj këtu dhe burrin e deportojnë, kush do të kujdeset për mua? Im shoq nuk është njeri i keq apo kriminel.”

“Erdha në SHBA para 17 vitesh. Erdha për një jetë më të mirë, si gjithë të tjerët”, tregon Deda.

Ai ka dy fëmijë, Lorencin 24-vjeçar dhe Eric 15 vjeç, që është shtetas amerikan, pasi ka lindur atje.

“Jemi në kishë, është vend i sigurtë. Askush nuk mund të na bëjë gjë. Këtu është shtëpia e Zotit”, thotë Deda.

Pastorja Zundel e përforcon këtë ide duke u shprehur: “Ky është vendi i vetëm ku supozohet që ata të mund të jenë të sigurtë. Administratat e tjera e kanë respektuar këtë, nuk e di mbi këtë të Trump.”

“Ligjërisht nuk besom se do më ndodhë gjë, por nëse shkoj në burg s’ka gjë, nëse familja qëndron e bashkuar  le të shkoj në burg”, thotë pastorja amerikane.(TemA)

4 komente në “VIDEO: Historia e shqiptarit që ka “trazuar” SHBA. Pastorja amerikane: Trump duhet të kalojë mbi mua, jam gati të shkoj në burg”

  1. qazo says:

    Kush eshte ai injorant qe i ben keto shkrime. Deperton penis ne vagine jo individi ne vendin e origjines.

    1. Aleksander says:

      Deportimi eshte tjeter dhe depertimi tjeter o qazo !

  2. Sul Kotherja says:

    He mor Dede e paske fut ne teleshe pastoren> Pastaj themi pse nuk jemi njesoj si te tjeret, po shifni pra na mbrojne me muret e kishes.Eh sa Deda kemi qe duken si te pazote te nxjerrin buken .

  3. futjakot says:

    17vjet dhe anglishtja dru me pre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje