Librazhd/ Balla e Ahmetaj inspektojnë rikonstruksionin e Qendrës Kulturore: Multifunksionale, në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve

31 Janar 2018, 15:38Sociale TEMA
Librazhd/ Balla e Ahmetaj inspektojnë rikonstruksionin e Qendrës

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj së bashku me kryetarin i Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, e cila për shkak të amortizimit kishte dalë jashtë funksionit.

Investimi me vlerë rreth 300 mijë euro u bë i mundur falë programit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar IADSA, i cili ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet përkatëse Publike Shqiptare dhe të seleksionuar bashkarisht nga të dyja palët në kuadrin e Programit Italo-Shqiptar të Asistencës për Zhvillim.

Balla gjatë inspektimit u shpreh se kjo godinë, përveç funksionit të saj si Qendër Kulturore e Fëmijëve, do të funksionojë edhe si një qendër multidimensionale.

“Ishte një prej investimeve shumë të domosdoshme, po të kemi parasysh numrin e madh të fëmijëve të Librazhdit që frekuentojnë këtë qendër.

Kërkesa ime është që përveç një qendër kulturore, kjo të jetë një qendër multifunksionale, edhe në funksion të arsimit profesional.

Pas fazës së parë të qendrave të qyteteve, tashmë jemi larg tyre dhe këtu janë disa investime, është stadiumi, është lungofiume dhe ky investim shumë i rëndësishëm”, tha Balla.

Ndërsa ministri i Finacave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se investimi ia ka arritur qëllimit për t’u shërbyer fëmijëve dhe të rinjve.

Ndërsa kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra në fjalën e tij tha: “Këtu çdo ditë vijnë 150-200 fëmijë dhe amortizimi e kishte nxjerrë këtë objekt jashtë funksionit.

Ky investimi është i jashtëzakonshëm dhe nga ana tjetër kemi për herë të parë në Librazhd një kënd të mirëfilltë sportive”, tha Kastriot Gurra.

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Librazhd frekuentohet nga 150-200 fëmijë, nga mosha 6 deri në 15 vjeç.

Bashkia e Librazhdit synon që pas rikonstruksionit dhe ndërtimit të të parit kënd sportiv, frekuentimi të trefishohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje