Parashikimi i sinoptikanëve: Sot dhe nesër Shqipëria do "pushtohet" nga reshjet intensive

1 Shkurt 2018, 14:08Sociale TEMA
Parashikimi i sinoptikanëve: Sot dhe nesër Shqipëria do

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se duke nisur nga pasditja e sotme priten reshje të dobëta kryesisht në pjesën veriore të vendit.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme priten reshje shiu dhe bore në të gjithë territorin e vendit.

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.01) priten reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriore të vendit. Nesër (e premte, dt.02) priten reshje në të gjithë territorin, që në shumicën e qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, ndërsa në Shkodër shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër priten reshje në formën e dëborës në 1500 m mbi nivelin e detit.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 °C / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 °C / 14 °C

në vendet malore: 3 °C / 10 °C.

Sot (e enjte, dt.01) dhe nesër (e premte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet dhe në zonat e larta malore mesatare deri e fortë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje