Një borxh që nuk mund të quhet i tillë nëse ke parasysh protagonisten.
Në SHBA po flitet për një borxh prej 20 mijë eurosh, që lidhet edhe me emrin e Ivanka Trump.
Duket se vajza e presidentit amerikan nuk ka shlyer plotësisht qiranë e bizhuterive të çmuara ndaj kompanisë italiane “Franco Raselli”, e cila ka hapur një proces gjyqësor.
Vetë Ivanka Trump ka shpjeguar se bizhuteritë e çmuara ia ka siguruar “Madison Avenue Diamonds”, e cila nuk ka lidhje me bizneset e saj.
Kjo kompani ka kontaktuar italianen “Raselli”, të cilës i ka dorëzuar bizhuteritë kundrejt një pagese 50 mijë euro, por i janë paguar vetëm 30 mijë deri tani.
Pra, një diferencë prej 20 mijë eurosh që përfshin edhe emrin e vajzës së presidentit.
Edhe pse për të tre palët, kjo shifër nuk përbën ndonjë problem, Franco Raselli ngul këmbë se kjo është çështje principi.(TemA TV)