Vetëvritet djali i Fidel Kastros

2 Shkurt 2018, 09:16Bota TEMA

Djali i madh i Fidel Kastros, Fidel Angel Castro Díaz-Balart, i ka dhënë fund jetës dje në Havana.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat shtetërore të Kubës, sipas të cilave, 68-vjeçari po kurohej pre disa muajsh për një depresion të fortë.

Siç raporton “El Pais”, ai ka qëndruar i shtruar për disa kohë në spital, ndërsa kohët e fundit kurohej në shtëpi.

“Doktori i shkencave, Fidel Castro Díaz-Balart, – shkruan “Granma”, – organi zyrtar i Partisë Komuniste, ndiqej prej kohësh nga një ekip mjekësh, për shkak të një gjendjeje të fortë depressive. Ai u vetëvra sot, më 1 shkurt”. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje