Michelle Obama zbulon çfarë kishte në dhuratën e Melania Trump

1 Shkurt 2018, 09:21Bota TEMA

Michelle Obama, në intervistën e parë të dhënë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, ka zbuluar se çfarë i kishte dhënë Melania Trump para inaugurimit të Donald Trumpit.

Ajo ka bërë të ditur se Zonja e Parë aktuale amerikane i kishte dhuruar një kornizë fotografish.

“Ka qenë një kornizë e bukur”, ka treguar Michelle Obama në emisionin “The Ellen Show”.

“Ka shumë protokoll”, ka shpjeguar Michelle. “Është si një vizitë shtetërore, ata të thonë që do bësh këtë, do qëndrosh atje. Nuk flitet për të marrë dhuratë dhe una isha si e ngrirë. Çfarë duhet të bëj me këtë dhuratë?!
Dhe të gjithë avulluan, askush nuk erdhi të ma merrte kutinë nga dora. Pastaj burri im na shpëtoi. Ai, ma mori kutinë dhe e çoi Brenda. Dhe më interesantja ishte se Michelle ka zbuluar që në atë pako kishte një korinizë shumë të bukur, siç tha ajo.

Në pritjen e Donald Trumpit dhe të bashkëshortes së tij, nga Barack dhe Michelle Obama, ishte diskutuar shumë në media sjellja e Trumpit, duke mos e pritur gruan e tij, që e kishte lënë mbrapa me kutinë e dhuratës, të cilën kishte për t’ia dhuruar Michelles.

Kjo dhuratë ishte diskutuar shumë, sepse nuk dihej se çfarë kishte pasur brenda saj.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje